| E marte, 20.10.2015, 06:50 PM |
TURP E SHKUAR TURPIT!
Letër e hapur Hashim Thaçit dhe të fala Hashimojcës.
Nga Afrim Caka
Sikur zërin e popullit ta dëgjojë zemra. Aty qëndron madhështia e këtij populli. Ruaju nga turpi më shumë se nga vdekja, se ky turpi është më i gjatë se jeta.
Gjatë fushatave paarzgjedhore ju rrahët gjoks si “Don Kishoti”, se do t’a mbrojmë çdo pëllëmbë toke...!? Për ne, Hashimi duket sikur ndodhet në anën e përtejme të kohës Dardane dhe ngjarjet tij i paraprijnë tragjedisë Dradane.
Nënshtrimi i tij mund të bëhet gjithashtu shkak largim nga reliteti shqiptar. Ai mund të shndërrohet në gjest antivlerash, i shoqëruar me fatkeqësitë dhe gatishmërinë për t’ia mbathur në momentet më të vështira kur atdheu është kërcënuar nga sllavët. Shpesh takojmë njerëz si Hashimi që sillen sikur zhvillimi i tyre është ndalur në moshën shkollore dhe nuk ka ecur më tutje sesa shkolla fillestare.
Toka është e shenjtë. Toka është nëna e të gjithëve edhe e vlerave të mëdha. Toka nuk është e Brojës! Ti Hashim, pas kësaj, t’i je ai i pari që do ta rrënosh historinë, për ta zavëndësuar me një histori të rreme Brojane apo serbo-turke, ta zëvendësosh artin me një tjetër art, gjersa si djalli, t’i kërkosh haptazi vdekjen e saj.
Nga kjo detyrë që ta shtroi historia, që ta shtroi Pirrua, Skënderbeu, Sylejman Vokshi, Mic Sokoli, Ali Ibra, Isa Boletini, rilindësit kishin qenë të palëkundur në zgjedhjen e tyre, për një: Shqipëri natyrale. Kam frik të të mos lëndoj, por nga kjo detyrë dezertove. Fjalë e rëndë është kjo, o Hashim i dashur, mirëpo unë nuk di si ta quaj ndryshe këtë punë. Puna arriti gjer atje sa që çmitizuesit hodhën firmën e turpit që Mitrovica e kufiri u zhvendos në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi! Në këtë ide, sado tradhëtore të ngjante, qoftë në fshehtësin tënde, apo heqjen dore prej saj, apo mëdyshjet nga frika serbe...
Fjalë të rënda janë këto që t’i them unë o ministri ynë Hashim Broja, por, e thamë në fillim, do të flasim me letra të hapura. Nëna Dardani është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën. Nuk je Ti i pari, ndoshta e dhashtë Zoti do të jesh i fundit! Nëna Dardani mundet edhe pa një ministër të jashtëm dhe pa një Hashim Thaçin, edhe pa një Hashim siç je Ti. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithëkëtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së demokracisë për një Shqipëri Etnike Por, unë të pyes Ty Hashim rrenci: vëlla, do të mundesh Ti pa Nënën Dardani?
Kush do të duhej, sipas mendimit tënd, kush do të duhej të ishte i pari, para Kadri Veselit e Xhavit Halitit në këtë betej me cërnagorin, në këtë betej dramatike, që duhet të shkoj përpara për një Shqipëri Etnike. Kush do të duhej të bënte që ta çojë përpara amanetin e Adem Jasharit, Enver Hadrit, Dush Kusarit dhe të jetë vendi me demokraci më të gjërë. Unë mendoj se këtë punë do të duhej ta bëje Ti Hashim analfabeti. I pari. Dhe jo të ndodhte kjo që ndodhi. Me fjalë të tjera, Ti do të duhej të ishe në krye të kësaj lufte, në krye të kësaj lufte madheshtore...!
O Perëndi! Ç’tmerr: pyeta më zë të këputur! Lëshova një ah të thellë, ti Hashim nuk duhesh të jeshë në krye të kësaj marraveshjeje, në krye të kësaj tradhtie kombëtare. Edhe sikur do t’ju kryqonin, si Krishtin, mendoj nuk do të duhej të shkonit në Bruksel dhe nuk duhej të lije popullin vetëm dhe Mali e Zi të rrëmbente toka Dradane?! Popullin vetëm, atë shqiptarin e ngratë me atë pushkën e gjatë! O ministri ynë, Ti me ikjen tënde e le krathatë! E le krathatë në kohën kur më së shumti duhej që ta përkrahje, që ti ishe afër, që ti të ishe i pari si në “luftën e UÇK-së” të flijohesh i pari dhe jo ta lësh popullin që ta vahdojë betejën, kurse Ti të shikosh nga pallatet e Brukselit.
O, i vërbuari Hashim! Ç’farë jeni duke bërë, në emër të gjakut të derdhur! Andaj, ngre fuqimisht zërin kundër praktikës së denigrimit e atdheut dhe ostracizmit të intelektualëve të mirëfilltë në Kosovë. Mendoj se është momenti i krijimit të një trupi ekspertësh që merrët me studimin e përhershëm interdisiplinar të situatës politike në vend dhe në diasporë. Sidomos duhet urgjentishtë të merret me interdisiplinimin e qeveritarëve tanë analfabet që e damtuan çështjen tonë kombëtare në këtë kontekst, ky trup apo ky institut do të ishte njëfar truri i politikës shtetëtrore e kombëtare shqiptare dhe do ta ushqente atë vazhdimisht me të dhëna, ide e opcione, ashtu siç veprohet në vendet me traditë të gjatë shtetërore e diplomatike. Dhe, urgjentishtë duhet t’u ndalohet fushë veprimi i çdo ministri, deputeti servil e puthador që e damtojnë në masë qështjën tonë kombëtare...!