| E merkure, 14.10.2015, 07:25 PM |
KOHË E KEQE
PËR LIRINË
NGA KALOSH ÇELIKU
Rrufjanët Unë i vras
me poezi
Gjithë jetën u përpoqën rrufjanët
Të të nxjerrin kundër meje si Poet.
Edhe me kërcënime. Shpërblime
Emërime në redaksi. Shoqëri.
Vende pune hapnin dudumët. Lumturi.
Këlyshi Melez, të përzuri nga puna
Shkaku, se: ishe Gruaja e Kalosh Çelikut:
Shpërblimi fundit i Nënës Parti.
Megjithatë, Ti i more të gjitha në varr
Dhe, kurrë nuk dole kundër meje si Poet.
I nxorrën gratë e mia besnike. Laviret
Honxhobonxhon si “poet kombëtar”.
Vetëm, jo edhe Ty kundër meje me porosi.
Tashti, Zonjë fli e qetë mes varreve
Ende jam gjallë: Rrufjanët, i vras me poezi…
Koha e luftës sot
është me penë
E lumtur ike me një sëmundje të rëndë
Varri të t’i shërojë plagët. Pavdeksinë.
Edhe pse, ne jemi kalimtarë rasti
Kokë më vete. Ndonjëherë, kaçakë mali.
Armët i fusim në brez. Struke
Penën nxjerrim nga brezi. Vargun.
Fishekë kemi harxhuar nëpër histori. Bomba
Koha është sot, luftën ta vazhdojmë me penë…
Kohë e keqe për Lirinë
Kohë e keqe për Lirinë:
Çlirimtarët - armiq! E armiqtë - “çlirimtarë”.
Parti politike në çdo rrugë. Sokak
Imzot, popull i dalldisur me shekuj
I dashuruar marrëzisht në Robëri.
Edhe sot, turret pas herdheve të Dashit.
Armiku brenda nate, i bëhet mik
E miku - armik. Qorr me dy sy në ballë…
Terri kur bie në Katund
të hanë ty dhe mua
Terri, kur bie në Katund
O burrëgrua, të hanë ty. Dhe, mua.
Im Atë, thoshte: Nata nuk ka besë
E muri, ka veshë.
Përçudi: ne i besojmë territ
I dalim përpara me fener në dorë…
Njeri i gjallë nga varri
nuk më nxjerr në Jetë
Imzot, të vdekurit zgjasin duart
Nateditë më kërkojnë ndihmë!
E, presin t’i nxjerr nga varret
Përdore t’i marr përmes fushës
Bregut Lumit. Livadheve. Maleve.
Vallë, si nuk e dinë se Unë jam në varr
E. nuk ka njeri të gjallë në këtë botë
Nesër, përkrahu të më nxjerr në Jetë…
Matanë detit në pusi
na pret peshkaqeni
Rrugëkryqe. Rrugëkryqe në jetë
Askund një shenjë për Dalje.
Vite e shekuj sillemi në Rrethkalime
Larg një dhiare. Lumë drjetë Detit.
Dudumi, sot na pri për në Baba Tomorr
Rrugës me trumbeta e muzika
Dexhalli përdridhet e heq valle.
Vulën na e vë në ballë.
Matanë detit në pusi na pret peshkaqeni…
Dielli kësulën e bardhë
ma hudhi në Vardar
Vjeshta, nateditë hudhë gjethe të verdhë
E mua, më mbeti gjelbërimi. Lulet.
Livadh nuk kam ku të marr malet
Barrën ta shkarkoj në një Breglumë.
Rrapi me gjethe të verdhë ma stolis kokën
Dielli kësulën e bardhë hudhi në Vardar…
Poezia dallgë – dallgë
më rrodhi në Libër
Përçudi, posa e hapa derën e Kopështit
Dikushi një lapës kishte hudhë te dera.
Faleminderit, o mik! Qofsh fëmijë. Burrë
Apo, grua besnike. Që, nuk ke hudhur sot
Një kashikarë. Ose, “bombë” politike.
Poezitë rrodhën si gurrë uji, në Shkup.
Dorën në zemër, kurrë si sot poezia
Dallgë – dallgë nuk ka rrjedhë në Libër…
Rrugë për në Robëri
E di, ndonjëri do të më pyes në Libër:
Pse, nuk shkruaj më opinione. Poezi erotike?!
Gazetat. Portalet elktronike mbush me tru.
Edhe une, kam heshtje parazgjedhore politike.
Themele. Hidhni. Kaci. Ndërtoni shkolla
Fabrika. Rrugë për në Roberi!
Përderisa, ai katundari nuk do t’u përgjigjet:
Politikanë, po ne nuk kemi fëmijë…