| E merkure, 14.10.2015, 07:06 PM |
POEZI NGA VLERA
BYTYÇI EJUPI
DO TË JETË VONË....
Edhe dielli filloi te pikojë pika gjaku
Përderisa qielli i ngrysur nga lart gjëmonte me mllef
Këndej gjarpërinjtë gjithë helm dhe gogolët vlonin – ky qenka shkaku
Gjakatarë shekullorë, mllef dhe vrer ,kur tu kujtohet mbi ne bëjnë bef....
Perdhet e dritareve u bënë çarshafë vdekje për foshnjet e palindura
Dhe kështu na kalon koha, me këta që kanë folur gjuhën tonë
Dhe e tradhëtuan veten si bisha të çmendura
Në gjirin tonë për tu këthyer, më çdo herë do të jetë vonë....
GJETHI DHE MENÇURIA
Dhe më në fund ra poshtë në dheun e etshëm dhe gjethi i fundit
Ambicja e kreu të veten me drurin lakuriq, i cili urrente erën e fuqishme
Dhe po ky dru i tha natyrës që të shpërblejë virtytin
Ta ushqejë dhe mos ta harrojë sakrificën e drurit
Lëngun e jetës nëpër shpirtin e tij le ta shndërrojë në kënaqësi të dëfrimit
Dhe druri mos të quajë shpresën marrëzi dhe dritën terr i zi.....
Por le të gufojë në gjelbërimin e tij, nga natyra të jetë kjo dhuratë-mençuri
Mençuri e shpërbërë në epitafe, dhimbje, pluhur, koka plot dinakëri...
NDËRGJEGJA
E mira u shfaq para meje si puhizë e bregut të ngrohtë
Duke përkëdhelur flokët e masës së hutuar
Nga bërthama e tokës doli zëri i ëmbël, magjepshëm duke jehuar
E bardha mirësi, rri këtu dëshpërimin e akullnajeve për të shporrë...
Dëshpërimi i akullnajeve jam unë vetë, i tha masës mirësia
Dhe toka gllabëroi masën dhe mirësinë, atë të vërtetën, duke hedhur zinxhirë
Dhe retë e vetëtimat hodhën mbi ajrin të ftoftin e pështirë
Dhe ndërgjegjen e torturuan me egoizmin dhe misterin e vdekjes
E shkreta ndërgjegje u fut në kallëpet e zjarrit duke flakur ato të mendjes.