| E shtune, 17.10.2015, 11:45 AM |
Me
rastin e 29 – vjetorit të rënies së heroit tonë kombëtar :
Metush Krasniqi – Dajkoci
E kujtojmë Metush Dajkocin –
Patriot – s’ mund t’ ia gjesh shoqin !
Ndër luftëtarët e qëndresës –
Është simboli i Rezistencës ...
Për kauzën gjithëkombëtare ,
Për bashkim trojesh shqiptare ,
Ku e la Mulla Idrizi –
Vazhdoi rrugën Metush Krasniqi ...
Ishte e qartë motoja e tij ,
Si për t’ vjetër , si për t’ rinj :
“Kush nuk lufton për LIRI –
Është gjykuar t’ rrojë n’ ROBËRI !”...
Atë flamur t’ Mulla Idrizit –
E kanë bartë shumë djemë të fisit ...
Ndër ishte Metush Krasniqi ,
Që me gjak SHKABËN qëndisi ...
Për flamurin tonë kombëtarë ,
Flet Metushi , ai atdhetarë –
Këtë flamur me shenja t’ arta ,
E kem’ mbajt ndër gjenerata ...
E mbështollëm fort për trupi –
Nuk e lamë kurrë që të humbi ...
Nuk e lamë për t’u përdhosë –
Në duar trimash është përsosë !...
Këtë flamur do ta mbështetë –
Gjenerata e gjashtëdhjetë e tetë ...
Dhe me gjak t’ martirëve t’ rinj –
Ky flamur ka për t’u ripërtëri !...
Këtu nuk ndalet epopeja ,
Amanet – gjeneratave t’ reja :
“ Idealet t’i kurorëzojmë –
Zogjtë e shqipes t’ i bashkojmë !”...
Kështu ka thënë Metush Krasniqi ,
Ai gojë – ëmbël porsi fiqi ,
Që me mallë i mbylli sytë –
Për ta parë Kosovën n’ DRITË !...
***** Demir KRASNIQI : “KËNGË KRISMASH LIRIE 2” – Gjilan , 2003, faqe 244.