Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Forma dhe përmbajtja

| E shtune, 10.10.2015, 06:46 PM |


FORMA DHE PËRMBAJTJA

NGA NEBI DRAGOTI

“Kur, më në fund, pema mori trajtën e një sfere, sfera doli shumë, shumë evogël.Kopështari tha i zhgënjyer:- Ta zemë se sfera është kjo.Po pema e dafinës ku është? Kjo ndodhi e cituar i përket Bertolt Brehtit dramaturgut, poetit, kritikut gjerman.Forma dhe Përmbajtja nuk është gogol; ky është arsyetimi i lakimit shpeshherë, për konceptim real të këtyre dy fjalëve.Për mirëkuptim, drejtkuptim dhe qartësi m’u desh t’i ravijëzoj në këtë koment dy konceptet: Forma dhe Përmbajtja.Brehtit, pronari i kopshtit, i kërkoi që pemës së dafinës,duke e krasitur, t’i jepte formën e sferës.Krasit në një anë më pak e në anën tjetër më shumë…më në fund, u arrit forma e sferës.Po si do t’i vejë përgjigja pyetjes: - Po pema e dafinës ku është? Përgjigja është e qartë: në rastin konkret, forma e vogël ka përmbajtje të voigël,(për nga sasia bëj këtë gjykim).Këtu, kërkesa ndaj formës,bëri që përmbajtja,lënda t’i vijë për shtat kësaj forme.Përcaktimi i përmbajtjes,shprehur në sasi mendimesh e fjalish,këtu u bë nga forma. Po kur forma është e përcaktuar?Domosdo, përmbajtja do të jetë e tillë që të veshi rroben e formës në mënyrë që t’i rrijë sa më bukur( në kuptimin figurativ). Kam shkruar në poezi rubai, në haik satirik, poezi lirike, në dyvargsh e forma të tjera. Rubaia e do lëndën të përfundojë në katër vargje, haiku satirik në tre vargje dhe dyvargshi në dy vargje.Sigurisht,sipas radhës cituar lart, ilustroj përmbajtjen që u përcaktua nga forma me shembuj nga krijimtaria ime.Këtu desha të shtoj e sqaroj më së miri: edhe përmbajtja e përcakton formën, por, ama, kur përmbajtja e derdh lëndën e sajuar plotësisht dhe nuk ka më për të thënë e për të shtuar.Mendimi, lënda, përmbajtja,kështu formatohet dhe ne themi,se e mori formën( plotësoi, kompletoi performancën).

Rubai: “ Armiku të bëhet mik i lig:

bëhet mik për interes të vet,

puthador, lajkaxhi, soj ashik,

bir armiku lindur për armik “.

Haik satirik:

“Tundëte vithet, barkun jashtë:

-Jam femër moderne,- më tha,

-Je putanë moderne,-I thash…

Dyvargshi:

“Përçmim , greke, s’kam, veç mos u gënje,

shpirt,s’bëhem i yti, greke, të bëj be”.

Shembujt janë marrë përkatësisht nga volumet: ” Rrokem me Khajam e Saadi”, “Mirëqeverisje, keqqeverisje” dhe “Shtegtime lirike”.

Duke gjykuar mbi formën ,në përgjithësi, shprehem se  nuk ka formë uniformë për përshtatje sipas përmbajtjes.Shembuj,ku forma e përcaktuar kërkon masën e duhur lëndore,mund të vazhdosh gjatë edhe me sonetin (katërmbëdhjetë vargshin).Në këtë koment shtoj që edhe çdo krijim,kur mbaron,e ka përcaktuar formën  e vet.Kjo dukuri konstatohet edhe në një pikturë,edhe në një këngë vetëm atëhere, kur publiku i gjërë konkludon,se pikturës, këngës nuk i mungon gjë dhe asqë vihet në diskutim.Çfarë shfaqa në këtë fjali,këtu kalohet në shprehjen e mendimit kritik,që është i vlefshëm për çdo krijim,madje,edhe në artitekturë, në inxhinieri ndërtimesh e kompozime të tjera që kërkohen si të domosdoshme për t’u vënë në funksion të jetës.Në artin e të shkruarit,sigurisht,kërkojmë formë të bukur dhe përmbajtje të bukur. Forma kërkon përmbajtjen dhe përmbajtja kërkon formën.Kjo lidhje është e ndërsjelltë dhe e pandarë prej njëra-tjetrës.Këto kërkesa vinë kaq natyrshëm,saqë edhe debutanti,pa pasur dijeni për to,pa ditur mbi konceptin e fjalëve Formë dhe Përmbajtje, krijon. Në shkrimin e një vjershe,për ta përfunduar atë, aktivizohen shumë shqisa ngacmuar dhe nxitur nga frymëzimi. Çdo autor,kur krijon punon e ripunon, gjer, edhe seleksionon për të qënë funksionale, efektive, e qëndrueshme dhe e dobishme  në prizmin artistik dhe social sado e vogël të jetë kjo vepër.

Si përfundim, ç’ka ftillova, shprehem,se këtu, qëndron mendimi: përmbajtja e bukur ka dhe merr si shpërblim formë të bukur. Forma e bukur është veshje e përmbajrjes së bukur.