Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halil Brahim Dida - njeri i nderuar për të gjithë

| E diele, 25.10.2015, 09:07 PM |


Halil Brahim Dida - njeriu i nderuar për të gjithë

Nga Arlinda Fadil Tahiraj

HALIL BRAHIM DIDA (2/10/1921-28/10/2014), lindi ne nje familje te madhe , ne nje fis te njohur ne mbare Hasin... fisin DIDA. Tani qe po afrohet nje vjetori i ndarjes nga jeta donim qe te dedikonim dicka per nder te tij. Ai ka qene nje njeri i ndershem, mikprites per gjithkend, mjaft punetor qe ka punuar magazinjer e ne ndermarrje bujqesore, ishte babai i tete femijve, ishte nje prind shembullor, nje bashkeshort i mire e mbi te gjitha nje njeri i nderuar per te gjithe. Jeta e tij ishte shume e veshtire, jo vetem nga vuajtjet, nga mbajtja e familjes, nga sakrificat prinderore, nga punet e lodhshme, nga netet pa gjume, por dhe nga vet regjimi komunist i cili ne vitin 1975 i dha nje goditje te tmerrshme ne jeten e familjen e tij. Ishte ajo kohe e cila i vrau djalin e tij te quajtur HAMIT DIDA, i la ne shtepi nje nuse te re e nje vajze jetime. Si nje familje e persekutuar kjo gje ndikoi dhe per femijet e tjere. Kete traume ai nuk e kaloi shume lehte pavarsisht qe kurre nuk e leshoi veten, i dha forca vetes per te ecur perpara me familjen e tij. Halili ishte nje njeri qe te gjithe do donin te ishin si ai. Komunikimi, zgjuarsia e besa e tij ishin mbi cdo gje. E njihnin te gjithe nga Hasi, Kuksi, Malesia e Gjakoves, e deri ne Puke e Mirdite. Ishte plaku qe ndante pleqeri, qe bashkonte fise, qe nuk donte te shikonte femije jetime e prinder qe u vriteshin. Fjala e tij ishte ajo qe peshonte shume, qe zinte vend per gjithcka. Djemte ecen ne hapat e tij, ndoqen me perpikmeri cdo fjale te babait, e vajzat e nderuan ne familjet ku shkuan. Miqesite e njohjet e tij ishin te medha. Dashuria e tij si prind, bashkeshort, gjysh e stergjysh bente qe per te gjithe te ishte nje idhull. Fjalet qe ai thonte u dukte sikur vetem neper libra i kemi lexuar. Ishte njeriu qe kurre nuk gabonte, njeriu qe me sy gjithcka kuptonte, njeriu qe cdo gje perballonte, ai qe me nje shkop ne dore ecte e gjithkend ndihmonte. Ai i cili thonte qe kam akoma kohe per te jetuar, qe kishte me merak te gjithe femijet e sidomos vajzen me femije jetim qe punonte e i ndihmonte. Por nje dite vjen nje moment kur gjithcka mbaron, fjalet perfundojne e rrahjet e zemres ndalojne. Vjen vdekja e cila nuk pyet askend e po ashtu erdhi dhe per te. Me 28 tetor 2014 ai mbylli syte e tij e u nda nga kjo jete, nga jeta e cila nuk u tregua aspak bujare me te. La pas nje familje te madhe me 3 djem e 4 vajza, me plot niper e mbesa. Mbylli pleqerine me 93 vite ne supet e tij. Ashtu si jeta dhe vdekja ju be me nderim e plot respekt.

Shpirti yt pushofte i qete, u prefsh ne paqe. Te duam pafund dhe gjithmone do te na mungosh.