| E hene, 12.10.2015, 06:59 PM |
AGIM GASHI
KOMBËTARES SHQIPTARE - VARGJE PËR FITOREN!
Ju lojtar të viseve arbrore
Ju o njerz lojtar futbolli,
Për një fitore të ëmbël kombi
Pasha Ju, malli na mori.
Erdhi koha dhe momenti
Për ju djelmosha shqipëtar,
Kombit mbarë, edhe atdheut
Fitore sot i keni fal..
E shfrytzuet shansin historik
Na e dhatë fitoren me e shijue,
Trojet shqiptare, mbarë Arbnia.
Për Ju kangë sonte ka me këndue.
Ju o djel të atdheut!
Kuq e Zi ngjyrat i mbrotë,
Për here të pare Shqipnia jonë,
Do të njifet me vlera n`botë.
Ja pra, pa u ul në tokë me u fal
Të betuar shqip n’Zot e Atdhe,
Luajtet kambët, lozët topin,
Dhe fitore na falët ne.
Këtë dhuratë që na e falet Ju
Zoti vetë Ju ka dergu,
Me fitore t’paster shqiptare
Popullin e atdheun me e nderu..
Lozet topin, dhatë gola,
Me lojë-fitore gëzuat Arbninë,
Do të jeni hero t’kombit
E nderuat Shqipninë.
Para Ju djemt e Kastriotit,
Me shqiponjen në gjoks e zemër,
Me fitoren që na e falet
Arbnia ka tjeter emër.
Para kombëtare për Zot eATDHE
Mbarë një popull mbrapa e ke,
Ju pret Franca dhe kampionati
Armiqët tanë po i plas inati.
Këndo e qeshu oj Nanë Arbëni
Këngë të bukura me këndu,
Unë rapsodi me mërgimtarët
Sëbashku kangen e kem fillu.
Do të festojmë deri n`mëngjes
Kur vine djemt bashkë me fitoren,
Sonte ngreni vllaznisht gotat,
Askush ma se shiqon oren.
07.10.2015
11.10.2015
Düren