| E hene, 12.10.2015, 06:33 PM |
Gani Qarri, Cyrih
Gëzuar Plis Diellor
Gëzoni shqiptarë kudo jeni
Të gjithë, me vëllezër e fis
Se më në fund edhe Ekipi Plis-bardhë-diellor
I vetmi nga Ballkani, do hyjë triumfalisht në Paris
Kështu, për herë të parë në histori
Të vet qenies së futbollit shqiptar
Në një kampionat do festojnë Kuq e Zi
Edhe të përzgjedhurit tanë gjithëkombëtar
Nga gëzimi mijëra fishekzjarrë
U hodhën në Tiranë,Shkup e Prishtinë
Shqiptarët kudo, siç urojnë me zemër kombëtaren
Ashtu dashurojnë me shpirt edhe Nënë Shqipërinë
Qindra futbollist ndër vite
Dhe mijëra bashkëkombës që u falën besnikërinë
Për herë të parë prekën ëndrrën e kamotshme
Sot e qëkur si komb, ne shpallëm pavarësinë
Dhe këtë na e mundësoi njësimi
I vetëm disa futbollistëve shqiptar
Ndaj, të mos pushojmë asnjëherë përpjekjet, motra e vëllezër
Deri në jetësimin e njëmendët të Bashkimit tonë Kombëtar!