| E shtune, 02.08.2008, 07:55 PM |
Edi Rama baraba, fluturo mbi fshesë shtrigash për hava!
Kadri Mani
/Duke lexuar Ditarin e Partisë socialfashiste/
Nga Kadri Mani
Në simbolin e PS me një lule me helm të kobrës së zezë në zemër, po helmatiset sot rinia e pafajshme shqiptare, për tekat e arrivistit më të paskrupullt në krye të kolonës së pestë!
“Sot të gjitha këmbanat e alarmit bien për Sali Berishën!”- jo por kumbonat dhe ezanët e minareve ia thërrasin tallkinin partisë socialfashiste enveriste-stalinite!
Thërrasin dhe alarmojnë për krimet e djeshme e të sotme në vijimësi, për ndarje të reja, për izolime të reja e kundër çdo përparimi e çdo lirie: për sabotimin e autostradës Durrës-Prizren!
“në këto 17 vjet si pasojë e keqqeverisjes së vendit tonë.”- po cilat ishin njato 50-vjet të qeverisjes tuaj socialfashiste enveriste-staliniste!? Ishin krimet monstruoze dje:
Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare
mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”
Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.
(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)
Dhe sot: vrasja e Azem Hajdarit, vrasja e Ahmet Krasniqit, vrasja e gazetarit Ali Uka... shpifjet e intrigat kundër çdo përparimi e çdo lirie, për rirobërimin dhe ricopëtimin e vendit!
“As në vitin e rëndë 1996 alarmi nuk ka qenë kaq kumbues”- jo po alarmi ka qenë më 1997, kur ju socialfashistët të etur për pushtet, pinit gjak shqiptari përpara kamerave!! Dhe për këtë krim monstruoz ende nuk e keni marrë dënimin e merituar.
“rrezikohet nga po ata njerëz që në vitin e rëndë 1996 projektuan e realizuan krimin shtetëror të manipulimit të votës së popullit”- është krim vota apo vrasja!?! Është krim e kob viti 1969 apo viti i mbrapshtë 1979!?!
“Kjo këmbanë bie për Sali Berishën!”- jo por bie për gallaganin (stërhellin) e për rrondokopin alias për Donkishotin e për Sançopançon!!
“vetëm, sepse ky grup nuk garanton shërbime të paligjshme për ata që sot qeverisin me korrupsion e papërgjegjshmëri.”- socialfashistë gjakatarë! Të korruptuar e të marruar të përjetshëm, të papërgjegjshëm para drejtësisë e të denjë vetëm për çmendinë.
Shqipëria mund të hyjë në NATO duke e gjuajtur me vazo lulesh Kryeparlamentaren!?
“miqtë e aleatët tanë të mëdhenj”- miqtë tuaj të mëdhenj ishin dhe janë trojka: Serbia-Rusia-Kina!!!
“dhe e ndarjes së qeverisjes nga korrupsioni”- të korruptuar ju e keni gjakun, trupin e trurin!!! Ju fiset barbare të egra- zullu!
“Zerohet rritja e pagave me vendimin e fundit të qeverisë”
“Prokuroria të nisë hetimin për shpërdorim detyre nga kryeministri”
“Me Kasharin u mbyll kapitulli i fundit i sistemit të vjetër zgjedhor”
”Qeveria eliminon misionin kushtetues të Forcave të Armatosura”
“Shqiperia ka nevoje per masa konkrete per reduktimin e krimit ne familje”
“Ndryshim rrenjesor te sistemit shendetesor permes Programit te ri te PSSH”
”
“Reforma Zgjedhore dhe Reforma ne Drejtesi duhet te kryhen paralelisht”
“Ne do ta ngreme Europen ne shtepite, qytetet dhe fshatrat tona”
“Qeveria kerkon kontroll mbi sektorin e telekomunikacionit per korrupsion politik dhe financiar”
“Rama: Berisha te zbrese nga mali i genjeshtrave e te dialogoje me minatoret”
Janë këta tituj denigrimi të pacipë dhe premtime sharlatanësh me helmeta të ndryshkura e me tenxhere në kokë mbi Rosinantin gërdallë e sonçopançot mbi gomarë!!
Turp e ndot sot e mot!
Të hapen dosjet e spiunëve më të ultë të rrugaçërisë! Të mjerët ne si na ndodhi që të na përzihen kufijtë midis akademikut e rrugaçit, midis intelektualit e kalit!?
Ajme!