Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hazir Mehmeti: Urime Kosovë!

| E marte, 27.10.2015, 08:33 PM |


Urime Kosovë!

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Edhe një hap më afër në rrugën drejtë Europës. Rrugë e nisur shekujve, momenti i ndijimit të saj tani. Akoma e gjatë. Akoma shumë detyra, shumë sfida. Akoma shumë përplasje. Akoma shumë ndërskamca nga vetja jonë, nga armiqtë tanë.

Vetvetja e pa njohur, shtegu i panjohur i synuar e ëndërruar edhe atëherë kur Europa lozte lojën e saj me hile, derisa gjaku derdhej trevave shqiptare.

Kujtojmë Lojën e Londrës ku Edward Grey tha: “Unë e di farë mirë se kur gjithçka do të bëhet të njohur, kjo (zgjidhje) në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha, nga kushdo që e njeh vendin”.

Tani para pak ditës i njohuri Prof.Paul Landvai u shpreh se kishte kuptuar “lojën“ e vendosur të Kosovës për pavarësi. Ideologjia e paqes, pavarësia s’kishte alternativë, dhe “loja“ e Vdekjes, pavarësia s’kishte alternativë. Të dyja bashkë mburojë e heshtë,  njohje me “lojën“  karshi nesh e gatuar në  magjen e tyre fshehur deri sa pështyhej caku ynë.  Caku, në trungun tonë, dhe të tyre.

“Për mua më e rëndësishmja është ndryshimi i jashtëzakonshëm, nuk pranuan jetën nën sundimin e huaj edhe pse kanë problemet e tyre”.

Tani Trungu filloi të ndien krahët, jo vetëm, me Përtejpaqësorin, mikun tonë atëherë kur duhej. Kur frymëmarrja ngulfatej, kur emri harrohej e shpresa jo. Edhe sot, edhe dje.  Muret ranë, po bien. Rruga drejtë Brukselit navigim kohe, i priu rruga e  Qytetit të Dashurisë e trasuar nga timat, dje e sot. Kush tha se futbolli është vetëm lojë!  Urime, edhe më shumë!  Fjala  shqiptare mistikë magjike shekujve me Dijet e Vjetra gdhendur kode Piramidave Pellazgo-Ilire akoma presin Simbologët autokton.  Këtu, sonte Aurola Morina, me zërin e saj magjik aq sa rrënjët tona. E mahnitshme!

Pak konjak, ju lutem!

Gëzuar!