| E premte, 16.10.2015, 12:13 PM |
V I K T O R I A
VIKTORI ILIA DILO (Mesuese e merituar )
Nga
Ksenofon
M. DILO
Viktoria ishte motra e babait tim Ishte halla ime e mirë që duke dashuruar Shqipen e duke e folur atë rrjedhshëm e bukur të bënte të kujtoje se përpara teje ishte një hyjneshë e se hyjneshat përveç shqip,në asnjë gjuhë tjetër nuk mund të ligjëronin. Kur fliste ajo e dëgjoja megjithse djalosh i rritur, dhe më dukej se nuk mundsha kurrë të flisja si ajo.
Një ditë i thashë.Hallë, si është e mundur, edhe ti edhe unë flasim shqip , por mua më duket se shqipja që flet ti , është ndryshe nga e imja...
Ajo më vështroi në dritë të syritdhe pastaj hodhivështrimin tej në malin përballë e mu duk sikur aty diçka po lexonte.
Ishte aq e fortë ndjesia sa instiktivisht ktheva edhe unë vështrimin
si të doja të gjeja atë fletë që ishte hapur përpara syve të hallës
sime, e që ajo aq lirshëm po e lexonte.
Pa i shqitur sytë nga pika ku ishin bashkuar Ajo duke folur e unë duke dëgjuar, i vetëdijshëm se patjetër ajo diku e ngjyente mendimin e saj , më kot kërkova të gjej një fletë ku të ishin shkruar ato që dëgjova. Kanë kaluar vite qysh atëhere , u këmbye edhe shekulli ,por zëri i saj i melodishëm më kumbon akoma në veshë si ta dëgjoj në këto momente.
O , bir, Të flasësh është e thjeshtë . Gjuha lëviz e fjalët dalin e
duke u lidhur me lidhëza mbaresa e prapashtesa, duke përdorur emra e
duke i cilësuar ato me mbiemra në shkallë të ndryshme, do ta shohësh
se, ndërsa flet, do të të duhet, së pari të mendosh e aty nga mendja
por edhe nga zemra fjalët e zgjedhura me kujdes, do të formojnë
fjalitë e kënaqshme dhe mendimi i pjekur do të rrjedhë jo i varfër e i
cunguar por i bukur e i mrekulluar, sepse përpara ai është menduar e
më pas ka kaluar me ndjenjë e është derdhur që jo ta vrasë veshin e
dëgjuesit , por ta përkëdhelë atë e ti thotë as shumë as pak ,se, në
qoftë se do të përgjigjet, duhet edhe ai të verë në përdorim mendjen,
dashurinë për gjuhën e mëmës por sidomos dëshirën për të dhënë një
përgjigje të barabartë, që kështu ta shohim të rritet e bukur dhe e
shëndetshme gjuha jonë e ëmbël, të jetë porsi ..
Ajo e preu fjalën e më vështroi me ngulm se të më thoshte se isha i detyruar ta mbaroja unë ligjëratën e saj aq të bukur.. qè roli i fjales se bukur nuk do zhduket kurrè pèr aresye se ajo eshte mjeti me I moralèshèm pèr bindjen e tetri , ajo pèrjashton dhunèn, para fshikellimès se shufres te sè cilès shquajne vlerat qe kuptimesojne jetèn e njeriut : E verteta , E bukura dhe E drejta.
Dhe.. menjëherë si të isha pickuar prej diçkaje të fortë , duke kuptuar se nga përgjigja ime do të përcaktohej diçka shumë e çmueshme për mua thashë me sa ëmbëlsi mundesha.
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare..
Nuk do ta harroj përqafimin dhe mallëngjimin e saj.
Pse? Pyesja veten.
Pse ajo u mallëngjye?
A nuk ma kish mësuar ajo atë vjershë?
Më pas e kuptova se mallëngjimi i saj i ligjshëm ishte edhe
natyrshmërisht i pranueshëm në një kohë kur ndërsa punonte me aq
dëshirë me fëmijët si mësuese , që shqiptarët e vegjël të mësonin të
ëmblën , të bukurën gjuhën shqipe , duke bërë kështu krenar Babanë e
saj që gjith jetën e kish tretur për atë shqipe bubullimë, pra
pikërisht kur ajo krynte me dinjitet punën e saj , e pushuan nga puna.
Pse?
O ! Pse ishte bija e gjuhëtarit të shquar Ilia Dilo Sheperit!
Pse ishte mortra e Dr.Jani Dilo-s , luftëtarit dhe patrioptit të vërtetë!
Sepse ishte edhe ajo e vërtetë e nuk ishte e gënjeshtërt ashtu si e kërkonin injorantët teroristë, e sepse si duket nuk e vinte në notat e duhura atë muzikën false : rroft partia desh te thoshte por nuk mujti se e
vranë...O ironi e fatit !
O e pa emërt dhe e pa fytyrë që u vetëquajte diktaturë! Sa të tilla krime ke bërë vallë?
Fort e dashur hallë !
Të jam mirënjohës se vetem nje ndergjegje e tillè inkuadro vleren ne rrjedhen e culture se tanishme e nuk mund të harroj se brenda
meje je e gjallë dhe vargjet e Gjergj Fishtës do të më kumbojnë gjithmonë si himni i shqipes të mrekullueshme. A mund të dyshojë për këtë ndokush, vallè ?