Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Viktor Mërkuri: Analizë mbi luftën e Sirisë

| E enjte, 22.10.2015, 07:14 PM |


Analizë mbi luftën e Sirisë:  Situata shpërthyese dhe palnet e vërteta të Rusisë dhe Amerikës.

Nga Viktor Mërkuri

Para tre  javësh , Vladimir Putin në Kombet e Bashkuara e quajti refuzimin e Perëndimit për të mbështetur presidentin sirian Bashar al-Assad një "gabim të madh." Disa ditë më vonë, kur bombat ruse fillua të bini mbi objektivat brenda Sirisë, shumë analistë paralajmëruan se Putini kishte bërë një gabim të madhë duke që përfshiu Rusin tek lufta civile Siriane. Ekspert të tjerë kanë etiketuar Putinin si një strateg “mnjeshtër” përballë qarqeve të homologëve të tij perëndimor.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Vladimir Putin foli si një udhëheqës me një interes të vërtetë në pushtet. Ai “qortoi” Perëndimin për dobësitë dhe pakujdesit e saj, dhe shprehu simpati për viktimat e ISIS. Por fjalët e tij u mbështetën nga një gatishmëri dhe dëshirë e thellë për të thyer rregullat, të ndërmarrë rreziqe dhe të përballurit me cdo “dhimbje” potenciale. Presidenti Barack Obama u paraqit mnjaftë i dobët, si një lider i cili e trajton retorikën si zëvendsus për politikë. Pak më vonë, erdhi lëvizja e Rusisë mbi territorin Sirianë. Armët që Rusia po dërgon nuk janë një përpjekje për të zgjidhur konfliktin. Ata janë atje për të mbrojtur regjimin e Asadit, i cili është dhe kazusi i vërtet I Putinit në Siri. Për më tepër, ISIS nuk ka avionë luftarakë: raketat e mbrojtjes ajrore të Rusisë janë në Siri për një qëllim tjetër, ndërkohë që pak ditë më pak Kryeministri Medvedev lajmëroi për dërgimin e 150 000 trupave ushtarake ruse brënda territorit Sirian për tu përballur më ISIS-in .

Qeveria ruse ka një numër të madhe motivesh të ndryshme për ndërhyrjen e saj në Siri. Ndër këto janë dëshira për të ndihmuar një aleat të vjetër, të shihet edhe një herë si një fuqi e madhe në arenën botërore, dhe të krijojë një pozicion që do të detyrojë SHBA-në dhe liderët evropianë të trajtojnë pikëpamjet e Rusisë me respekt më të madh, veçanërisht në lidhje me sitauatën në Ukrainë por edhe ndikimin e saj gjeopolitik në arenën ndërkombëtare .

Duke parë levizjet e Putinit, shohim se shqetësimi i tij kryesorë nuk është mirëqënia afatgjatë e ekonomis Ruse. Ai e sheh politikën si një lojë të pamëshirshme në të cilën fitorja shkon për lojtarin me nervat më të forta dhe lëvizjet më të shpejta. Objektivi i parë në të gjitha aksionet e ndërmara nga Putini është opinioni publik rus. “Aventura” në Ukrainë ka përfunduar. Një aventurë e re  për Rusin  është tashmë Siria.

Megjithë dobësinë ushtarake,diplomatike dhe ekonomike të tij, Rusia e ka ri-vendosur veten si një fuqi e domosdoshme, me të cilën Perëndimi duhet të bashkëpunoje, dhe madje nën kushtet të cilat Rusia vendos.

Shanset e një suksesi të vërtëtë në Siri nga SHBA janë shumë të pakta , dhe gabimet të cilat ajo ka bërë në Siri deri tani kanë qënë kaq të mëdha sa që tashmë Vladimir Putin duket si një burrë shteti i përgjegjshëm, tek i cili tashmë drejtohemi për ndihmë. Aspekti më tronditëse i kësaj është se Perëndimi nuk e e ka ende të qartë se çfarë po ndodh me Sirin dhe Russin. Analistët ende besojnë se aventura e Putinit në Siri është një lëvizje e gabuar prej tij , një Afganistan tjetër për Rusin, por ndërkohë që Siria po përgjaket nga përplasjet e forcave qeveritare te Assadi-it, rebelet anti-qeveritar, grupeve ekstremiste si Hamashi dhe ISIS, të gjithë me njëra tjetrën, Evropa po përballet me fluksin e pandalshëm të emigrantëve ndërkohë që Putini fiton cdo ditë edhe më shumë terren në Siri.