Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jola Margjeka: Kujtime pa jetë

| E hene, 19.10.2015, 07:37 PM |


Kujtime pa jetë

Nga Jola Margjeka, Gjermani

...!

Ashtu e ngrysur,dal te endem pak

E te humb disi mendjen...

Ne ate rrugice te huaj

Mes kujtimesh gjindem,

Se ç'më ngjan pak ndryshe

e ngrysur ashtu si vete un',

e ngrire ne te ftohtin e dimrit plak...

Ashtu si vete ato kujtime, kujtime pa jete

qe te falin mall....

Mall te shkrete!!

./.

-Per ZemraShqiptare, nga Gjermania, 19 Tetor 2015-