| E hene, 05.10.2015, 06:56 PM |
Histori, në poezi, për
shkollarët tanë, Shkup, 1960
(Pjesë nga një tekst i shkruar si student, me ca shtesa të vogla nga koha e sotme )
Nga Reshat Nexhipi
Nxënës dhe studentë të nderuar, këtë artikull, juve ua kam dedikuar, historinë e kombit, për t’ua treguar. E kam thurrur në poezi, sa do t’ia qëlloj, një Zot e di. Sepse, s’jam poet, as shkrimtar, por student dhe gazetar. Sidoqoftë, urdhëroni e më dëgjoni, se shumë gjëra do mësoni. Historia jonë, është për lavdi, çdo popull i ka zili. Pellazgët, stërgjyshët tanë, 120 shekuj të vjetër janë. Emri Pellazg, do të thotë plak, në gjuhën tonë, shkencëtarë të huaj, këtë e thonë. Pellazgu, është njeriu i parë në botë, kështu, legjenda thotë.
12 Perënditë, 6 me 6 nga dy gjinitë, nuk janë grekë, siç këta thonë, por njerës të racës tonë. Perënditë Zevsi dhe Afrodita, kanë emra të gjuhës tonë, këtë shkencëtarë të huaj e thonë. Kjo vlen edhe për disa nga 10 perënditë e tjera, siç janë: Athina, Napoloni dhe Hera. Emrin e saj e mban Manastiri i vjetër, e themeluar nga Bardhyli dhe nga asnjë tjetër. Herraklea Linkestis i thonë, në jug të qytetit tonë.Me gjuhë shqipe janë edhe herojt e Trojës: Akili, Parisi, Elena e të tjerë, që do kujtohen për kurdoherë.
Zevsin, ne shqiptarët e quajmë Zot, dhe, këtë, nuk e themi kot. Prej tij rrjedhin Pirua i Epirit tonë, këtë, dijetarë të shquar e thonë. Ky mbret, Lekën e Madh, e kishte kushëri, këtë rrallë kush e di. Skenderbeu, Lekën e kishte emnak dhe kishin të njëjtin gjak.Pirua, Leka dhe Skënderbeu, janë kolosë të famshëm, që s’i tret dheu. Flamuri i Skënderbeut, një nga më të bukurit në faqen e dheut, nga Pirua ka dalë, 2400 vitesh më parë. Është pra, një ndër flamujt më të vjetër, që s e ka asnjë popull tjetër. Një kozmonaut shqiptar, në Hënë e ka shpënë, një kohë të gjatë, atje e ka lënë.
Pa Lekën e Madh dhe Skenderbenë, emrin Maqedoni, nuk do t’a njihte njeri. Sepse këtë emër, Leka e filloi, Skënderbeu e riafirmoi. Me betejat e tij legjendare, me qëllime kombëtare, në Maqedoni që ka bërë, emrin e këtij vendi, e dëgjoi një botë e tërë. Prandaj, në analet e historisë, ka hyrë si “Princ shqiptar i Maqedonisë”. Maqedonia, më parë, quhej Emadhi, këtë, rrallë kush e di. Pra, sllavët maqedonas, emrin e vet, nga ne e kanë trashëguar, kjo nuk duhet haruar. Këta, nga stërgjyshët tanë, edhe fenë e tyre e kanë. Sepse, Konstantini i Madh ilir, Krishterizmin e legalizoi dhe nga zhdukja e shpëtoi. Ai, po të mos ishte, sot këmbë krishteri, s’do kishte. Kryepeshkopata e Ohrit, ka të bëjë me një stërgjyshin tonë, Justinijan i Parë, i thonë. Ishte mbret i Bizantisë, nga Shkupi i sotëm i Maqedonisë, ish kryeqendër e Dardanisë.
Kukuzeli ynë, ka kontribuar tepër në Maqedoni, sepse, qindra freska të kishave, janë vepra e tij. Sllavët maqedonas, nga stërgjyshët tanë të shquar, edhe shumë gjëra të tjera kanë fituar. Kryengritja e Ilindenit, pa armët e shqiptarëve, nuk do fillonte dot, e, pa të, edhe Republika e Krushevës, nuk do dëgjohej sot. Kësaj republike, emri i mbeti i gjallë me topin legjendar, vepër e Borjarit shqiptar. Flamurin e Republikës në fjalë, e ka stolisur një shqiptare, por emri i saj, nuk përmendet fare. Ashtu siç po arrohet edhe emri i Pitu Gurit legjendar, sepse babanë e kishte shqiptar, edhepse pa betejën e tij legjendare, Krusheva nuk do dëgjohej fare. Mos flasim për Gonxhen tonë, që “Nënë e tërë botës” i thonë, kurse albanofobët vetëm shkupiane e quajnë, origjinën s ja tregojnë. Politikanët tanë, për këtë kurrë nuk kanë protedstuar edhe pse disa herë u kam sugjeruar.
S'janë vetëm Maqedonët, nga shqiptarët që kanë përfituar, por edhe plot popuj të tjerë, të gjallë dhe të ndjerë. Evropën dhe Italinë, Skenderbeu nga Turqit i shpëtoi, kurse Italinë Gariballdi shqiptar e çliroi. 24 perandorët dhe 7 papët e Italisë, i takojnë Shqipërisë, sepse kishin gjakun e racës tonë, kështu shkencëtarët thonë. Kjo vlen dhe për Napoleonin pse jo dhe për Vashingtonin, sepse ky nënën e kishte shqiptare, me origjinë kosovare. Spartaku i shquar, udhëheqës i dëgjuar, me romakët që ka luftuar, gladiatorët për t i shpëtuar, i takon racës tonë, shkencëtarë të njohur këtë e thonë.
Greqinë, arvanitasit tanë e çliruan, përkrahjen e Ali pashë Tepelenës përfituan. Pa të, kryengritja greke, edhe sikur të fillonte, qysh në djep do ta pësonte. Figurat më të shquara të Greqisë, kanë gjakun tonë, por këtë, nuk guxojnë ta thonë. Kjo vlen edhe për qindra vezirë, pashallarë, dhe agallarë, disa sulltanë të shquar, Turqinë që kanë afirmuar.Mos flasim për Ataturkun që e nje një botë e tërë, për veprat që ka bërë. Turqinë e çliroi dhe në rrugën evropiane e drejtoi.Egjiptin, shqiptarët nga sulltani e shpëtuan dhe 3 shekuj me të drejtuan. Kjo vlen edhe për Algjerinë, të cilës tre vëllezër shqiptarë, ja sollën lirinë dhe në krye të saj qendruan, derisa e stabilizuan.
Mbretët e Malit të Zi dhe të Serbisë, origjinën tonë kanë. Ata, jo vetëm që u sllavizuan por trojet shqiptare zaptuan. Car Dushani, nënën e kishte as shqiptare, dhe tepër kordhëtare. Marta e quanin, në Shkup është varrosur, dhe sikur të ishte sllave, pranë të shoqt do ishte vendosur. Për shkak të origjinës shqiptare, emri nuk i përmendet fare. Karagjorgje Petroviqi, kryengritjen që e filloi dhe Turrqinë e dërmoi, me origjinë kelmendase ishte, ushtarë shqiptarë trima i kishte. Por luftuan për Serbinë, aspak për Shqipërinë.
Nushiqi, komediograf i shquar, në Evropë i dëgjuar, gjyshin shqiptar e kishte, nga rrethi i Manastirit ishte. Belo atë e quanin, dhe tërë e respektonin, por për shkak të origjinës së tij, nuk përmendet në histori. Figurat më kryesore të Kroacisë, nga Zara e Dallmacisë, arbëreshë të shquar ishin, pozita të larta kishin, i nje Evropë e tërë, por, përveç Stipçeviqit, për kombin e vet, asgjë s kanë bërë. Rumania nga ne, 15 princër të shquar ka fituar, sidomos Elenë Gjikën, femrën më të emancipuar, në Evropë dhe më gjërë, e nje një botë e tërë. Amerika nga shqiptarët ka fituar, artistë dhe kozmonautë të shquar, si dhe kongresmenë të dëgjuar, siç është Diogardi me famë, e shumë të tjerë, të gjallë e të ndjerë.
Nxënës dhe studentë të nderuar, kam edhe diçka për t iu treguar, edhepse nuk do t iu besoni, por të paktën më dëgjoni. Në fillim, edhe unë nuk iu besova, për sajesa i mendova, por meqë autorët janë të shquar dhe të huaj, fillova t iu besoj. Këta, veç tjerash, thonë: emrat Afrikë, Azi dhe Greqi, janë të gjuhës tonë, ashtu siç janë: Paris, Moskë, dhe Romë. Fjalët frikë, i zi dhe gra, kanë të bëjnë me Afrikën, Azinë dhe Greqinë, kurse fjalët: i pari, mushkë dhe rrumbullak , lidhen me Parisin, Moskën e Rusisë dhe Romën e Italisë. Të gjuhës tonë janë edhe emrat Algjeri, Aleksandri, Dalmaci e Kroaci, poasdhtu dhe emrat Veneci e Italisë, Lisboni i Portugalisë, Troja e Turqisë, Himalajet e Hindisë, Marsei i Francës e të tjerë, të cilat do t ua tregoj tjetër herë.
Tëra këto që theksova, nga xhepi dhe mendja s i nxorra, por nga autorë të tjerë, që mund t’ua zbuloj çdo herë. Kaq për sot, nxënës dhe studentë të nderuar, herë tjetër, gjëra të tjera, kam për t’u treguar. Më falni, që do harronja, gjënë më të rëndësishme, t ua tregonja: Tëra këto, më sipër që apostofova, dhe shumë të tjera që anashkalova, në vendet adekuate të librave tuaja t i shkruani, kurse të pavërtetat, me flomaster të zi, t i eliminoni. Vetëm kështu, albanofobët do t i detyrojmë, budallallëke paskëtaj mos shkruajnë. Sepse, para fakteve, hesht edhe Zoti, e jo do historianë, që nuk dinë, çfarë origjinë kanë. Fare në fund, edhepse, është jomodesti, do t iu jap një porosi: Këtë tekst, me shkronja të arta ta shkruani dhe, si sytë e ballit ta ruani, në muret e shkollës ta postoni, në në shfaqje të ndryshme ta lexoni. Brez pas brezi të përcillet, e jo, siç çdo tekst, pasi lexohet, në shportën e plehrave drejtohet.
Këtë tekst, para se ta dërgoj, një miku im e lexoj dhe gjëra të tjera më tregoj, që këti shkrimi t ia shtoj. Seriozisht ose me shaka, veç tjerave, më tha: ,,Të parëve tanë, u kishte marrë koka erë, luftonin për të tjerë, kombin e vet, e haruan, vendet e huaja afirmuan. Kjo, edhe sot po praktikohet, kombi po arohet, politikanët tanë, mendjen vetëm në paratë e kanë. Prandaj, mblidhuni o shqiptarë, të bëjmë benë, të kujtojmë Skenderbenë, se kombi ynë nuk shkon mbarë, Kosova mbeti e ndarë, shqiptarët e Maqedonisë, janë me lot për të qarë. Shqipëria diktaturën po afirmon, demokracinë rrezikon. Kurse dy shkrimtarët e shquar, të ditur e të dëgjuar, heshtin dhe nuk shkruajnë, për tëra këto marëzira që dëgjojnë: Qeveria, këmbë e kokë e koruptuar, parlamenti i kriminuar, si kurrë ndonjëherë, përveç diktaturës të ndjerë.
Këto, janë fjalët e mikut tim, emrin ja lashë anonim, se kjo ishte porosi e ti, shkaqet, vetë ai i di. Përndryshe ,,Patriot,, me nofkë i i thonë, është nga ana jonë. Fare në fund, më propozoj, këtë tekst, në gazetë mos e dërgoj, por me figura kombëtare ta zgjeroj, si mini librushkë xhepi të vogël ta botoj, çdo familje ta disponojë, herë pas here ta shfletojë, historinë e kombit mos e harrojë. Mirë e ke, i thashë unë, por shumë para do kjo punë. Ai, që, këtë mundësi e ka, nga unë pengesë s ka, vetëm një kusht të plotësojë: gratis ta distribuojë, se mund të keqkuptohet, emri të më denigrohet.