Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka?: Misteri i së keqes

| E merkure, 11.11.2015, 10:29 PM |


MISTERI I SE KEQES

Nga Afrim Caka?

Nuk dua të zgjatëm në këtë pikë, sepse është diçka që lidhet krejt me veprimtarinë e këtij hoxhe në fotografi! Mund të thuhej, më në fund, se ky hoxhë banalë po ngjallej nga ferri.

Ky shkrim do të jetë për shqiptarët, zbërthimi më i mirë për të kuptuar veprat, mashtrimet dhe gjenelialitetin e këtij hoxhallari, me ofendimet më të flliqura të një përceptimi negativ dhe antikombëtar.

Por, ndoshta, pikrisht në këtë paradoks, në të kundërtën, në këtë pamundësi dramatike vazhdojnë të vallëzojnë, për tu bindur se vallja e turpit i shkon tradhtisë po aq sa faqës së zezë.

Vëllezër dhe motra shqiptare, miqë të nderuar shpreh dhembjen time të thellë. Kjo gjendje nuk mund të qëndrojë më pezull. Jemi vonuar historikisht. Lëvizja Kombëatre u shkapërderdh në dhjetëra parti me dhejetëra opcione.

Ora kombëtare tanimë bie gjithnjë e më kumbueshëm.

Zhvillimet e krizës politiko-fetare në Kosovë tanimë kanë marrë ritme dramatike me lëkundje të thella të jetës kulturore e politike. Shtrohet pyetja, prandaj: si është e mundur që një hoxhë i tillë, i papërgjegjshëm, ta ushtrojë edhe me tutje detyrën e me përgjegjësi të klerikut fetar?! Është një njeri i cili duhet të merr verdiktin nga drejtësia.

Kjo fundërrinë e pashembulltë morale e shoqërise shqiptare. Ky njeri që mohoi kombin, historinë, gjuhën dhe kulturën. Ky njeri që abuzon me shtetin dhe historinë. Ky njeri që pandehë dhe pa asnjë normë, shoqërore e atdhetare, synon të bëjë përçarje në Kosovë përmes ofendimeve më banale ndaj figurave tona kombëatre.

Ç’të thuhet lidhur me ofendimet ndaj figurave tona.

Të thuash se kjo është një sjellje jonormale dhe e pahijshme, pak është. Të thuash se është absurde dhe paradoksale, nuk mjafton. Jo. Kjo është e paparë dhe e padëgjuar. Një skandal i rrallë në botë! Sepse, në vend se të angazhohet maksimalisht ky hoxhë, i cili me veprat e tij ka kundërshtuar gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare, por edhe kombin shqiptarë, më shumë se kush do tjetër në botë. Këta hoxhë shfrytzojnë takimet zyrtare me diplomatët arabë për ta atakuar shqiptarët.

Gjendjen e rëndë në të cilën ndodhën sot shqiptarë, përveç rrethanave të vështira ekonomike, fetare e politike etj., e rëndojnë edhe më shumë sjelljet dhe veprimet shumë herë të pargjegjëshme të haxhallarëve tanë, madje edhe të personave zyrtarë, brenda dhe jashtë vendit. Mallkimi i diçkaje, në këtë rast i lirisë, është shumë më lehtë kur marrim emrin e një hoxhe apo imami.

Selljetë e tila të këtij Hoxhe në Kosovës, e panjohur në analet e vendeve tjera, e komprimiton, ofendonë jo vetëm politikën shqiptare, bashkëjetesën me shqiptarët katolikë, por edhe Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Në vend se të angazhohet maksimalisht, që hoxha i ynë (edhe sikur të ishte armiku i tij më i madhe personal i tij). I cili duke i akuzuar publikishtë përpara kamerave figurat tona kombëtare, përpara të gjithë shqiptarëve.

Pothuajse të gjithëve po na shqetësojnë në këto ditët e fundit tragjedi pas tragjedie: lufta e serbo- arabe për të mos e pranuar pasurit tona kulturore të Kosovës në Unesko duke na dhënë nota pesimiste...! E keqja identifikohet me vdekjen, sikur e mbështjell ekzistencën shqiptare edhe me përdhosjenë e figurave tona kombëtare nga hoxhallarët mjekërzinj.

Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë deshtim!!!

Largë duartë nga pushteti!

Fakti i shpeshtisë dhe i përhapjes së lajmit mbi tragjeditë e hoxhallarëve që po na ndodhin mund të ngopë ndjeshmërinë tonë dhe të na bëjë të pandjeshëm ndaj asaj çka po ndodhë para syve tanë. Në një farë mënyre mësohemi me të keqën dhe nuk na bënë më përshtypje se cfarë flasinë Shefqeti, Milazimi, Tërnava, Goga etj., nuk na ngacmon të reagojmë.

Emrat e tyre duhet ndaluar vërtetë...