Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vahit Nasufi: Beqir Limanit

| E diele, 11.10.2015, 06:55 PM |


Vahit Nasufi

 

BEQIR LIMANIT

 

Moj Kërçovë, kala kreshnike,

Vatra jonë heroike,

Ke rritë trima për t`luftuar,

Brez pas brezi janë trashëguar!

 

Si n`çdo fshat, dhe n`Kollarë,

Ka shumë burra atdhetarë!

Për ta dëgjoi krejt Ballkani,

Midis tyre dhe Beqir Limani!...

 

Burr i matur mustaqe zi,

S`trembej kurrë syri i tij!

Ishte i drejtë dhe besnik,

Ishte i dashur, si shok dhe mik!...

 

I rrallë ishte si artist -

Ishte mjeshtër instrumentalist!

Këtij trimi dhe burrë mali,

Mirë i rrinte n`buzë kavalli!...

 

Ishte njeri shumë patriot,

Atëdheut thoshte - t`i dalim zot,

Është i gatshëm Baca Beqë,

Ardhmëria t`mos hjeki keq!

 

Beqiri ishte një burrë trim,

E dua t`lirë thoshte - kombin tim,

Por, liria nuk dhurohet,

Për të duhet të luftohet!

 

T`mos na marrin nëpër këmbë,

I armatosur deri n`dhëmbë!

U bë pjestar i LPK -së.

Më vonë ushtar i UCK -së!

 

Baca Beqë zemër çelik,

Therrë ndër sy për çdo armik!

Mbante nofkën Lirim Uka,

Ai nuk dinte se ç`është tuta!

 

Ish pushteti komunist,

E burgos këtë aktivist,

Gjatë burgimit e torturuan,

Por, mendjen nuk ia ndryshuan!

 

Gjithë sekret që i ka fshehur,

Beqës kurrë nuk ia kanë gjetur!

Ishte i aftë dhe guximtar,

Lum që e pat kombi shqiptarë!

 

Në Kërçovë, në jug - lindje,

Ndërtoi shtëpinë për familje,

Oborri saj, u bë fushë beteje!

Me pretekst, kinse pa leje!

 

Në shtator, më tetëmbëdhjetë,

Të vitit nëntëdhjetë e tetë,

Rreth e rrotull shtëpisë,

Forca t`mëdha të policisë!

 

Urdhëruan Beqën të dorzohet,

Por, urdhëri tyre nuk zbatohet!

Para popullit tha - s`turpërohem,

Kurrë i gjallë nuk dorzohem!...

 

Mbi tri orë dyluftim,

Një familje, me një shtet rrethim!

Krisën rafalet nga t`katër anët!

Por, s`dorzohen dot Limanët!

 

Dy plumba t`zi ishin të kobshëm,

Qëlluan atdhetarin e devotshëm!

Në prag t`shtëpis të këtij martiri,

Heroikisht ra Bacë Beqiri!

 

Ky atdhetar i pa epur,

Ndërroi jetë për t`mos vdekur!

U shua jeta e një shprese,

Do t`mbesë simbol qëndrese!...

 

Plumbi i zi që i ra në krahërorë,

Beqir Limanin e bëri dëshmorë,

E bëri legjendë që s`do t`harrohet,

Brez pas brezi do t`kujtohet!...

 

Prej nesh Beqa kur është ndarë,

Ishte katërdhjetë e shtatë vjeçar,

Flijoi jetën për hirë t`lirisë,

Do t`shkruhet n`faqet e historisë!...

 

N`tokë t`Uskanës ku je i shtrirë,

Baca Beqë, pusho i lirë,

  qoftë i lehtë dheu i Uskanës -

Të qoftë hallall qumshti i nënës!...