Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Kënga e lotit

| E merkure, 30.09.2015, 08:30 PM |


Titulli :

Kënga e lotit (Poezi)

Autor:

Xhevahir  Cirongu

Redaktor:

Adem  Zaplluzha

Korrektor:

Mirela  Gumeni (Cirongu)

Kopertina:

Aleksandër Lleshi

Botues:

(.......................)

 

Durrës , 2016

 

ISBN..................

 

 

Xhevahir   Cirongu

 

 

Kënga e lotit

 

Poezi



Thënie të formuluara nga autori:

 

''...Dituria i qëndron afër të paditurës. Ajo e mëson të paditurën si të rrugëtojë në jetë por.....! 
Mirpo, fatkeqeisht e paditura ngaqë s'e kupton dot diturinë e përbuz atë deri aty sa e lëndon gjer në skutat e shpirtit diturinë. Kështu,e paditura bie në greminë. Si rrjedhojë e kësaj, atëherë kujtohet dhe kërkon për të shpëtuar nga fatkeqsia, Diturinë!''.

( Xhevahir Cirongu, dhjetor  2014)

 

’’ Kur lindim derdhim lot gëzimi, por edhe kur largohemi nga kjo botë përsëri derdhum lot hidhërimi. Sa çudi me të vërtet!? Pse ndodh kështu, - pyesim ne!
Por ja, një përgjigje egziston:Sepse nga loti kemi lindur e me lot ikim në parajsë drejt lumturisë së përjetshme...!’’


                                                                                              ( Xhevahir Cirongu, dhjetor 2014 )

 

'' Ilaçi më i mirë që shëron plagën e shpirtit në trupin tonë njerëzor, por edhe që forcon kockën edhe e bën më fosforishente atë, është diellësia e fjalës së mirë!''

( Xh. Cirongu, shkurt  2015)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hyrje

Ka shumë njerez që kohën e lirë e shfrytëzojnë me mënyra të ndryshme. Xhevahir Cirongu është nga ata njerëz, që kredon e vet shpirtërore e shpalos në shkrime të sinqerta e të thjeshta. Ai me mënyrën e tij fotografon pjesën e fragmenteve nga realiteti që jetojmë, duke vënë në kornizë ndërmjet fotografimit, gjykimet e tij. Kjo për mendimin tim është një lloj vlere që autori e shpalos herë pas herë me mjete të thjeshta dhe me një gjuhë komunikuese të ngrohtë, të botës së ndjenjave shpirtërore.
Është për t’u theksuar se nga libri në libër ky autor vjen duke shpërfaqur gradualisht elementët të cilët arrijnë të performojnë profilin krijues të tij. Kjo krijimtari që vjen së brendëshmi, prej ngacmimeve të vazhdueshme të shpirtit, si karakteristikë e çdo natyre krijuese në misionin e tij, të shoqëron si jehona e përrenjëve të rrëmbyeshëm e ujëpastër të vendlindjes së tij, që teksa rrjedhin drejt detit përhapin freski, mirësi jetëdhënëse. Xhevahiri përshkuan episode, portrete, dhimbje, tavolinat e gëzimeve, natyrën e papërsëritëshme me imtësi detajesh e ndjesish përjetuese.
Nuk ka gjë më bukur se të lexosh krijime të tilla me plot pathos e përkushtim qytetar, ndjenja të sinqerta dhe besnike për dashurinë ndaj njeriut, dashurinë ndaj atdheut, dashurinë ndaj asaj që është në shërbim të së mirës për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Mënyra me të cilën është shprehur në shkrimet patriotike, të cilat janë të pashkëputura nga këndvështrimet pozitive për heronjtë e kohës, vlerat e mirëfillta, më së shumti i shërben evidentimit të vlerave kombëtare, shoqërore, duke krijuar një ndjenjë respekti për kohën që ndodhemi me vrulle jete, imagjinatë pasionesh dhe aftësinë krijuese për t’i shëndërruar në vepra artistike.

 

Pëllumb Gorica

Poet

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në rrugicën e lagjes

 

Në lagjen time është një rrugicë
Anash saj është shtëpia ime,
Sa herë që mbi atë s’kalon njeri
E shoh të trishtuar e të plakur,
por edhe të heshtur.
Kur kaloj mbi gurë të shtruar kalldrëm
I ndjej hapat e mij që trokasin mbi gurë,
Pa dashur ajo bëhet e gëzuar, e qeshur
Sepse mbi gurët e saj hodha hapin e parë.
Edhe unë jam plakur me thinja të bardha në kokë
Më kujtohen moshatarët kur luanim në rrugicë;
Aty te ata gurë të lëmuar nga hapat tanë
Kur ishim fëmijë pa dashur gjunjët edhe kemi vrarë.
Kanë kalur shumë vite e të freskta ruaj kujtime
Diku mbi gurët e rrugicës ka ende gjak të tharë,
Në shpirtin tim gurët ndriçojnë si yje
Prandaj, ata gurë të rrugicës sime si kam sharë.

 

 

 

 

Letër nënës

 

Malli për ty o nënë më ka marrë
Për sytë e tu plot dritë e çiltërsi,
Për gjoksin tënd të ngrohtë si zjarr
Aty ku mbështeta kokën kur isha fëmi.

..Dhe për flokët e thinjur më ka marrë malli
E për ledhatimet e ngrohta me ato duar,
Ah!Rrudhat e thelluara nga vitet mes ballit
O nënë, njëri pas tjetërit ty t’i kanë shtuar.

Malli im o nënë është prej refugjati
As thuhet me fjalë,as shuhet s’shkruari në letër;
Dhe zemra ime hapet si brazë ugari
Atëherë zë e nis për ty një mall tjetër.

Dhe malli im tretet në vetvete
E shtohet për ty pa pushim,
Ah s’të thashë dot të ëmblën fjalë
Kur po mbushje ujë te pusi i shtëpisë.

Do vij së shpejti o shtrenjta ime nënë
Të puth gurët e dheun e vedlindjes sime,
Le të tretet malli si kripa e detit në valë
Lotët e dhimbjes do ti dërgoj atje nën dhe.

Shi në qytetin tim

 

Mbi  kodrën e qytetit tim
Si pulëbardha retë zbresin atje,
Në dallgët e detit lënë puthjet
Dhe lotin e qiellit te një ulli.

Atje në tapetin e gjelbër diku
Këmbëkryq ulem e pi vesën,
Ndërsa nëpër degët e pemëve
Qëndrojnë varur retë e yjet.

Pse u larguan yjet e retë
Mos i tremba unë ato!?
Nëpër kaltërsinë qiellore
Nxitojnë që të marrin ,
një grusht ujë për të shuar etjen.

Herët në mëngjes atë ditë gri
Filloi të lotojë syri i kaltër vjeshtak.
Pas kësaj, ashtu në fshehtësi
U lanë muret e kalasë së lashtë.

Ndaloj e vështrimin hedh në horizont
Pas shiut një fjongo ylberi ullishten vesh,
Unë, së bashku me njerëzit e qytetit tim
Bisedojmë me valët e  bardha të detit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I putha gjethet e vjeshtës

 

Erdhi vjeshta me ngjyrat e saj

peizazhi i gjetheve,

nëpër degët e pemëve

në gji zjarre ndezur mban.

…Kurse dielli i përflakur vjeshtak

nga syri i zjarrtë në perëndim,

ngadalë mbi kolorin e gjetheve

lë ngrohtësi,

pastaj, nën zë me to kuvendon.

Degët lakuriqe të një peme

qanin në vetminë e pyllit,

kolori i gjetheve të viteve

qe tretur së bashku me gjethet.

Pse u venitët,

ju gjethe të gjelbra?!

Aty mbi trung,

në degët e thata

këngën e vajit latë.

As këngën bilbilat

më aty s’e këndojnë,

sa herë ata kthehen

te dega e thatë,

flatrat e krahëve shkundin

si për t’i thënë lamtumirë.

Pas  kësaj

në ditën gri të vjeshtës,

edhe unë vrapove te pema e thatë

te shelgu lotues degëvarur,

një gjethe vjeshte kolori

e putha me vrapë.

Durrës, 28 shtator 2013

 

 

 

 

 

Unë  flas  me  plepin

 

Te plepi dikur kam bërë gjumin e fëmijërisë
Dhe zogjtë në foletë atje nëpër degë,
Meloditë e këngëve i derdhën mbi mua
Së bashku me flladin e pjalmit të erës.

Ashtu, pa kuptuar vitet vraponin
Zhurmimi i gjetheve iso u mbante,
Nëpër  gjumin ëmbëltor ëndrrat zgjonin
Enigmën e jetës që askush se dinte.

I mblodha vitet në shportën e qërshive
Një nga një nën hijen e plepit i numërova,
Lëvorja e plepit pa dashur ishte plakur
Lot i dyllt i ditëve nën gjethe rrinin të fshehura.

Intervista e jetës do zverdhet si limon
Dhimbja një ditë  vjen e do bëhet gur,
Pas kësaj, kuçedra vdekje të gjitha i helmon
Kurse  nesër një plep i ri do u flasë
Atëherë  ju lexoni epitafin e do heshtni.

 

 

 

 

 

Poetit  Adem  Zaplluzha

 

Takohem te vargu yt
Aty lë një mendim,
Pastaj,… vargu shkrihet
dhe trupi im bëhet një,
Aty me trupin e atdheut tim.

 

Durrës, Shtator 2013

 

 

 

 

 

 

Emri yt flamur mbi re 

(Kjo poemthë i kushtohet dëshmorit Jashar Jashari, birit të fshatit Strofc-Vushtrri, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë së Kosovës)


1. Strofci ynë ka lind shqiponja
Vargje shkrova për historinë,
Stërgjysh- babë edhe nëna
Për lavdinë sot këndohet kënga.


2. Në do kombin e Shqipërinë
Por dhe nderin e flamurë,
Që të shkruash emrin te guri
Edhe gjakun derdh për Atdhe
Bir i Strofcit Jashar Jashari
Emri yt flamur mbi re!

3. Moj Kosovë si dritë e hënës
100 vjet sundoj Serbia,
Qysh nga koha e lashtësisë
Ke folur veç gjuhën e nënës.

4. Për mbi varr të Halit Gecit
Gurshtin lart ngriti ‘’Duraku’’,
Meteorët bënë betimin
Te beteja e Hamidisë
Hapën flatrat e lirisë.

5. Drejt shqipes erdhën kosovarë
Lotët në sy mbetën të tharë,
Qindra djem e vajza si luanë
Me shkaun ata luftuanë.

6. Ishte dita e 14 marsit
E vitit ’99-të;
Në Livadhet e Qërshisë 
Mbi shkëmb çeli lulja e lirisë.

7. U vranë pleqë, u ther fëmija
Ngjarja tundi gjithë planetin,
Lokja nënë kështjellë mbeti
Nëpër breza, deri sot
Kurrë gjakun të mos e shkelni
Betohuni te i madhi Zot! 

8. Neve jemi evropianë
Amerika na u ndodh pranë,
Ndal masakrën moj Serbi
Se këtu i thonë Shqipëri. 

9. U nxi qielli e u dridh toka
Bijtë e tu Strafcok luftojnë,
U skuq me gjak edhe shkëmbi.
Jep kushtrimin Jashar Jashari
‘’ U thotë trimave luftoni
Pozicionet mos lëshoni!’’.


10. Por një plumb i mallkuar
Trimin e qëllon te trupi,
Syri i shkëlqeu si çika
Lindur- rritur në ato gryka.

11. Nënës seç i çunë fjalë
Në betejë djalin kanë vrarë,
‘’Mos ma thoni këtë fjalë 
Për lirinë e Kosovës
Djemtë rrojnë- i kemi gjallë!’’

12. Tufa lulesh karafili
Në gjoks nëna djemëve u vuri,
Dhe lotët ndaluan mbi faqe
Shpirti tyre sot prehet në paqe.

13. Te Kosova është krenaria
Gjaku tyre s’ka të tharë kurrë,
Në do kombin e flamur
Për mbi gur gëdhendur LIRIA
Në shekuj rron PAVARESIA!
***
Durrës, 27 Janar 2014.

 

 

 

 

Puthjet e gjyshes  ylberedrite

 

Ah, sa mall kam për gjyshen time

Kanë kaluar shumë vite,zërin s’ja dëgjoj,

Më thoni pra, ku ndodhet ajo mysafire

Në ç’planet sekret duhet ta kërkoj?!

 

Në gjunjë u ula e putha qemerin e portës

Buzët mbi gur etjen e mallit aty shuanë,

Si dikur i thirra me gjysëm zëri gjyshe Fatimes

Nga qielli si hije zbriti portreti i saj

Më kapi për dore e më puthi ngadalë.

Eja më tha nipi im të përqafoj fortë

Mos vallë isha në ëndërr, syri gjyshes lotoi,

Atje te gurët e portës së shtëpisë së vjetër

Oshëtima e ujrave të përroit Raven e Selgjin

Kujtimet e vjetra sërisht ato m’i rizgjoi.

 

Fjongo ylbere malli u derdhën mbi mua

Dhe gjyshja ime Fatime tretur te yjet,

Thinja të bardha mbi kokë,valë ujë krua

Si ylberedrite gjyshja ka lënë puthjet.

Në kopshtin e zemrës time, e shtrenjta gjyshe

Lulet e dashurisë njerëzore në shpirt mi mbolli,

Gjurmët e viteve u tretën ashtu si bora.

Ah, s’ju vure atyre dot fre,

S’bashku me mallin e dhimbjes te yjet

Lulet e lotin dhuratë t’i çova atje nën dhe.

 

Durrës, 13 maj 2014

 

 

 

Pengu i lotit

Shiu i pranverës butësishtë ra ngadalë

Nga qielli u derdhën një nga një luleloti,

Shtëllunga resh të çara si me daltë

Ndaluan trishtimin atje te shkëmbi.

Dhe nata ra të flejë në gjumin e sajë

Jorgan hodhi mbi vete retë e bardha,

Lartë në qiell yjet tirrnin fjalë

Te shtrati i gjumit tregohej veç përrallë.

Dalngadalë u thërrmuan vitet nga ai shkëmb

S’bashku të dy ecëm nëpër kohën e trishtë,

Një çast ndaloi shiu te plaga që dhëmb

Kurse xixëllonja bënte dritë te lastari i hardhisë.

Në shtratin e gjumit tek të dy erdhën

Vitet e jetës me thinja kujtimesh malli,

U zgjuan ëndrrat të bardha pëllumbi fluturuan

Ndërsa yjet e këputura pengun e lotit lanë.

Durrës, 01 Maj  2014

 

 

 

 

 

 

Në folenë e dritës hënë

 

 

Nën hijen e hënës

Ëndrrat vrapuan për te ty vendlindje,

Pastaj, një çast aty ndaluan

E takuan Netën, Rovenën e motrën  Xheni.

Një zog pëllumbi,  nga retë zbriti

Me emrin Riklajdo, vëlla na erdhe,

Dhe drita e hënës  ngjyrë floriri

Në zemrat tona u derdhën lumenjë gëzimi!

Dhe engjëlli me flokë gështenjë

Tunjatjeta na përshëndet çdo ditë,

Në kullë të shpirtit të motrave

Fluturon   Xixëllonja – dritë,

Me ty vëlla, vallzojmë çdo ditë.

Këngën në djep të këndoi  Nerënxa

Dhe puthjet e flladit të erës,

Nina- nina- Niati dhuroi

Së bashku me dritën e hënës.

Pastaj, këngët  e zanava ndaluan,

E puthjet  çelën në gush zambak

Te Riklajdo aty qëndruan..

Sa herë prekim  ballin tënd

Dhe puthjet   lëmë te liqenet e kaftë,

Aroma e vendlindjes – Leskovë

Fushës në  Vranisht  takon

E përqafohet me erën e malit të Thatë.

Në  folenë e dritës  hënë

Miliona  yje  atje   vezullojnë,

Mbi gjethet e akullta të reve

Së bashku me netët  e janarëve

Në gjokse mburojë jorgani

Të qeta  gëzimet  aty  flenë.

 

Durrës, tetor  2013

 

 

 

 

 

 

 



Në udhëkryqe semaforët ndezur

I vetmuar eci në rrugën e jetës gri
Nëpër shtigjet e pashkelura kërkova diçka,
Atje, te ai lis shekullor fjalët qëndisë
Me fjongodrite shkruaji,dikush më tha.

Nën hijen e degëve të lisit,gjethet numërova
Nga flladi i erës u shkundën, supeve më ranë,
Eca i vetmuar, rrugës së kujtimeve s’u ndala
Pse u trembën gjethet, në ç’yll ata ndaluan!?

Dhe shirat e viteve, u derdhën mbi mua
Gjethet e lisit ranë si yje në shportën hënë,
Atëherë kuptova se jeta vërtet qënka si liman
Le të fryjnë erërat e kohërave, ato i putha deri në rrënjë.

Pluhëri i kohëve, shkruar nëpër epitafe
Te emëri nënë, puthjet la drita-hënë,
Statujat e vdekjes era i shtyn deri te yjet
Dhe unë në heshtje gdhenda veç fjalë.

Kohët në udhëkryqe, semaforë ndezur
Vështrimin treta tutje atje te ajo kodër,
Lisi shekullor në trung çfarë mban fshehur!?
Hënën mban supit, dritë ari larë.

         Qërshor, 20.06. 2014

 

 

Kënga e lotit
(Këtë poezi ia kushtoj mbretëreshës së këngës shqiptare, Artistes së Popullit Vaçe Zela)

Lotët e shkurtit u dërdhën mbi arkivol
dhe yjet zbritën nga qielli
duke e përqafuar.
Në heshtje mes lotëve
dëgjohej zëri i saj që këndonte
valsin e këngës.
Heshtje, heshtje, heshtje!
Vetëm tingujt e kitarës dëgjoheshin.
Pranë arkivolit të Vaçes
Shqiponja kishte hapur krahët për të fluturuar.
Në sytë e saj lexova fjalën - Atdhe!
Dhe plisi i dheut shkroi me gërma të arta Vaçe!
Pastaj, këndoi valsin e këngës të Vaçes.
E dëgjoj mbretëresha e këngës shqiptare
Së bashku me yjet në qiell ndaloi mbi re,
Atje me yjet
Në përjetësi do këndojë këngët e atdheut.
Edhe unë këndova për Vaçen
Mbi arkivol këngën e lotit.

Shkurt, 06.02. 2014.

 

 

Kush tha se vdes dashuria

 

I hapa portat e shpirtit tim

Dhe flladi i erës  pjalmin

Të luleve derdhi aty.

Dallgëve të detit çdo ditë u buzëqesh,

Me mallin e zambakëve të bardhë

Në heshtje takon dashurinë

Që fshehur qëndron diku.

Ashtu vjen një ditë, si lind i shkreti njeri,

Ecën kalëruar mbi vitet e jetës

Dhuke shkundur petalet e viteve

Dhe s’u vë dot  fre.

Ah’ kjo vdekja jonë si lakuroq i natës

Te shpirti ynë ajo fle.

Ikën- ikën e tretet materia e trupit  tonë,

Dhe pas si shenjë gurin e lë atë mbi dhe.

Unë s’flas dot se isha aty nën  tokë,

Por e pash ndjenjën e dashurisë

Ajo s’kishte vdekur!

S’ishte e vërtetë ashtu si më thanë

Te gonxhet e luleve të prillit

Me diellin e vesën putheshim

Unë e dashuria  ishim  gjallë.

 

Durrës, 03. Mars 2014.

 

 

 

 

Sytë  e  kaltërsive

 

Sytë e asaj vajze janë të kaltër

Dhe brenda tyre lexon vetëm jetë,

T’i kisha dhe unë, jo për hatër

Sa çudi do të ishte me të vërtet!

 

Vrapova rreth botës si Magelan

Askund s’gjeta të tillë sy të kaltër,

Aty mes malesh si jagavan

Dy vajza e djali rrinë sy hapur.

 

Njëra  vajzë e ka emrin Lurë

Dhe tjetëra emrin Prespë e ka,

Ujëra rrjedhin nën akull e borë

Tek sy kaltëra vallzon veç zambak.

 

Dhe djali mes pulëbardhave-Ohri

Shtegëton nga Korabi në Mal të Thatë,

Takon motrën Lurë e Prespë me dashuri

Kështu janë vendet e mija:vërtet si mjaltë.

 

Durrës , 06 Maj 2011.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fyelli i Çobanit 

Aty nën gunë fyellin ai mban 
Si një këlloçkë me zogj e cicërima, 
Zgjohen atëherë kur puthin buzët 
Fryma merr jetë kur lëvizin gishtat 
mbi brimat e hekurit të ftohtë. 

Gunën e dhirtë çobani krahëve hedhur 
Fyellin përkëdhel i ulur tek ai gur, 
Tingujt oshëtijnë grykës tutje derdhur 
E ëmbla melodi monopatit gjithë nur. 

Dhe këngën zogjtë e pyllit ndaluan atë çastë 
Melodinë e fyellit me ëndje dëgjuanë, 
Bisqet e barit po mbinin në tokën e zbraztë 
Prapë valsin e këngës zogjtë kënduanë 
dhe me melodinë e fyellit u bashkuanë.

 

Shi vjeshte

 

Mjegulla kish’ rënë supeve të maleve

Në gjethet e pemëve pigmenti i vesë qante,

Te porta e hekurt ndalonin gjethet e vjeshtës

Era lozonjare i përkëdhelte  me duart e ashpra.

 

Qielli i vjeshtës kishte veshur gunën e zezë

Dhe retë ishin të grisura si një çarçaf i vjetër,

As vetë nuk di se ç’kërkova atë natë

Veç shirat e vjeshtës , pikëllimin lanë aty në parmak.

 

Atje në mjegullën e bardhë pash lot nusesh

Vallen e gëzimeve qëndisnin me mëndafsh,

Me ngjyra buzëkuqësh nusesh mollët varur në degë

Flakëndezura - shami në oborr vallen  kërcente.

 

Në frutin e shegës nata ra të flinte

Dhe unë me yjet tek porta i përgjumur prita,

Shiu i vjeshtës ngadalë m’u derdhën    supe

Hëna  dritëargjend më tha : ‘’ fli i qetë me mua.!’’

 

Rritet një pulbardhë

 

Që kur u krijua bota

dhimbja na ka ndjekur

si njerëzit, e gjallesat e tjera;

sa dhimbje ndjen në zemër?

kur rritet një pulëbardhë?!

zogjtë e saj të vegjël

pa nënë, si rriten vallë!...

Sa keq të vjen vërtet

për një lypcar të mjerë;

në një cep të rrugës

krahët shtrin për mëshirë...!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Alfabeti i gjuhës shqipe

 

E bukur gjuha jonë

fjalën e parë

ma mësoi nëna;

si tinguj violine

tingëllojnë 36 shkronja.

Në zgjoin e bletës

mjalti i shkronjave

rri  brënda.

 

E bukur kënga Çame

 

Të këndojmë për Shqipërinë

Fjalët nga shpirti na vijnë,

E lartësohen  në Tomorr

Lule – thurur bërë kuror.

 

Ndriçojnë yjet për mbi male

Fustanella  dridhet  në valle,

Dhe gjëmon atje në hone

E bukur kjo kënga Çame.

 

Si gjerdan ngjeshur në breza

Nga Filati e Gumenicë,

Toka Çame do të mbetet

Në gjirin e historisë.

 

Janar, 2009

 

 

 

Fjalët e planetit

 

E kujtoj me mall

mësuesen e parë

vitet,një nga një

u zbrazën;

e prapë për të

kam shumë mall.

Ajo,dallandyshe

unë zog i saj;

fjalët e planetit

m'i mësoj me radhë!...

 

 

 

 

 

 

Mall i zhuritur

 

Me prindërit shkova

në fshatin Leskovë,

ballin ma freskoi era

rrugës çelur lule borë.

 

I kthiellët zëri

kënga vjen në gojë,

uji i vëndlindjes

mjalt e dyllë rojë.

 

Malli i vëndlindjes

qënka zhur e prush,

ajo këngë e bukur

gjoksin plot ta mbush.

 

Leskovë,gusht 2007

 

 

 

 

 

 

Kthehu

 

Një ëndërr gjumin ta trazoi

dhe lulja që le në ballkon;

Kanarina që shumë të donte

për ty nuk po këndon.

 

Endrra prapë gjumin ta trazoi

djali që doje tek stoli po pret;

hap krahët... ta prekësh

jo...zemër ,prej tij s'të ndan as deti.

 

Kthehu  të thërret zemra

dhe lulja që le në ballkon,

Kanarina rri e mërzitur

për ty ndaj s' po këndon.

 

Durrës, qërshor 2008

 

 

 

Nën tinguj takash

 

E di që nesër do të ikësh

Gjithëçka që thyhet s’ngjitet më,

Nga trotuarët pëshpëritës

Një mall i ngrirë do qajë a zë.

 

Gjithëçka do shuhet pa kuptuar

Takimet,puthjet nën hënë,

Në stolin tonë të ërmallur

Të tjerë dashnorë vendin dozënë.

 

S’do shfaqesh më si shtojzovalle

Nën tinguj takash plot kumbim,

Çdo dashuri i ngjan një përralle

Që ka një fund dhe një fillim.

 

 

E di që nesër ti do të ikësh

Unë s’kam forcë të të pyes,

Për ty jam si ky park bosh

E kur e sheh,të ngjall trishtim.

 

 

 

 

 

 

O baba Tahir të erdha

 

Frynte era që nga mali

Një zot erdhi që nga qielli,

Në Kuç,pranë lumit qëndroi

Tek tybja, Baba Tahirin nderoi.

 

Çohu o baba Tahiri

Të shikosh njrëzinë,

Po qajnë hallet me ty

Tuf-tufa, trëndelinë.

 

I mdhi Zot të dërgoi

E të dha gjithë fuqinë,

Rrinë në gjunjë e të nderojnë

Myslimanë e Bektashinjë.

 

Zemër zjarr si nga hera

O BABA TAHIR të erdha,

Këngë për ty sot këndova

Për mbi varr-lule të derdha.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bisedë me detin

 

Me detin u rrita, shumë u miqësova

dhe pas teje o det,shumë u dashurova,

s'harrohen orët që pranë teje kaloja

dhe çdo shqetësim, ty ti tregoja.

 

Dallgët e t’ua shikoja i dëshpëruar

një çast nga bota me ty për të jetuar,

se veç ti qetësinë, mua ma kthen

hallet e mia,pa drojtje veç ty ti them.

 

 

Dëshirë nuk kam,që nga ty të largohem

kurrë dëshirë nuk kisha që të harroj,

sot, që larg prej teje unë jam

tjetër dëshirë në zemër nuk kam.

 

Veç në brigjet e tua edhe një herë të jem

pastaj në brigjet e tua,

po vdiqa s' më ngelet peng;

se kur jam me ty,ndihem i qetësuar,

sa herë hallet e mia

veç ti m'i ke larguar.

 

Durrës,korrik 2005

 

 

Shpirti më foli

 

Më kot prisja

T’më thërrisje nga pas,

Po ikia pa shpres......

 

Dhe gurët e rrugës

Fillova t’i godas,

Dhe ecia pa kujdes.

 

E shpirti më foli

Zemra diçka më tha,

Dy fjalë do të thoshia unë...

 

Se në të gjithë botën

Që Zoti krijoi,

Ty të doja më shumë.

 

 

 

 

 

 

Bukuri paska kjo jetë

 

(Mars- prill ”97)

 

Pëllumba e dallëndyshet

Rritur si lulet në ves,

Lotët mbaji more baba

Se gjyshja mazi na ka.

 

S’ka më krisma edhe plumba

Tre yje zbritën nga retë,

U rritën si pëllumba

Ninulla tundur në djep.

 

Çeli lulja buzë prilli

Mblodhi lotët që kisha derdhur;

Zemra rri tek burimi

Jeta ime e pa tretur.

 

Me tre vajza e një kësmet

Ç’bukuri paska kjo jetë,

Shpirti-zemra të bashkuar

Katër yje të pashuar.

 

Nëna-nëna, - nën ime

E ngroh fjala,- zemrën time,

Rreze dielli që gris retë

Prap të erdha në këtë jetë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kur trokasin stinët

 

Zogjtë po shtegëtojnë

Iku dhe një stinë,

Ujrat që vërshojnë

Kanë nisur të ngrijnë.

 

Stinët zbresin një nga një

Akull,borë e luleshumë,

Çelin lulet për mbi shkëmb

E ngrohin shpirtin fëminor.

 

 

Vjeshta me gjethe të verdha

Dimri vendin zbardh me borë,

Pranvera ka lule shumë

Vera ngroh shpirtin tek unë.

 

Kështu stinët janë,o fëmijë

Si anije nëpër det,

Udhëtojnë për tek ne

Nga ato marrim jetë.

 

 

 

 

 

Fluturo o ëndrra ime

 

Fluturo, o ëndrra ime

Shko e fli në shtratin tim,

Puth sykaltrën që fle gjumë

Dhe pastaj...ik nga unë!

 

Shko ngdalë e më zgjo

Në sy fut kaltërsinë,

Dhe mos rri e trishtuar

Endrrat kthemi si ujvarë.

 

Endrrat fëminore

Fluturojnë në qiell,

Gëzimet e tyre

Në krahëror flenë.

 

Flutura, o ëndrra ime

Dhe sykaltrën t’i e zgjo,

Luledrite,plot me ngjyra

Kur më flet,na qesh fytyra.

 

 

Lule çelur Durrësi im

 

Vjen një dallgë e kaltër

E më buzëqesh,

Durrësi im i dashur

Madhështor si mbret.

 

Dielli ulet brenda meje

Një zgalem më flet ngadalë,

Syt m’i mbush me dritë rrufeje

Dallgët ngrihen lartë si mal.

 

Muzgjet treten për mbi brigje

Zëri yt pa mbarim,

Mbi beden dhe mbi pirgje

Emri të ka plot kumbim.

 

Në dritare çel pranvera

Zemra hapur – dashuri,

Dera jote por si zemra

Hapur rri për çdo njeri.

 

Një çast takimi….

 

Spiranca e fjalëve  supeve  është hedhur

Si gjethet e vjeshtës ato rrugës ngelur,

Në qiellin e kaltër, dashuritë  derdhur

Fushës  shpirtërore farë lulesh  mbjellur.

 

Mbi qerpikë të syve, vesa kishte rënë

Dashuri  e shpirtit, puthur bashkë me hënë,

Sa dhe rrjedhë e fjalës,  ka edhe  rrënjë

Si një pemë magjike, ajo quhet  Nënë!

 

Ndal një çast takimi, nënë e bijë qafuar

Mbesat shikim tretur, mbi qerpik- krua,

Asia edhe Sara, këtë emër kanë

Si kokrrat e rrushit, puthjet ato lanë.

 

Gjyshin edhe gjyshen ato përqafuanë

Në dorë  të vogëla, zjarr i dhimbjes shuar,

Ti moj kullë e Pizës, mos rri e trishtuar

Dashuri e zemrës në fole  rri  zgjuar!...

 

 

 

Muzgjeve  të mbrëmjeve....

 

Zgjata  krahët drejt folezës aty në degë

Dhe zogjtë sqepverdhë i preka me dorë,

Nën  dritën e hënës poshtë atij plepi,

Zogjtë  dhe hëna, puthjet  e të  dshuruarëve

kanë  numëruarë....

 

Rrezet e argjenda të diellit në perëndim

Muzgjeve të mbrëmjeve,përhumbën në shtegëtim;

Tufa zogjësh nëpër degët e plepit,dëgjon kumbim

Nën zhurmën e gëzimeve, dashuritë marrin fluturim.

 

Pemët në kopshte shkundin gjethet e verdha

Cicërimat e zogjëve në fole më nuk i dëgjon,

Dhe unë e ndjej dhimbjen porsi vjeshta

Folezat e zbrazura i tremben errësirës nga vdekja!

 

Shtegëtojnë zogjtë nëpër kontinente

Ata do kthehen tek plepi përsëri,

Nën dritën e hënës pranverore

Tek kënga e jetës do derdhin dashuri.

 

Dhe vjeshta gri të ngjall trishtim

Foletë e dallëndysheve i mbuloi heshtja,

Në vend të shpendëve , në qiell ka re

Bashkë me gjethet e verdha dhe unë ecja….

 

 

 

Poet   i pathyeshëm

(Poetit , Xhevahir  Spahiu)

 

Zhurmon Osumi  nga ujërat nëpër luginë

Dhe valët e bardha i ndal atje mbi shkëmb,

Vargu i poetit  zgjuar  rri  tek  unë

Pse s’flet  poeti? Ah! Nga ky çast gjoksi po më dhemb!....

 

Si kreshtat e maleve në vargje ai qëndron

Nëpër  fletëza  guri të bardha i shkroj,

Kaltërsitë  tomorriane, pastaj në to mbolli

Nga ky çast, vargu i shkruar dhimbjen i ndaloj.

 

Mbrëmjes  plot vezullime dritash adriatikase

Aty buzë detit takohem me poetin,

Nga syri gjysëmhënë  rrjedhin pika vese

Tunjatjeta do ti themi  Xhevahir Spahiut

me  qindra  mëngjeseve……

S’ndahem dot nga poeti, vargu aty qëndroi

Pavdekësinë e fjalës  me rima e shkroi,

Ah,kjo plagë e dhimbjes, ç’bën aty ti?

Me vesë të mëngjeseve , lagi ata sy!

 

Dhe ti i jep  dritë, si gurë meteori

Poet i pa thyeshëm, si një shkëmb tomorri;

Fjalët  poetike në libra i mbolli

Perëndeshë e dijes që nga aty doli.

 

Për ‘’Baba Tomorrin’’ varg  thuri Çajupi

Dhe poet  Xhevua i thotë’’Luan i shtrirë’’,

Si  gurë  xehori,  vargu  vetëtimë

Historitë e shqipes, në djep aty rrinë.

 

 

Emrin e ka nënë

 

Hapësirës së qiellit pashë yjet
Pastaj, si gonxhe zambaku të bardhë,
Udhës së qumështit, diku  ata ndaluan.
Atje  gjetën zemrën e nënës
Me dashuri  derdha si  petalet
Kujtimet e lotët  si ujvarë.
Ndriçon loti im si  ylli polar
Nënën kërkon çdo ditë në thërmija dheu,
Kaluanë vitet e loti u bë ar
Me dashuri puthi yllin në qiell
Se ai si nëna i ngjau.
Ah, kjo botë pa nënën se si qënka
E veshur me fustan akull të antraktidës,
Të gjitha fjalët heshtin si statuja
Dhe shkrihen si meteorët në hapsirë
Nga fjala e zjarrtë që emrin e ka nënë!

 

 

 

 

 

 

 

Zenun Gjocaj, o burrë stralli

(Mësuesit atdhetarit e veprimtarit të shquar )

Fryn era, e hap fletët e jetës 
Kënga e Zanave te kroi i fshatit,

Puthi syrin e të bulurës hënë

Ashtu kishte fjalën e zemrës

Që piu qumësht në gji të nënës. 
Zenun Gjocaj, sokol mali 
Mendimtar që kurrë s’u ndali, 
Që nga bjeshkët e Junikut 
Në Padesh e Reç të Zogut; 
Atje te Livadhi i Madh 
Fjalën e kulluar rrodhi.
Atë prill të ’43-shit 
Çeli lulja e këndoj bilbili, 
Te kroi , vrapin zana ndaloj 
Kishte lindur Zenun Gjocaj 
Edhe dielli fortë e përqafoj.
Lum nëna kë djalë përkundi 
Me ninullën e këngës nënë, 
Përmbi krahët e saj u rrit pëllumbi 
Atje kish’ lindur e Din Mehmeti 

Poet që se trembi dot as tërmet.
Tek natyra e fshatit Gjocaj 
Melodinë e fjalës mori,

Edhe dritën e 
shkronjës shqipe

Në Junik e shkrove të parë

Gjimnazist atje në Pejë

Për kombin mbete gur me vlerë.

Por si dielli që lind mbi kreshta 
Mësimdhënës shkon në Jasiq, 
Fëshfërin fjalët nëpër lastarë 
Ç’ke o lot që rrjedh si ar!? 
Fjalën shqipe me gjak e shkruan 
Zenun Gjocaj në Deçan. 

Kur kujtojmë vëllezërit Frashëri 
Ndizet zjarri i dashurisë, 
Për atdheun e lirnë 
Mësues shkon në Vican.

Ramizija në Novolan

Bëhet lule, e plagët shëron.

Malli ynë, këngën e ndezi 
Agim vëllai gonxhe çelur,

Ish ushtar i UÇK-së,

Në altarin e lirisë

Nënë moj i gjallë mbeti.

Si vesa mbi trëndafil 
Zenun Gjocaj,- dritë si ylli,

Në çdo zemër të fëmijërisë 
Edhe vdekjen e sfidon 
Emri yt fal dashuri.

Edhe fshati Gjocaj 
Mbushur plot me gjelbërim,

Rrugicat seç po vajtojnë

Bashkë me to e shpirti im.

Lotët ngrinë nëpër faqe 
Edhe djepi u trondit, 
Bankat zunë ato po 
qajnë Zemra e Zenun 
Gjocajt Dalngadalë seç u fik.

 



Dhe me këngë e ligjërime 
Zenun Gjocaj do e kujtojmë,
                                                                                                                            Kush me fjalë të shkruar me penë 
Këtij burri si gur stralli 
Përmbi bankë i ngrejmë folenë.

Durrës,28 qërshor 2014.

 

 

 

Nostalgjia e pikave të shiut

 

Pikat e shihut trokasin nëpër dritare

Ç’është kështu?Jashtë ka rënë heshtje vrastare;

Dëgjohen tik-tak në xhama,shi,shi,shi,......

Në qiellin gri duket sikur s’do ketë pafundësi....!

 

Dielli fshehur qëndron në qiellin mes reve

Si shtëllunga pambuku kapriço të bardha ,të zeza,

Pikat e shihut rrëshqasin si sumbulla loti në dritare

Pastaj, në ato pika derdhen vetëm brenga.

 

Befas pas xhamit shfaqet një komedi

Trokitjet  në xham   më si dëgjon,

Natyrë e qetë, e gjelbëra shpirtin ta ngroh

Nostalgjinë e pikave të shihut pastaj përjeton.

 

Durrës,17 Maj 2011

 

 

 

 

Loti i argjënd

Loti i argjënd pikoi nga lastari

Dhe lulja në saksi këputi petalin,

Hëna mes yjesh vështrimin e ndali

Vajza sykaltër veten pse shmangu?!

 

Ju vite me shtërngata ku shkuat?

U tretët si kripë e u bëte vesë,

Qetsisht u larguat si gjethi i thatë

Tek trungu i pemës aty ndaluat.

 

Ndaloni një çast trokitni prapë tek unë

Pse jo,ta di mos ndaj zotit kam bërë mëkat,

Ah, jo kjo jetë qënka vërtet si ëndërr

Pastaj,sykaltra puthi dritën e hënës.

 

Ç’kërkon tjetër moj mike nga unë

Tingujt e petaleve përsëri u zgjuan,

Dhe loti i argjënd pikoi në rrënjë

Prapë lastari i jetës po rritej ngadalë.

Durrës, 26/03/2012

 

 

 

Fletëza urimi të bardha bore

 

Vendlindja ime çdo ditë më thërret

Se, nga gurët e dheu yt u bëra poet,

Te krojet e fshatit ndalove një çastë

E ngjeva penën me ujë të kristaltë,

Pastaj, me mall shkrova vargun e artë.

 

Dallgëndezur në zemrat tona malli

Kujtimet u zgjuan atje mbi Selishtë,

Loti i vesës me dritën e diellit

Lotuan mbi emrat e skalitur

në gurët e mermertë.

Ashtu  në heshtje,

Në Qafën e Obruzit

I puthin me radhë çdo ditë.

 

 

Ju lule të bardha akace

Pikëllimit të zemrës i falni petale,

Atje në Tommorr, ku dielli përëndon

Së bashku me ujrat e vendlindjes Leskovë,

Ndalojnë te deti adriatik, një çastë

Takojnë poetin,fjalën i lënë uratë.

 

Nuk e fsheh dot lotin nën qerpikët

Le të rrjedhë në faqe e gushë;

E dëgjoj oshëtimën e ujrave të Ravenit,

Dhe pjalmin e luleve të mollës e qërshisë

nga larg ato i thithë.

Me kallzat e grurit, ia thonë këngës,

Nën hijen e gorricave atje në fushë.

 

Mbrëmjeve hëna fshatit vesh

vellon e nusërisë,

Kujtimet e mija aty lundrojnë

Me heshtjen – dritën e artë.

Kuvendoj me gurët, baltën, krojet…

Si e lash vendlindjen

Ku piva qumësht nga sisa e nënës!?

Fjalët obelisk shkruar mbi çdo gur,

Emiljani shkrep aparatin e qëndis

foto atje në fshat.

Pastaj, dashuria zgjohet te çdo bashkëfshatar

Miliona fletëza urimi të bardha bore,

Ju uron poeti, mbarësi e fat!

Durrës, 23 dhjetor 2013.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lotdhimbje nëntori

Epitaf (Sokol Olldashit)

 

E kobshmja  natë  erdhi  tinzare

Vrapoi  diku e atje  u ndal,

Mbi gurin e bardhë,shkreptëtiu vetëtima

Një zog mali me emrin Sokol

Te retë e bardha aty e ndali.

Pas kësaj lotin e dhimbjes ,

në plisin e dheut e fali!

Nëntor  e Enjte, 2013

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fshatit tim të lindjes

Gurët e vendlindjes në trup më janë mbjellë

Nga thërmiat e tyre trupi im ndërtuarë,

Në vena  shpërndarë  gjithë  damarë

Gjaku brënda tyre  derdhet  si  ujvarë.

 

Vrapon mallëngjimi për tek ty vendlindje

Si zogjtë shtegtarë nëpër kontinente,

Pranë  krojeve të fshatit  ëndrra ime fle

Kur vimë aty,si bisku i barit të dy përqafohemi ne !

 

Tek ty më treten vitet si gurë meteori

Aroma e luleve  buqetë me ujë të kristaltë lajthie,

Mbi baltën tënde gëzimet thithën pika loti

Unë  largohem, por rrënjët lash aty Leskova ime.

 

Mbi kreshtën e malit dielli derdh rreze të artë

Vesën e mëngjesit thanë fushës së Myzeqes e Elbasan,

Të heshtura shtëpitë vështrojnë Tomorrin plakë

Guri i vendlindjes nën jastëk fshehur mallin mban.

 

Durrës, 26 Maj 2011

Peneli i piktorit

( Këtë poezi ia kushtoj piktorit Nuri Jaupit)

 

Ngjyrat e ylberit derdhur mbi telajo

Poezinë e shpirtit stolisur në gonxhe,

Dhe shkëmbinjtë e malit aty janë stamposur

Lum’ e valë e detit zënë fortë për dore!....

 

Ja ku është Valbona,Lura plotë dritë

Vajza kosovare me flamur mbi gjitë,

Ura e Kasabashit tregon historitë

Në Tomorr pikturat marrin kaltërsitë.

 

Vrapin ndal piktori atje në valëdeti

Ngjyrat në pejsazhe agimet i ndezi,

Valltarët mbi gurë  sumbulla hedhur vesës

Si ortek bore vallja jonë e bjeshkës.

 

Ura e Goricës me harqe dishepuj

Në penel buzëqeshja portreti i etur,

Mbi lumin Osum numëron shekuj

Ngjyrat e pejsazhit si kripa janë tretur.

 

 

 

Endrra fluturon me ngjyrë  akuareli

Tek burimi i fshatit shuan etjen e mallit,

Nektari i zemrës në piktura ngeli

Dora e Nuriut si hojet e mjaltit.

Durrës,  22 qërshor 2011.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Asllan Ademit- Prishtinë

(Urimi për 78-vjetorit të Asllan Ademit,plakut të urtë Prishtinas ,                                                               ,dhe katër vjetorit të Pavarsisë së Kosovës martire.)

Vrapojnë  vitet tek viti 78-të

Me qindra urime, kaltërsi deti,

Petalet e viteve do rrinë

Aty për jetë

Pranverë zemre, Asllani do ketë.

 

Ai burrë me thinja i heshtur vështron

Vitet në krahëor të fshehura i rrinë,

Urimi i fjalëve në përvjetor pavarsie

Kosovës e Asllanit i shkojnë në Prishtinë.

 

Buqeta e luleve Mimoza

Në shpirt do çelin përherë,

Le të jetë dhe vargu im

I përjetshëm për vitin 78-të.

 

Mars, 2012

 

 

 

Ulliri që puthë hënën…

Ulliri shekullor me degë varur

Sa shekuj dritëjete supit mban?

Rrënjët  kodrës ai ka ngulur

Rrathët mbi trung si piktura ngjan.

 

Mbi gur u ula nën ulli

Të ashprën lëvore preka pastaj,

Këputet një gjethe,më ra në gji

Ajo më numëron shekujt, sa çudi!

 

Kokrrat në degë si dy buzë të varura

Muzgjeve të mbrëmjes zogjtë rrinë aty,

Mes gjumit dhe këngës plotë melodi

Pa tjetër,nën hijen e ullirit ka dhe dashuri.

 

Rrezet e diellit u tretën mes dallgëve

Dhe muzgu i mbrëmjes erdhi përsëri,

Ulliri puthte dritën e hënës

Aty në shekuj, kodrës për bri...!

Durrës, 05 Maj, 2011.

 

Sytë  e  kaltërsive

Sytë e asaj vajze janë të kaltër

Dhe brenda tyre lexon vetëm jetë,

T’i kisha dhe unë, jo për hatër

Sa çudi do të ishte me të vërtet!

 

Vrapova rreth botës si Magelan

Askund s’gjeta të tillë sy të kaltër,

Aty mes malesh si jagavan

Dy vajza e djali rrinë sy hapur.

 

Njëra  vajzë e ka emrin Lurë

Dhe tjetëra emrin Prespë e ka,

Ujëra rrjedhin nën akull e borë

Tek sy kaltëra vallzon veç zambak.

 

Dhe djali mes pulëbardhave-Ohri

Shtegëton nga Korabi në Mal të Thatë,

Takon motrën Lurë e Prespë me dashuri

Kështu janë vendet e mija:vërtet si mjaltë.

Durrës , 06 Maj 2011.

 

Loti i nënës

 

Ndoshta, o nënë keq jam sjellë me ty
Dhe me pa të drejtë ti kam lagur
Ata sy,
Loti yt,o nënë,
Pa genjeshtra e zmadhime
Bije si shigjetë
Këtu në zemrën time.
Prandaj o nënë
Mos mendo se s’të dua,
Se kjo botë pa ty,
S’më duhet mua.
Vetëm një perëndi
Qenka në këtë botë,
Nënë i thënkan perëndisë
Që ajo të mekon.
Nuk ka bir në botë,
Që nënën mos ta duaj
Prandaj unë lehtësohem për ty
Kur zë e nis të shkruaj.
Mallkoj unë veten
Si s’të kuptova dot,
Që fjala jote
Nga guri të vriste më fort’.
  Por  mua  o nënë ti pse s’më mallkon
E arrakatin tënd ti fort e do,
Ah, harrova që nënë nuk ka në botë
Të birit harram i mallkuar ti thotë.
“Respektin kërkon nëna
prej teje o bir,
bëja këtë nënës
sa është në këtë botë,
se po u kujtove von
çdo gjë është e kotë.”

 

 

Shqiponjat    Arbërore

 

(Ia  kushtoj 28 nëntorit të 1912-ës,                                                                                                                 ngritjes të flamurit tonë kombëtar në qytetin e Vlorës)

 

Nga thellësia e shpirtit erdhi loti i detit

Si ujë Valëbone  rrodhi  për mbi faqe,

Pranë gjirit të nënës  kokën fortë mbështeta

Tek shqipja me dy krena bijtë e saj gjejnë paqe.

 

Afrohem e lulëkuqen këputa atje tek zalli

Dhe shqipes sime ia vendosa në ballë,

Endrrat u zgjuanë  ku piva qumështin e nënës

E gurët e dhimbjes u tretën aty dalëngadalë.

 

Eca,eca i përgjumur në pesë  kontinente

Si anije nëpër dete mendimet shtegëtuan si magelan,

Shekujt e pabesë gjakun derdhën në tokën Arbërore

Ndërsa lulëkuqja në sfond shqiponjën në gji mban.

 

Gjethet e përflakura të nëntorit vjeshtak

U shkundën nga shekujt rreth trungut të vet,

Shumëngjyrat  bashkoi,-  nga ato lindën vetëm dy

E kuqja, e zeza shkruanë  fjalën PAVARSI!

 

Shqiponjat  Arbërore  zbritën në Vlorë

Dielli i nëntorit ngrohu ngjyrat  Kuq e Zi,

Në valët  e flamurit akujt e shekujve u shkrinë

Dhe puthjet e Isa Boletinit vulosën Pavdekësi!

Durrës,nëntor 2011

 

 

 

 

 

Kitara mbi barakë

 

Atje, flladi i erës së detit lëkundëte

Gjethet e pishave hijerënda,

Nga drurët me ngjyrë të hirtë

Në kënetën me bar zhukë, ndërtuar baraka.

 

Përtej atyre ishte  vezullimi i detit

Në gjol bretkosat këndonin këngën e tyre,

Ndërsa atje mbi barakën e vjetër

Kitara në heshtje shkruante pentagramin e saj.

 

Simfonia e tingujve,dëgjohen brenda strehës

Kur pikat e shiut vjeshtak i lagnin trupin,

Erërat e çmendura fryjnë e ndalin aty

Pastaj,gjethet e zverdhura kitarën e puthnin.

 

Atje, mbi barakën e vjetër një kitarë

Qëndron shtrirë e vështron qiellin,

Ashtu në heshtje, me sy të përdalë

Yjet numëron,s’është më e gjallë.

 

 

 

 

Ndjellëzeza marrëzi u shfaq tek ajo barakë

Dikush gjuajti me çifte mbi kitarë,

Saçmat u derdhën, në trup hapën plagë

Nga kjo ditë atë e gjen vetëm duke qarë.

 

Pentagrami i heshtur së kitarës

Në barakën e vjetër,mbi çati qëndron,

Vesa e kripur mëngjeseve plagët i mjekon

Ndërsa mbi tela natën Korbi shpend,

Këngën e dhimbjes asaj i këndon.

Durrës,09.06.2012

 

 

 

 

 

 

 

 

 

O moj Vlusha heroike

 

 

Për ty o Qemal  Skrapari

Këngën me iso këndoj,

Si Tomorri lart qëndron

Zemra mjaltë  të kullon.

 

Anë e mbanë  Shqipërisë

Mbolle  gjurmë mirësie,

Që nga lufta partizane

Meteor  i kësaj ane.

 

O moj Vlusha heroike

Bijtë e tu ku i ke?

Në luftën e dytë botërore

Gjakun derdhën për atdhe.

 

 

Në ballë të qëndron Nuriu

Patrioti që s’u ndal,

Sot Qemali mal mbi mal

Historinë në libër shkruan.

 

Nga zemra  të urojmë

Në shekullin e Pavarsisë,

Si malet ngarkuar me borë

Urimet tek ty qëndrojnë.

Gusht, 2012

 

 

I shtrenjti Atdhe

(Me rstin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë

 

E dua Atdheun tim

Aty ku avujtë,

Nga toka dalin me nxitim.

Unë dehem pa dashur

Dhe tik-taket e zemrës,

Mbjellin fjalën urim

Në këtë 100 vjetor

Vlorë je dritë e plotë nur.                                                                                                                                                                                                                                                          I shtrenjti Atdhe të dua

Me rrënjë lisi-pavdekësi,                                                                                                                                              Dhe trungu i trupit në plisa

Pastaj me dashuri

I putha në pafundësi.

Shqiponja krahët i përplasi

Atje mbi gurë stralli,

Shkëndija zjarri u ndezën

Në sfondin Kuq eZi

U shkrua 28 Nëntori.

Në shekuj u derdhën

Lumenjë gjaku,

E qindra fjalë vrapuan tek ty

Pastaj Vlora këndoi këngën

Mot e jetë në Liri!

 

Durrës,17.11.2012

Vajza me emrin Erta

(Ia kushtoj vajzës së shokut tim Partzan  Myftari- Itali)

E çuditshme qënka kjo jetë!?                                                                                                                                   Kur linda unë,                                                                                                                                                            Ishte muaji gusht.                                                                                                                                                                ...E datës  pesëmbëdhjetë!

Dikush në gjumin e ëndrrës                                                                                                                                    Erdhi e u ndal te unë,                                                                                                                                                  Pastaj, më foli me të vërtetë                                                                                                                                   duke më thënë:                                                                                                                                                            Ditëlindjen e ke me një  Poet!

Nga qielli u këput një yll                                                                                                                                                  Pastaj, dalëngadalë                                                                                                                                                         ai erdhi,                                                                                                                                                                                     e mbi vetullën e vajzës                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Xixëllonjë aty mbeti.

Atë ditë të çelën                                                                                                                                                                  Lulet qiellore në zemër,                                                                                                                                                            Dhe  hëna mes yjesh vezullimesh                                                                                                                                 nuk vonoi                                                                                                                                                                     Por shkroi me gërma të arta                                                                                                                                          ERTA!

Pastaj,me tingullin                                                                                                                                                              e vargut                                                                                                                                                                              Poeti të përshëndeti:                                                                                                                                                    Lule e bukur,Tunjatjeta!

Durrës,9.12.2012

 

 

 

 

 

 

Puthje në mermer të bardhë

( Baladë për babanë tim Remziun)

 

Vitet janë strukur diku në heshtje

Pas tyre, loti i kripur ende pikon!...

Nëpër muzgun e natës dëgjon

cicërima zogjësh që qajnë.

Vetëm kur agu i ditës zbardh,

Atëherë ata këndojnë.

Von mbrëmjeve kënga e tyre,

ndalon në vajtim!

Aty në kodrën e qytetit me emrin ‘’Vilë’’

Ku dallgët e detit bëjnë ‘’gjumin’’.

Zogjtë kuvendojnë me njerëzit

e qytetit të mermertë.

Çdo cicërimë e tingull

Aty në degët e pemëve të Selvive,

puthin gërmat e shkruara të arta

Emrat mbi pentagramet e pllakave

të gurëve të ftohtë.

Ishte katërmbëdhjet shkurti 2001,

Fjalën’’Lamtumirë’’babai shkroi

Me lotin e kripur nëpër faqe.

Në vend të fjalës :Amanet!

thau dy liqenet blu

për tu bërë obelisk.

Sa herë që vete aty

Një lule e fije bari më përshëndet;

Nuk vonoj edhe unë

Afrohem pranë fotos së babait

E puth, pastaj ledhatoj emrin e shkruar

në mermer të bardhë.

Në këtë çast vetiu

Loti i kripur nëpër faqe rrëshqet,

Nga thellësia e nëntokës

Vjen një zë i ëmbël e bisedon me mua.

Pastaj, lulja e bari që rrinë aty pranë

Më qortuan e më thanë:

‘’Mos loto biri im! Loti e puthjet

në mermer të bardhë,

treten e takojnë babanë!’’.

Kurse Epitafet natën

puthen nga drita e argjen e hënës.

 

Durrës, 14 Shkurt 2013

 

Dialog  te guri i vetëmisë

 

Të pashë që hyre nga porta

Si një tinxare erdhe te unë,

Nuk trokite, por me hap të ngadaltë

U afrove e m’u ule në gjunjë.

…Dhe unë mora frymë thellë

Të vështrova ashtu në heshtje,

Në parmakun e portës u ule

Sikur të dy të mos ishim aty ne.

Një dritë rrufeje doli nga zemra

Vetëminë - errësirë e ndan në dy pjesë;

Dhe vargu i poetit bëhet plug

brazdat në libër i mbush me farë

pastaj…filizi fjalë takon retë.

Por doja që ëndrra e vetëmisë

Të udhëtonte shtigjeve të jetës;

Dialog me gurin të bënte

aty nën thellësinë e nëntokës,

Vetmia me ëndrrën,

me gurin të bashkëbisedonte.

Kjo ëndërr e thyerë si xham  pasqyre

hijezezë  i ngjan shpendit Sorrë,

Vetmia njerëzore udhëve shkundet

Si gjethet e verdha të vjeshtës

Sa një ditë harron edhe puthjet.

…Dhe ëndrra

Takon engjëllin e bardhë,

atëherë vetmia bën dialog

me heshtjen te guri i vdekjes.

 

Durrës, 24 Maj 2013.

 

 

 

 

 

 

Kohëthyera ëndërr

 

I thashë ëndrrës

të flinte në supet e mija,

Ajo s’më dëgjoi

dhe nëpër hapsirën kozmke,

vrapoi diku gjumin të bënte.

Unë s’jam i dehur,

helmin e trishtmit

Do e zbraz gjer në thellësi të detit.

………………………………………….

Guackat i mblodha në grushtin tim.

Pse kaq shumë paskan vdekur!?

Valsi i valëve të detit

Tunnjatjeta një ditë më tha;

Më ledhatuanë aty te bregu

…me vete kishin marrë

Edhe kohëthyerën ëndërr..!

Yjet në qiell qëndronin

si xiëllonja të varura në pemë,

ndërsa në trupin tim

dukshëm janë vizatuar,

si vija karbon tymi

që avioni lëshon në fluturim.

Eh, kështu me ëndrrën

të dritës erdhëm në këtë jetë,

S’ka gjë, se një ditë

Meteorët e viteve do treten.

Pastaj…do dëgjohen

vetëm  tingujt

e kohëthyerës – ëndërr!

Paskësh patur të drejtë

kohëthyera – ëndërr,

që s’fjeti në supet e mija.

Ndoshta, ajo na pretë

Gjumin ta bëjmë s’bashku

Në folenë e supit të sajë.

Durrës , 17 Korrik 2013.

 

 

 

 

 

 

Nesër baladë do mbetesh

 

Këmishëzezën e gjumit

nata kishte veshur,

…dhe brenda saj vezullonin yjet.

Në parmakun e dritares

qe ulur një pëllumb ,

priste valsin e këngës me pa durim

të pushonte pak çaste,

në qerpikun e syfjeturës ëndërr.

S’desha që gjumin t’ia prishja

Thash që mos t’i trembja ëndrrën,

Me gjethet e verdha vjeshtake

Le të loznin në pyllin e lisave.

…Pastaj, s’bashku me ëndrrat

U shkundën me gjethet e pemëve,

Valsi i viteve të këngës

Dhe u takuan,

te fruit i shegës së ëmbël.

Mos rri e  trishtuar  sykaltra ime

Zgjoi ëndrrat në kupën qiellore,

Pastaj, një e nga një yjet

Merri në gishtat e dorës.

…Paskësaj ,le të ndizet

zjarri në gjoksin eshtëror.

Eh,mikja ime ëndërr dritëjete

Nesër baladë do të mbetesh,

atje në vesën e mëngjeseve

me yjet qiellore,

Këmishëzezën e natës do grisësh

Duke shuarë etjen e pavdekësisë.

 

 

 

 

Vallëzo me yjet

 

Zgjata krahët  drejt  teje

Si dy shtiza kalorsi mbi kalë,

që gjuan gjahun në pyll.

Pataj…të heshtura diku

në errësirën e natës

vallzojnë yjet me fjalët.

Të egra janë ditët e jetës

Në kupën qiellore të tyre,

shikon re të zeza.

Veç zoti e di paskëtej

Ngjyrë e fjalë me shije portokalli,

dhe fëshfërima e gjethes vjeshtake

rënkimin e dhimbjes dëgjon

-hingëllimën e një kali!

Vrapo pas kohës thinjoshe – jetë

Te tingulli fjalë ndalo,

Pastaj, në shportën e saj

Fjalët e kockat grumbullo.

Mos kalëro si një i marrë

Shtigjeve të egra të jetës,

Por, zgjidh lulen e bardhë të mollës

dhe kaltërsinë e qiellit.

E nesërmja të pretë

Të vallëzosh me yjet.

 

 

 

 

Guri i syrit të vesës

 

Koha ecën e shkel mbi gjurmën e  reve

Hapsirës qiellore fluturon e ndal diku,

Pastaj zbret në tokë dalëngadalë

Në eshtrat e mija ndez zjarrin e fosfortë.

 

Te parmaku i portës së viteve jetësore

Ulem e bashkëbisedoj shtruar me to,

Aty  në vallëzimin e shpirtit tim

Takon erën e shekujve e fjalën zgjon.

Tingulli  i jetës ecën me bardhësinë e reve

Dhe drita e hënës argjend’plotë

Mirëmëngjes çdo ditë më thotë.

 

Mos përgjo në heshtje

Si një gur i ftohtë,

O miku im!

Mbi qepalla të syve derdhi

Lumenjtë e sydritës jetë,

Bashkohu me retë e bardha qiellore

E fli netëve me to.

Eh, koha ime- dritë

Largo kohëzezën errësirë,

Në qoftëse  s’mundesh dot

Puthi gjethet e argjenda të vjeshtës.

 

Pastaj, le të dëgjohet

Tingulli i jetës sime,

Atje te guri i syrit të vesës.

Durrës, 10 shtator 2013.

 

Pentagrami  i stinëve

 

U përgjum  trupi i stinës së dimrit

Ashtu si një lëvore  peme e plakur,

Kjo stinë ndalon edhe buzëqeshjen e blinit

Patjetër, e nesërmja do zgjohet  nga sythi i fjetur.

 

Mozaikët e akujve atje në antraktidë

Ylberet e ngjyrave të akullta dritë  vezullojnë,

Mbi akull vallen hedhin pinguinët krahëbardhë

Kënaqësitë derdhin  ata  kur  shkundin  krahët.

 

Te stina e dimrit gri, fle dhe pranvera

Nën çarçafin e borës lulet dremisin,

Mozaikët e akujve thyen si lisa

Nga përgjumja lulet zgjohen e harlisin.

 

Kënga e zogjëve të  thotë tunnjatjeta

Dhe erës vjeshtë-dimër i kap në kthetra,

Mbi  shkëmb çel dhe lulja e pranverës

Në gjokse fëmijësh shkruar pentagrami i verës.

Durrës, 11.01.2014

 

 

Më e shtrenjta fjalë

 

Pse ky qiell i errët
Pa yje e dritë,
Misteri i kozmos
Shpirtit vallen zënë.
Fustanella hapet
Hedhur përmbi hënë
Më e shtrenjta fjalë
E pavdekshmja Nënë.

 

Ndaloni një çastë

Në terrin e natës
Natën pa hënë,
Kërkoja të gjeja diçka
Kërkoja të gjeja buzët e saj
Dhe puthjen t’i merrja pastaj.

Kërkoja të gjeja dy sy të zinj
Por kërkova dhe gjeta
Një trup njeriu;
Me një tufë lule
Vendosur aty përbri.

Pra, kërkova dhe gjeta
Dy sy të mekur,
Dhe një njeri
Gjysëm të tretur!

Hej , ju
Kortezh i përmotshëm varrimi!
Ndaloni një çast
Ku jeni aty,
Vajzën në duartë e mija e lini
Një çast…,
Sa t’i shoh të bukurin sy.
Hej , ju
Kortezh i përmtshëm varrimi!
Ndaloni një çast
Ku jeni aty,
Vajzës t’i tregoj
Për kë lotojnë këta sy.
Lotët që u derdhën mbi arkivol
Puthjen e fundit atje lanë
Në përjetësi, fshehur nën kraharor.

Durrës, dhjetor 2014.

 

 

 

 

 

 

Vargu i poetit t’u bë kurorë

(Heroinës Antigona Fazliu - Kosovë)

 

Antigonë motër, nur  si drita e hënës

Si nuse e bukur shtegtoj drejt lirisë,

Dhe kokën mbështeti  në gjirin e  nënës

Nëpër plisa dheu, atje në Gradicë

Bukur fjalën shqipe  aty  e qëndisë.

 

Lulet e bardha të marsit, t’u bënë jastëk

Le të ishte i acartë  mot  i vitit ’81,

Antigona Fazliu, - puth qiellin e Kosovës

Dhe jehonën e këngës dëgjoi e shtrenjta Liri!

 

Dëgjoj meloditë e gjetheve të lisave nëpër Kosovë

Plagët e shekujve u zbrazën si rrufe në zemrën tënde;

Si pesha e shkëmbinjve të sertë atje në Drenas

Kobzezës së shekujve me gjakun tënd u vure fre.

 

Ç’emër të bukur plot dritë t’a thirri ajo nënë

Si xixa gur stralli emrin Antigona të tha babai Agush,

Me dashuri mjekove plagët e luftëtarëve të lirisë

Se në zemrën tënde qe ndezur zjarri i lirsë, prush.

 

Ah, motër Antigonë, e veshur me këmishë

Të kuqe të ngjyrosur dhe nga gjaku yt ,

Atëherë ishe shtatëmbëdhjetë vjet, shqiponjë

Kur në rreshtat e brigadës 114-të, të UÇK-së

Mbete yll i pashuar për atdheun, gjithmonë.

 

Ajo fluturon  e lirë me krahët e shqiponjës

Në qiellin e kaltër të Kosovës, - dielli ngroh i lirë;

Vendlindjen Verboc  të Drenasit, përshëndeta

Heroinën Antigona Fazliun me grushtin lartë.

 

Antigona motër, lule prilli mbete

Kur shkojmë në Prishtinë na thotë: Tunjatjeta!

Me petale gjaku, - emrin ta skalitëm

Zërin tënd të ëmbël, ta dëgjon rrugica.

 

Mëngjeseve çelur trëndafila  në Kosovë

Çdo ditë ujiten me gjakun e dëshmorëve,

Në gjokse luftëtarësh, shkruar fjala Liri

Antigona e lirë në tokën Dardane.

 

Emrin Antigona, - shkruar në mermer të bardhë

Nga ai çast vargu i poetit t’u bë kurorë,

Toka Dardane dëshmorët mban në gji

Se nga gjaku i tyre u shkrua emri Liri!

Durrës, 16 prill 2015

 

 

 

 

 

 

 

Ditlindja e vajzës

 

Kam një vajzë

Me emrin Mirela,

Në një ditë korriku

Ajo më tha: ‘’Erdha!’’.

Ishte natë me yje

E dritë i jepte

Përkëdheljen e parë

Me duar ja dha nëna.

‘’Babë’’ e ‘’Nënë thotë Mirela

Të gjithë e uruanë me radhë

Ditlindjen gëzofsh njëqin pranvera.

***

 

 

 

 

 

 

 

 

Shtegtimi i poetëve

( Ia kushtoj poetit Bashkim Gjoza, që u nda nga jeta para disa kohësh)

 

- …u thashë gishtave të dorës,

Largohuni nga plaga e dhimbjes!

-… heshtën...!

-… si ditët e acarta të dimrave…!

- …fiongon e zezë,  ata  aty lanë.

- … S’do këndojmë  si një ditë më parë,

Në buzë vargu i poetit kishte ngrirë.

-…lapsi heshtëte tek një fletë e bardhë

Me njerëzit bashkë lotonin,

edhe zogjtë nëpër degët e plepit të tharë.

-…nata e përgjumur kishte ikur…!

-…të ngrohnte dheun e varrin e poetit.

-…si kristale të vesës mëngjesore

-…trishtimi në plagën e dhimbjes tretur.

-…s’është e vërtet ikja e poetëve..!

Ata diellërojnë në çdo plagdhimbje.

-…   në shtegtim fiongo thurur poezia

-…bëjnë dritë në shpirtin tonë,

Vallzojnë në qiell s’bashku me yjet.

Durrës, 22 Janar 2015

 

 

 

 

 

 

Lot me pika gjaku

 

 

Luanesha Antigonë
Meteor qëndron mbi kodër,
Lavdi – loton me pika gjaku
na i shkrove në çdo zemër.
Atë ditë puthe flamurin
Fluturove për mbi re,
Sot je diell për Atdhe.

 

Maj, 2015

 

 

 

 

Rrënja e dashurisë

 

 

Tinxare më vjen nëpër ëndërr

Dhe mbrëmjeve më fshihesh diku,

Në pasqyrën e saj u shfaqëm të dy

Ti nuse veshur me lule të bardha

Kurse unë trëndafilin e kuq ta lash mbi gji.

 

Buzëqeshjet e tua nën hënën e qiellit

Më thoshin fshehurazi  fjalën të dua,

Iu luta dritës së hënës atje mes yjesh

Puthjet ëmbëlsisht u derdhën tek ty, tek mua.

 

Ti veshur nuse e unë dhëndër

Mbi fustanin e bardhë zambaku çeli,

Në çdo petal fjala dashuri shkruar

Pastaj, lotgëzimi u derdhën mbi mua.

 

Të dy kishim pritur gjatë nën dritën e hënës

Egërsisë me shpirt i thamë : ’’S’të dua!’’,

Zemrat që duhen, s’pyesin për gurë e furtunë

Atje  ngul  rrënjën  përjetësisht  - dashuria.

Gusht 2015

 

 

 

 

 

 

 

Kujtim i vjetër

 

Në gjoksin eshtëror fshihet diçka

Aty gjen gërma të arta fjalësh,

Pas tyre pikojnë si vesë plotë kujtime

Te lëmi i grunjtë me presje e pikash

Nga egjri vitet ndajnë kujtime gëzimesh.

 

Sënduku i vjetër kishte dhe një sirtar

Pas kaq vitesh e hapa, aty gjeta një letër,

E vërdhë, e zbehtë letra, e vargu rënkonte

Hapa letrën, ajo më rizgjoi kujtimin e vjetër

Në letër te vargu, kujtimet e freskta kishin mbetur.

Maj, 2013

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Autobiografi

Ka lindur në fshatin Leskovë, Tomorricë-Skrapar në vitin 1959. Arsimin fillor e të mesëm e kryen në vendlindje, viti 1981. Vazhdoi për Kulturën Masive (Degën e Librit) në Korçë, e kryen atë  shkëlqyeshëm në vitin 1990. Pranë gazetës "Jehona e Skraparit" ka kryer kursin e gazetarisë. Nga viti 1978 deri më 1987, ai ka bashkëpunuar  me Kabinetin e Guhësisë së rrethit skrapar, (sektorin e leksikologjisë  dhe leksikografisë).

Krijimtarinë e ka nisur  herët, që kur ishte nxënës  në bangat e shkollës 8- vjeçare. Fillimisht ka botuar në revistat "Fatosi" e "Pionieri". Më vonë, prej vitit 1976 e deri sot, shkruan  e boton  në gjithë medien e shkruar dhe atë elektronike. Në vitin 1984, merr  çmim të parë në festivalin kombëtar  të këngës për fëmijë që u organizua në qytetin e Shkodrës; me titullin e këngës "Ligjëron nëna për djalin" të kompozuar nga Hajri Xhamëni. Po kështu, ka shkruar tekste këngësh  folklorike. Kënga  me motive të dasmës së krahinës së Skraparit "Moj nuse, faqe simite" merr çmimin e dytë në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Është autor i katër këngëve, që janë hedhur në disk  të kënduara nga  këngëtarët popullorë Asllan Ibro e Bajram Haxhillari, në vitin  2009 dhe  2013 -ën. Tekstet e këngëve  iu kushtohen  dëshmorëve të Vlushës (të vrarë në luftën e Dytë Botërore-1944); si dhe  Astrit Suli, -  Dëshmor i Kombit, i cili dha jetën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Në vitin 2009 merr pjesë në konkursin letrar për tregimin  më të mirë të organizuar nga  shtëpia  botuese "Ada" dhe  revista "Obelisk", ku tregimi me titull "Hijet e harresës" hyn në antologjinë "Tapeti i tregimit’’ .  Me poezinë "Nëna" merr pjesë në antologjinë "Lotët e Virgjër" me autor Agim Mato – Fatmir Terziu, botuar nga "APCO" 8 mars 2012 në Londër. Ku midis 143 poetëve nga gjithë trojet shqiptare është edhe emri i poetit Xhevahir Cirongu.Ka marrë pjesë me poezitë e tija të botuara në 10 antologjitë  me poezi që ka  botuar shtëpia botuese"Muzgu" në Tiranë.  Po kështu, autori Xhevahir Cirongu është  edhe redaktor e korrektor i mbi 70 librave . Poezitë e Xh.Cirongut  janë  vlerësuar edhe nga kritikë e studiues të ndryshëm. Të tillë janë Faik Xhani – Tiranë e Pjetër Cara – Durrës, i cili vlerëson poezitë te libri me titullin "Bisedë me poezinë" midis autorëve të tjerë edhe krijuesin e trevës së Skraparit, poetin nga Leskova e Tomorricës,  Xhevahir Cirongu.

Ka punuar në Kulturë e telekom deri në vitin 1990.  sot  shkruan në mediat e shkruara dhe ato elektronike në të gjitha fushat gazetareske e letrare. Deri tani  është autor i  9  librave. Ka në proces botimi edhe 4 të tjerë me tematikë të ndryshme. Deri më sot, publicisti, poeti e shkrimtari Xhevahir Cirongu, në fushën e gazetarisë ka botuar  rreth  3000 mijë artikuj të fushave të ndryshme në publicistikë e letërsi.

Jo vetëm kaq, Xhevahiri është edhe një kritik e vlerësues i mirë letrar. Janë me dhjeta kritika vlerësuese që u ka bërë shumë autorëve rreth librave të tyre, në Shqipëri e Kosovë. Ai di të qëndis bukur fjalën e shkruar dhe të bëjë vlerësim real që mirëpritet nga lexuesi i mirëfilltë  letrar.

Ka bashkëpunuar dhe  është bashkëpunëtor i shumë gazetave e revistave  brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar e boton shkrime  në revistat: "Fatosi’, "Pionieri", "Shqiptarja e re", "Hosteni", "Obelisk", "Dituria", "Metafora", "Vegime letrar" , ‘’Pavdekësia’’ ‘Krahu i shqiponjës’’ etj. Por edhe në gazetat "Jehona e skraparit", "Luftëtari", "Puna", "Zëri i rinisë", "Bulevard",  "E vërteta", "Ndryshe", "Zëri i popullit", "Republika", "Kushtrim brezash", "Telegraf", po edhe  te  "Drita", "Muzgu", "Dielli i Tomorrit", "Nacional", ‘’Dëshnica’’, ‘’Golloborda’’, ‘’Tirana observër ’’, ‘’Fryme e Re’’por gjithashtu tek  ‘’Lajmi’’, ‘’Bota sot’’ në Kosovë, etj. Në vitin 1986 vlerësohet me Medalien ‘’Naim Frashëri’’ .  Gjithashtu, Xhevahiri merr pjesë në ‘’Ditët Naimiane’’ që organizohet për çdo vit në Përmet, i cili përfshihet me një poezi në këtë antologji.

 

Eshtë antar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve  - Durrës.

 

 

 

 

 

 

Botime të autorit:

 

1.Kush ia shkeli syrin Ildës, poezi ( 2005)

2.Tomorrica zemra jonë ( bashkëautor) ,monografi (2009)

3.Shpirtit i thërres, poezi  (2009)

4.Mall nga oqeani, publicistik, poezi, tregime (2010)

5.Misteri i një graje, tregime (2010)

6.Bisqet e gjakut, monografi histori (2013)

7.Kosmogonia e një poeti kosovar ( bashkëautor)

përmbledhje kritika vlerësuese letrare ( 2014)

8. Tomorri qiell perëndie, publicistikë (2014)

9. Pena e Bedri Tahirit përjetëson lavdinë

tonë kombëtare , histori (Bashkëautor) ( 2015)

10. Kënga e lotit, poezi (2016)

 

 

 

 

 

Përmbajtja

faqe

Në rrugicën e lagjes..........................................................................

Letër nënës.......................................................................................

Shi në qytetin tim.............................................................................

I putha gjethet e vjeshtës.................................................................

Unë flas me plepin............................................................................

Poetit Adem Zaplluzha......................................................................

Emri yt flamur mbi re........................................................................

Puthjet e gjyshes ylberedrite............................................................

Pengu i lotit.......................................................................................

Në folenë e dritës hënë......................................................................

Në udhëkryqe semaforët ndezur.......................................................

Kënga e lotit.......................................................................................

Kush tha se vdes dashuria.................................................................

Sytë e kaltërsive.................................................................................

Fyelli i çobanit....................................................................................

Shi  vjeshte.........................................................................................

Rritet një pulbardhë..........................................................................

Alfabeti i gjuhës shqipe.....................................................................

E bukur kënga Çame..........................................................................

Fjalët e planetit..................................................................................

Mall i zhuritur.....................................................................................

Kthehu................................................................................................

Nën tinguj takash...............................................................................

O baba Tahir të erdha........................................................................

Bisedë me detin.................................................................................

Shpirti më foli.....................................................................................

Bukuri paska kjo jetë..........................................................................

Kur trokasin stinët..............................................................................

Fluturo o ëndrra ime..........................................................................

Lule çelur Durrësi im...........................................................................

Një çast takimi....................................................................................

Muzgjeve të mbrëmjeve.....................................................................

Poet i pathyeshëm...............................................................................

Emrin e ka nënë...................................................................................

Zenun Gjocaj o burrë stralli......................................................................

Nostalgjia e pikave të shiut.......................................................................

Lot i argjend..............................................................................................

Fletëza urimi të bardha bore....................................................................

Lotdhimbje nëntori...................................................................................

Fshati tim të lindjes...................................................................................

Peneli i piktorit..........................................................................................

Asllan Ademit- Prishtinë............................................................................

Ulliri që puthë hënën.................................................................................

Sytë e kaltërsive.........................................................................................

Loti i nënës................................................................................................

Shqiponjat  Arbërore.................................................................................

Kitara mbi barakë......................................................................................

O moj Vlusha heroike................................................................................

I shtrenjti atdhe.........................................................................................

Vajzës me emrin Erta................................................................................

Puthje në mermer të bardhë....................................................................

Dialog te guri i vetëmisë...........................................................................

Kohëthyera ëndërr....................................................................................

Nesër baladë do mbetesh..........................................................................

Vallëzo me yjet..........................................................................................

Guri i syrit të vesës....................................................................................

Pentagrami i stinëve..................................................................................

Më e shtrenjta fjalë....................................................................................

Ndaloni një çastë........................................................................................

Vargi i poetit t’u bë kurorë..........................................................................

Ditëlindja e vajzës sime...............................................................................

Shtegtimi i poetëve.....................................................................................

Lot me pika gjaku........................................................................................

Rrënja e dashurisë.......................................................................................

Kujtim i vjetër..............................................................................................

Fund  - 2016.