| E hene, 12.10.2015, 08:58 PM |
Tre pikë janë më mirë se tre gishta
Nga Elvi Sidheri
Kur një lojtar serb (Kolarov a kush ishte, se një grup “viçash” sipas prapashtesës së kudogjendur të mbiemrave të tyre, më duken të tërë raca e tyre faktikisht)... pas golit të dytë të ekipit kombëtar të Serbisë, pati ngritur tre gishtat me simbolin karakteristik shovinist çetnik në mes të Elbasanit; mbrëmja e zymtë e 8 tetorit 2015; pati marrë një konotacion të plotë tragjiko-makthi të bërë realitet.
Një lojë anemike e skuadrës sonë përfaqësuese; një atmosferë e thatë, e mbytur në stadium; model “mbledhjeje” të heshtur, të nemitur dhe pajetë, më tepër se ambient i denjë për një përballje në suazat dhe kufijtë e “legjendares”, nga ato mbrëmje që me të drejtë pritej fort, ngado dhe nga kushdo që frymonte dhe jetonte “Shqip”, që t’i dorëzohej historisë më të ndritur të bëmave dhe arritjeve shqiptare; duke trokitur gjer në rrëzë të “Eposit modern” të kreshnikëve shqiptarë të shekullit të XXI; lojtarëve të kombëtares sonë Kuq e Zi!
Gjithçka dukej sikur na rremonte kundër atë mbrëmje ku edhe moti kish nisur metaforikisht të qante, dhe shiu u duk sikur me reshjet e tij të pandalura, i mbuloi lotët jo të pakët të marazit dhe trishtimit, që mijëra shqiptarë derdhën brenda asaj “Elbasan Arena” të tromaksur, dhe miliona të tjerë nëpër shtëpitë e tyre, i patën derdhur çurg, të ngërthyer mes një hutimi të përgjithshëm, dhe një mërzie të pashlyeshme.
Serbët erdhën, bënë dy gola, ngritën tre gishtat e tyre çetnike; dhe ia mbathën (sipas tyre) triumfueshëm për në Beograd; ku nuk munguan që gazetat e tyre të çartura (të njëjtat që para ndeshjes, patën thurur komplote dhe parashikuar kataklizma nga më të paimagjinueshmet që gjasme do t’u ndodhin lojtarëve dhe zyrtarëve serbë në Tiranë, Elbasan, Rinas apo kudoqoftë; nën simbolin e frazës “Bi?e krvi”, pra “do derdhet gjaku vu”); që lartësuan gjer në skajet e universit, ngadhënjimin serb në tokën armike të shqiptarëve!
... Dhe vjen ai momenti kur populli ynë i mençur thotë: “E çë pastaj?”
Çfarë fituat more serbë?
Një ndeshje; një betejë; pak miklim të egos tuaj të mbarsur me ligësinë më të ulët dhe shovinizmin më anakronik sllavo-ballkanik!
Gjë prej gjëje më tepër se aq!
Të them të drejtën, për të vajtur sërish tek zanafilla e këtij shkrimi; pas golit të parë të serbëve mbas minutës së 90-ë fatale (përjetësisht për ekipin tonë përfaqësues); pata përplasur telekomandën e televizorit pamëshirshëm dhe fikur televizorin.
Kështu që atë gjestin e turpshëm dhe vërtetë “provokativ” me tre gishta përpjetë të atij lojtarit serb; nuk arrita që ta shikoj (më mirë fundja!)
Do të kish përbërë ndoshta “pikën që do të derdhte vazon” për dhimbjen e asaj mbrëmjeje!
Por (se gjithmonë ka një “por” fatmirësisht), pas dy ditësh, do të luanim në Erevan; ku ndryshe nga serbët e harbuar me “leshtë e Curres”; neve shqiptarët; po të fitonim me datë 11 tetor 2015; kualifikoheshim drejtpërdrejtë për në Euro 2016 në Francë; ndërkohë që serbët do të vijonin që t’i binin legenit pafund, të ngopeshin me lugë të zbrazur dhe të këndonin kënget e ngadhënjyeshme të traditës së tyre humbëse, të glorifikimit të marrë të humbjeve të njëpasnjëshme dhe të pamungueshme të historisë së tyre pafundësisht humbëse!
Dhe në fakt në Erevan neve fituam 3-0; e premë njëherë e mirë biletën për në Francë vitin e ardhshëm në mënyrën më “TRIUMFALE” të mundshme; habitëm një Europë të tërë me arritjen tonë mahnitëse, rrallëherë të hasur më parë në historinë futbollistike europiane e më gjerë; dhe sërish në një mbrëmje plot shi (shi litar), dolëm dhe u lamë e u shpëlamë pafund nën këtë ujë të bekuar; që ndryshe nga tre netë më parë; qielli na e lëshoi si një pagëzim për të gjithë ne si popull, pas kësaj kryevepre kombëtare sportive.
Rrugët e Tiranës, Prishtinës, Vlorës, Shkodrës, Gjakovës, Beratit, Gjirokastrës, Sarandës, Korçës e çdo qyteti tjetër shqiptar; u vërshuan nga qindra-mijëra shqiptarë të çartur nga lumturia, gëzimi dhe krenaria e dëlirë shqiptare!
Tanimë, Olimpin Futbollistik, e kemi arritur edhe ne!
Nuk jemi më “outsiders” ose “underdogs” të zakonshëm; por një ekip përfaqësues mbi mesataren, që mund të përballet, të fitojë, por edhe të humbë me këdo, me ballë lart; pa frikë, pa drojë, pa iu dridhur këmbët apo u turpëruar më.
Kemi një trajner profesionist; të ardhur nga një vend me të cilin ndajmë shumëçka, kulturalisht, historikisht dhe gjuhësisht; i cili qysh në ditën e parë të tij në krye të skuadrës sonë, u pat bërë njësh me lojtarët e tij dhe vendin ku pati ardhur për të bujtur profesionalisht.
De Biasi meriton tërë respektin dhe mirënjohjen tonë të gjithanshme sot e mot e kurdorherë!
Kemi një skuadër të udhëhequr nga një kapiten madhështor si Lorik Cana; që emrin e tij do ta ketë të vulosur përgjithmonë në mauzoleun e vlerave më të epërme të shpirtit sportiv shqiptar; bashkë me të gjithë shokët e tij të ekipit, nga i pari tek i fundit!
Kemi një frymë skuadre, një harmoni gjithëshqiptare, larg patetizmave folklorike, që përbën me të vërtetë thelbin dhe esencën e bashkimit të mirëfilltë ndërshqiptar; që falë futbollit dhe sakrificës së këtyre djemve, na solli më pranë se kurrë, të tërë neve që me këtë gjuhë, këtë gjak, dhe këtë flamur me shqiponjë dykrenare, gjejmë shkakun e gjallimit tonë në këtë botë gjithnjë e më universale e të globalizuar.
Kemi shumë arsye për të festuar e për t’u ndjerë krenarë pra!
Fundja, edhe vetë Zoti ishte me ne kësaj rradhe (jo se nuk ka qenë edhe herë tjetër!)
Nga tre “match point” që patëm gjatë tre ndeshjeve të fundit; dy të parët i çuam dëm, për arsye rastësore, gabime taktike, për faj të emocioneve, të qenit papërvojë për sfida përcaktuese të këtij niveli, për shkak të keqorganizmit e të tjera arsye nga më të ndryshmet.
Por nga një shans i ri na u ofrua vazhdimisht, gjer tek mbrëmja e paharrueshme e 11 tetorit 2015!
U mundëm nga Portugalia pas minutës së 90-ë, por Armenia i ndali në barazim 0-0 danezët pordhacë; humbëm pabesueshmërisht mefshtësisht përballë serbëve çetnikë shovinistë prapanikë; dhe portugezët paralelisht sërish i ndalën danezët duke i mundur 1-0.
Dhe “e treta e vërteta”, erdhi si me porosi në Erevan; ku gjithmonë nën shenjën e këtij numri “tre”, falë tre golave dhe tre pikëve; morëm vizën përfundimisht për të shkuar me kokën lart dhe plot dinjitet në Francë verën e ardhshme.
Serbëve dhe mendësisë së tyre anakronike provincialo-çetniko-mesjetare; u lamë tre gishtat përpjetë; lugën e zbrazur të “ngadhënjimit” të kotë “pseudo-heroik” të Elbasanit; dhe mundësinë që ashtu si edhe me mite të tjera “HUMBËSE” të tyre; t’ua lëmë me mjaft dëshirë, edhe këtë mit të ri “mazokist” këtyre leshkove humbje-kremtues.
Le t’i gëzohen pra edhe për 600 vite të tjera atij 2-0 të Elbasanit serbët; ashtu siç i gëzohen psikopatisht në mënyrë popullore edhe Betejës së humbur të Fushë Kosovës!
Neve ndërkohë, shqiptarisht dhe në mënyrë shumë bashkëkohore dhe europiane, shkojmë për qejf të Zotit në Euro 2016; me vetëdijen e plotë, se nëse një lojtar i yni do të kish guxuar të bënte me duar shenjën e shqiponjës në mes të Beogradit, do ta kishin rrjepur largqoftë të gjallë; kurse në Elbasan, atë çetnikushin serb; e lamë të mbytet në mendësinë e tij prej epoke të gurit; prej njeriu të egër; aq karakteristike për serbët dhe Serbinë “moderne”!