Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Sot

| E enjte, 08.10.2015, 05:13 PM |


Dibran Demaku

 

SOT…

 

Sot të gjithë shqiptarët janë me Elbasanin

Sot të gjithë shqiptarët janë në Elbasan

Sot është dita historike e Kombëtares

Sot është momenti i Fanfares

Sot është dita e së vërtetës

Sot është çasti i dinjitetit,jo i urrejtjes

Sot e këtu në këtë tetë tetor

Sot në qiellin tone ndrinë një Meteor

Sot të gjitha zemrat janë për Kombëtaren

Sot Kombëtarja e hapë Dritaren

Sot hapet Dritarja e historisë

Sot i ngritet lartë zëri Shqipërisë

Sot të gjithë të kapur dorë për dore

Sot me shpresë e besë për Fitore

Sot rrezet e diellit i japin shkëlqim dhe gurit

Sot Shqipja më krenare se kurrë në palë të Flamurit

Sot me besë e shpresë fusha,mali dheu

Sot në permendore buzëqeshë dhe Skënderbeu

Sot e këtu është dita historike e Kombëtares

Sot është momenti i Fanfares!...