Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Gjon Serreqi

| E hene, 12.10.2015, 06:59 PM |


Gjon  Serreqi (11.02.1920 – 31.08.1947 )

 

11 Shkurt  1920 ,

Lumja nëna , n’ djep çka qet ,

Gjon Serreqin , djalë hasret –

Lum Kosova që e pret !

 

Ku t’ gjejë fjalë që t’ia  ujdisi –

Një këngë t’ bukur  një ballisti ?!

Ku t’ gjejë tinguj që t’ ia ndreqi –

Një këngë t’ bukur Gjon Serreqit ?!

 

Gjon Serreqi i Ferizajit –

Është një trim që s’ donë këngë t’ vajit !

Atij i këndohen këngë kreshnike –

Që jetësojnë Shqipërinë etnike !

 

Gjon Serreqi , ai atdhetar ,

Për bashkimin mbarëkombëtarë –

Rroku pushkën doli n’ mal ,

Për të shtrenjtin ideal !

 

Gjon Serreqi , burrë me besë –

Promotor  i NDSH- së !

Kishte dhanë një deklaratë –

Përse hyni n’ këtë Organizatë :

 

“Kjo organizatë angazhohet –

Populli shqiptarë që të çlirohet !

Për një rend demokratik –

Si n’ Evropë e n’ Amerikë !...

 

Prandaj , unë  e përqafoj

Dhe për te do të luftoj !

Për një Shqipëri etnike ,

Shqipëri  t’ lirë demokratike !

 

Jo për një  Shqipëri zogiste ,

As për  Shqipëri komuniste !

Një Shqipëri , si e do Evropa –

Jo të ndahemi copa – copa !”...

 

Gjon Serreqi , atdhetar 

Për bashkimin tonë  kombëtar !

Ideal me përkushtim –

Luftë ,  a vdekje  për çlirim !

Betohej  Gjoni :”Pasha  tokën –

Për dashuri e japi  kokën !

Për atdheun dhe lirinë –

E jap kokën dhe dashurinë !”

 

Në Gadime ,  ku e dha betimin –

Me një fjali  e trishtoi tubimin !

Gjoni e vuri revolen n’ fyt

Dhe u betua :” Pasha dy sytë ...

 

Po s’e mbajti  Gjoni premtimin –

Mbi kokë time ia pafsha tymin !

Kjo i’  marrtë jetën Gjon Serreqit –

Shpirti im shkoftë n’ gojë të dreqit !”

 

Gjon Serreqi me  shokët e  vet –

Shumë kaloi n’ ilegalitet !

Mbarë  Kosovës , jetoi n’ tmerr –

N’ fshatra , n’  male e n’  bunkerë !...

 

Kohë  të gjatë si  ilegal

Me grup t’ tij  për  ideal –

E kaloi n’ rreth  t’ Kamenicës ,

N’ male  t’ Sharrit  e Brezovicës ...

 

N’ Kamenicë e n’ fshatra mbarë –

U njoh me shumë atdhetarë ...

Pabesisë  i ruhej  drojës –

Mos ta shihnin langoit e  OZN-ës !

 

Atdhetarë me lista t’ gjata –

Ishte  toger Isa Dujaka !

Komandant i policisë –

N’ stacion në Kamenicë !

 

Isa Dujaka , qoftë i gëzueshëm ,

Përmes njerëzve të besueshëm –

Gjon Serreqin e kish njoftua ,

Se bunkeri iu kish zbulua !

 

“Gjon , bunkeri  t’u ka  zbulua ,

Me shokë tu , ku ke  qëndrua !

Jo ma pak se një muaj ditë –

Ruaju Gjon , se bien në pritë “!

 

Nga lajmërimi i Isës s’ ngratë –

OZNA e gjet bunkerin thatë !

N’ bunker ende s’ ish shua zjarri –

Por nuk ishte Gjon shqiptari !...

 

Këtë bunker e kishte zbulua ,

Bariu trim që s’ kish tregua –

Asllan Dërmaku nga Shipashnica ,

Me te mburrej gjithë Kamenica !

 

Por , shumë kohë nuk ka kalua –

Gjon Serreqi  është arrestua !

Më 24 Shkurt , Dyzet e Shtatë –

Përfundoi ëndrra  jetëgjatë !...

 

Në gjykim t’ mbajtur n’ Prishtinë –

Prokuror kishte Ali Shukrinë !

Prokurori fort  po i kërkonte –

Bashkëpunëtorët që t’i tregonte !

 

Më parë  Gjoni do t’ jepte kokën –

Se n’ gjykatë t’i  tradhtojë  shokët !

Gjoni me jetë e pagoi –

Idealin nuk e tradhtoi !

 

Më 31 Gusht , Dyzet e Shtatë –

Pushkatuan Gjonin e  ngratë !

Çetnikët serbokomunist –

Na e vranë Gjonin , atë ballist !

 

Ideali i tij derisa t’ jetësohet ,

Kombi ynë derisa t’ bashkohet ,

Derisa Drini t’ shterohet –

Gjon Serreqi nuk harrohet !

 

Demir Krasniqi

Gjilan, më 09.10.2015 .