| E diele, 08.11.2015, 03:16 PM |
Kosova,
mes mitit dhe realitetit!
Shkruan: Florim Zeqa
Edhe pse në shekullin 21, kur distanca mes mitit e realitetit është shumë e largët, disa po harrojnë se ka kaluar koha e miteve. Është zhvillimi i hovshëm teknologjik që pamundëson krijimin e miteve dhe "piramidave" si në të kaluarën.
Nuk është hera e parë që dëgjojmë pushtetarët duke u thirrur në emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova, si rezultat i dështimit të tyre në qeverisjen e vendit apo frikës së humbjes së pushtetit.
Do të ishte nderë i madhë për ta, që ketë ta bënin nga adhurimi për të, nga ndjenja e mirë apo nga dëshira për ta ngritur sa më lartë figuren e arkitetktit të shtetit të Kosovës,...mbase do të ishte tejët pozitive për të ardhmen e vendit instalimi i vlerave demokratike, unifikuese e civilizuese të Rugovës.
Mirëpo, kjo po ndodhë për arsye e motive tjera.
Sikurse në të kaluarën jo shumë të largët, kur disa nga pushtetarët aktual sulmoheshin nga Vetëvendosja në kuvend, gjëja e parë që bënin ishte thirrja në emrin e presidentit, në vlerat, qytetërimin, e humanizmin rugovian, etj,...ashtu edhe sot "uragani" i VV-së së bashku me bllokun opozitar është bërë i papërballueshëm për qeveritarët e pangopshëm për pushtet, të cilët shkaku i dështimeve në dialogun me palën serbe në Bruksel, kanë filluar ta humbasin busollën orjentuese të veprimeve dhe deklaratave politike.
Mirëpo ajo çfarë po ndodhë në seancat e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosoves është pak sa e tepruar. Tendeca e tërheqjes së paralelës mes Ibrahim Rugoves dhe Hashim Thaçit, është e pa drejtë dhe pa justifikueshme para qytetarëve të Kosovës, është një keqperdorim i pa precedent i emrit të presidentit historik.
Janë dy figura politike e kombëtare diametralisht të kundërta nga njëra-tjetra.
Çdo njeri, figurat historike dhe politike të kohës duhet vlerësuar sipas veprave të tyre e jo sipas dëshirave, ambicieve apo paragjykimeve personale.
Rugova në mos për asgjë tjetër, vlerësohet për ruajtjen e shpëtimin e qenjës sonë kombëtare (kallëxuesi), dhe krijimin e shtetit të Kosovës (kryefjala),...vepra sublime të një njeriu të madhë.
Për dallim nga Rugova, personaliteti i Hashim Thaçit është ndërtuar në një platformë tjetër. U bë faktor politik duke u thirrur në luftën e UÇK-së, në sakrificën e familjës Jashari, në gjakun e dëshmorëve për lirinë e kosovës,...më një fjalë është përfitues nga meritat e të bëmat e të tjerëve. Ajo çka është më e keqja në majat e pushtetit erdhi duke i injoruar e fyer personalitetin e Rugovës, duke baltosur rrugën paqësore të tij, para, gjatë dhe pasluftës në Kosovë.
Njeriu i zakont, kur i ndëgjon fyerjet e sharjet ndërmjet Hashim Thaçit e Albin Kurtit në kuvendin e Republikës së Kosovës, pashmangshëm kthenë kujtesën në kohën e pasluftës, kur shahej e fyhej Presidenti Rugova nga të njëjtit njerëz që sot thirren në emrin e tij!
Kjo na jepë të drejtë më besue, së në të ardhmën jo shumë të largët, ata që sot shahën në mes vete në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...nesër mund të jenë bashkë në qeverisje apo opozitë duke i thurur lavde njëri-tjetrit për patriotizëm, atdhedashuri...apo internacionalizëm proletar!
Krahasimi që kishte bërë dikur një ish deputet në Kuvendin e Republikës Kosovës; "atë që e bëri Ibrahim Rugova për Kosovën në paqe, e bëri Hashim Thaçi në luftë",... "Hashim Thaçi, Xhorxh Washingtoni i Kosovës", etj,...jo vetëm që janë të paakceptueshme për mendjen e shëndoshë njerëzore, nuk përkojnë me realitetin, është një analogji e pa justifikueshme për ata qytetar që e kanë jetuar epokën më të ndritshme të Kosovës, në epokën e levizjes paqësore.
E sotmja po e dëshmonë të kundërtën, shëmbja e mitit të "Xhorxh Washingtonit" kosovar filloi me mbylljen e derës nga familja simbol e sakrificës dhe qëndresës shqiptare (familja Jashari), po vazhdon me "Zajednicën", demarkacionin...gjithsesi fundi do t'i vie nga vet qytetarët e vendit !
Përderisa në epokën e levizjes paqësore të Ibrahim Rugovës, bota na njohu si popull i urtë dhe besnik, liridashës dhe paqësor, të civilizuar dhe propërëndimor,...në qeverisjen post-Rugoviane, bota është duke na njohur për gjëra të tjera negative; korrupsion, prostitucion, trafikim, haraq, abuzim, shperdorim, ekstremizëm fetar dhe çka jo tjetër.
Në mungesë të funksionimit të shtetit ligjor, dukuritë negative janë duke shënuar rritje enorme. Ndërhyrja e politikës në sistemin e drejtësisë është duke stimuluar krimin e organizuar, korrupsionin e dukuritë tjera negative.
Në cilin vend të botës ndodhë që i dënuari më burgim nga gjykata të mos shkoj në vuajtje të denimit ?
Përgjigja është askund ! Përveq në vendin e quajtur Kosovë*,...mjafton të jeshë i afërt më pushtetin, për të bërë qfarë të duash! Edhe nëse ndëshkohesh "gabimisht" nga gjykatësi, prap do të mbetesh i pa prekshëm,...është politika, ajo që e thotë fjalën e fundit!
Rasti i ish kryetarit të Kaçanikut dhe e kryetarëve të tjerë të dënuar e verteton atë që thash më lartë, dhe njiherit i demanton pretendimet e dikujtë për ndërtimin e mitit të rrëjshëm mbi "ndërtuesin" e shtetit të Kosovës, por e verteta e hidhur është së në Kosovë ekzistojnë"supermenat" e politikës dhe parapolitikës,...të gjithëpushtetshmit, analfabetët politik që vazhdojnë t'i zënë frymarrjen e lirë shtetit më të ri në Europë.