| E enjte, 05.11.2015, 07:06 PM |
Shkruan: Ireshtansi
Dy zota duhet të ketë
Dy zota duhet të ketë
Një për ty e një për mua
Zoti im një zonjë të jetë
Që ta dua siq të dua
Sikur zoti ty të t'ngjante
Me kto hire që ke ti
Asgjë nga Ai s'do t'më ndante
Do ta mbaja përherë në gji
Si thesar të kësaj bote
Siq kam emrin e Skenderbeut
Mua më poqi nxehtësia jote
Qysh atëherë qesh bërë prej dheut
Qyshse u bëre ti me zjarr
Që të djeg edhe kur s'je
Qasmu pranë e mu bëjë arë
Të t'punojë me nge
Athua bletët të bënë ty
Të ëmbël siq ato dinë
Bar për shpirt e për sy
Të sfidosh dhe përëndinë.
Apo zoti k'shtu të bëri
Që t'mos mund t'i heqim sytë
Dhe ksisoj deshi vetë
ta vërë veten në plan të dytë
Se unë ty kur të shoh
E harroj përëndinë
Që me qejf e ndjek kudo
Po t'ma sjellsh ti porosinë
Prandaj, dy zota duhet të ketë
Një për ty e një për mua
Unë e dua një tjetër profet
Që ta dua siq të dua