| E hene, 05.10.2015, 07:16 PM |
Begzat RRAHMANI
GJAKU I PASTËR
Me ushtri të madhe
U kthye Kastrioti
Të çlirojë vatanin
U gëzua edhe Zoti...
U rrit e u shkollua
Mirë, pa nënë e babë
Ato i kishte në zemër
Dhe të shenjtën SHKABË...
Bindi gjeneralë e komandantë
Dhe të madhen ushtri
T’ia kthejnë shpinën
Bishës e kuçedrës Turqi...
Nuk është thoshte tradhti
Të tradhtosh armikun
Për të mirën e kombit
Të vëllait e të mikut...
Ka pasur dezertor
Por edhe renegatë
Siç ka edhe sot
Prandaj janë të ngratë...
Ai përherë thoshte
Luftoj për shqiptari
E kurrë s’ kam menduar
Për të bërë tradhti...
Po ashtu thoshte Kastrioti
S’ ka vlerë posti e pasuria
Për GJAKUN E PASTËR
Ka vlerë SHQIPTARIA...
Ia arriti qëllimit
Prandaj ka lëvdata
I ndërtojnë lapidar
Dhe i ruhet SHPATA....
I - S -T - A - T
ISTAT jetojnë mirë
Por jo edhe si njerëz
Me tradhti të pa parë
I ranë me shqelm vlerës...
Këtë e kam thënë
Përpara shumë mot
Shumë shokë më thoshin
Ia ke futur koti...
Tash janë bindur
Më shumë se unë
Ato që i lëvdonin
Tash i shajnë më shumë...
Lëvdohen me administratë
Dhe punë me shumë vlerë
Harrojnë se s’kanë dokumente
Nesër i mban një e vogël erë...
Qytete e fshatra
I kanë mbushur me varre
Atje i thërrasin heronj
Ku duhet si përmendin fare...???!!!
TË POSHTËR E TË MJERË
Sukses më të madh
Kurrë s’kemi pasur në jetë
Kemi aq shumë varre
Që bëmë me dorën vet....
U vranë për ideal
Të shenjtën liri
Në realitet fituan
Të egër robëri...
Me gojën e vet thanë
Luftuam për të tjerë
E gënjyen popullin e vet
Të poshtër e të mjerë...
Sa shumë i duan
Paratë e pista
Ato të marrë
E të mjerë stalinista...
E shiten vetveten
Si kurva e rospia
Që kurrë s’mbahet mend
Te kombet e shqiptaria...
ATIJ ATJE I THANË:
Tash çdo gjë zbulohet
Dhe publikohet në gazetë
E mirë apo e keqe
Atë që e bënë vet...
Atij atje i thanë;
Me shokë e ndan gruan
Kurse vjehrrën e bukur
Si sytë për vetë e ruan...
I mërzitur në zyrë
Derdhte lot pa zë
Edhe çfarë do të zbuloni
Të këqija për mua më...
Kurse ne këtu në parti
Japim për një vend pune
Para, nënë, grua e fëmijë
Dhe i nënshtrohemi çfarëdo dhune...
Pastaj këndojmë e bredhim
Me zemër të djegur
Duke thënë se edhe atë
Dikush ka për ta rrjepur...
Do të plasi sherri
Edhe në këtë Oazë
Si bombat që plasën
Ngadalë e fazë-fazë...
Miushët do të futen
Thellë në birucë
Se të gjithë kohën
Janë përpëlitur në llucë...
Dielli s’ ndalet o horra
Ka lindur e do të lind
Populli u ka duruar
Por tash thellë është bind...???!!!
BIBLA E DYTË
Shumë herë në këtë shtet
Me emrin Maqedoni
Lindin shumë befasi
Me të vërtet mrekulli...
Lindi Bibla e dytë
Me emrin ENCIKLOPEDI
U rit gjatë luftës
U promovua në parti...
Vërtetë arritje e madhe
Për këto njerëz të zgjedhur
Që kombin e vetveten
Në bërllok e kanë hedhur...
Për programet shkollore
Bazë kanë ENCIKLOPEDINË
Gjeografët e historianët
Na krenohen me dijeninë...
Sahanlëpirësit tanë
Bëjnë një amin të madh
Ecin si kuaj e gomarë
Kokën lartë e këmbët zbath...
E habisin botën
Si e zhdukin vetveten
Për një jetë derrçe
Mbyllin sytë për të vërtetën...
Mendojnë se çdo gjë mbaron
Kur vetë do të cofin
E harrojnë atë që kanë parë
Por edhe atë që do të shohin...
Çohu popull-aktivizo
Gishtin e fortë tregues
Zhduki këto hiena
Të kombit shfarues...???!!!
ME DRY E ME REZE
Sa trima ka pasur kjo anë
Që si njeh aspak historia
Në mesin e tyre hynë tradhtarët
Dhe atyre u zhduket hija...
Historinë nguten e shkruajnë
Bashkë me urdhëruesin
Ngrihen në piedestal
Bashkë me pushtuesin...
Tradhtarit si pengon urdhëruesi
Është me kryq a me hënë
Veç ai të ketë emër
Dhe të ketë për të ngrënë...
Këto njëqind vjet
Të historisë së re
Mbi këtë anë
Re të zeza ka mbi ne...
Si në kohën e të kuqit
S’lejohet të kryhet profesioni
Harxhoni për fakultet
Dhe nëpër botë shkoni...
Shtetit i duhen pare
Të mira apo të këqija
Kuadro të përshtatshëm
Vizë tu japi tradhtia...
Për ato të tjerët
Vizë jep ryshfeti
Shumën e cakton
Si të sillet ruleti...
Të lumtë moj shqiptaria ime
Gjete burrë, hallë e teze
Të gjithë rrugët i ke mbyll
Me dry e me reze...???!!!
NË DORË MBAJNË FLAMURIN
Ku shkojnë hoxhallarët
Këngëtarë e këngëtare
Në dasma e në mort
Ato marrin pare...
E bënë copa copë
Popullin e mjerë
Si ato të politikës
Por edhe shumë të tjerë...
E bëjnë në emër kombit
Por edhe të madhit Zot
Ka qenë edhe përpara
Por jo siç është sot...
Në dorë mbajnë flamur
Të tjerët mbajnë Kur”anin
Por në shpirt e zemër
Përherë kanë sovranin...
Njëri këndon ilahi
Ai tjetri të lezetshme këngë
Populli i mjerë ngel
Pa pantallona e mëngë...
Si dikur Turku
Që mblidhte haraç
Përveç liderëve populli
Këto mbi kokë i ka saç...
Plakat e pleqtë
Dhëndrit e nuset
Bëjnë pak qejf
Por i shterin puset...
Pastaj plas sherri
Te ato në shtëpi
Ikin të rijë e të reja
Atje ku si sheh njeri...???!!!
DJEGËS SPEC
Liderët kanë bërë krime
Në popull e në shtet
Po të kenë pak ndërgjegje
Varen për herdhesh me dorën e vet...
Por ato s’ janë burra
Ato janë burrecë
Prandaj populli duhet tu fus
Në prapanicë një djegës spec...
Votën t’ ua japin
Atyre me mend
Ndoshta atëherë
Do të vinë në rend...
Çfarë u kërkon koalicioni
Këto krejt ua japin
Këto çfarë kërkojnë
Marrin më të gjatin...
Kemi pasur të lig
Por si këto kurrë
Edhe pse kemi menduar
Se do të jenë mur...
Krejt ndyrësirat
U dolën mbi det
Jemi bindur më
Nga mendtë janë shkret...
Është mirë të mbyten
Te shurra e pulës
Dhe krejt të varrosen
Te çifligu e Sulës...
Atje do tu bëjmë
Një të madh lapidar
Në majë do të jetë
I madhi gomar...???!!!
MATRAPAZA E HORRA
I vraftë qumështi i nënës
Intelektualë-profesorë
Që dhënë dhe e japin votën
Për matrapazë e horr...
Ato bëjnë tradhti
Intelektuale e kombëtare
Popullit të vet-
Përditë i hapin varre...
E shesin prapanicën
Për një vend pune
Përherë janë me frikë
Maltretime e dhune...
Veçanërisht ato që merren
Me drejtësi e ligje
I dëgjojnë ato horra
Që thonë popullin digje...
Flasin si të çmendur
Për Marrëveshjen e Ohrisë
Aty i venduan pikë
Kombit e drejtësisë...
Jeni Pakicë e Madhe
Universitet për vullnet
Prej kombit të shenjtë
Një ditë kurrgjë s’ mbet...
Mjekoni me kohë
Plagët që i hapët
Ju intelektualë të mjerë
Që na çoni krejt prapët...
Mos e matni të mirën
Me luksin e juaj
Në vendi e të parëve
Për post ndieni të huaj...???!!!
PAZARLLËK NË KALA
Sa e mirë na doli
Kjo nuse me lale
Me kombin mbaruam
Qysh kur ishim në kale...
Aty bëmë pazarllëk
U shitëm shumë lirë
Juve ndoshta u dhimbset
Por për ne është mirë...
Thesi me marka
Na erdhi menjëherë
Thanë dimër s’ do të keni
Përherë do të keni verë...
Darka e dreka
Haje me bollëk
Për komb zjarri
Vëllezër duhej fik...
Krejt do të bëhen Ramçe
Ne pak më tepër se Faiku
Ato që do të bëjnë prapë
I pret plumbi e kamxhiku...
Çfarë ju duhet arsimi
Mjaftë keni nëntëvjeçar
Të dy Universitetet
Do tu jenë marrë...
Me germa të arta
Do të huni në Histori
Tamam si Neroni
Por ju për çmenduri...
Xha Biti e ndjente të keqen
Prandaj derdhi shumë lot
Akoma se ka kalbur toka
Për atë që bëni ju sot...???!!!