Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Poeti i ka miq edhe armiqtë

| E marte, 29.09.2015, 09:20 PM |


POETI I KA MIQ

EDHE ARMIQTË

 

NGA KALOSH ÇELIKU

 

(Popull i lumtur)

 

Unë e shoh popullin para këmbëve të Olimbisë

Edhe, mos më thuani, se: është popull i lumtur.

 

Përditë e shoh popullin para këmbëve Olimbisë

Me fëmijë në bark, gji. Dhe, prehër.

Punemadhe, a më besoni si Poet rebel

Haptas, ua tham: është popull i lumtur…

 

 

(Furtuna)

 

Furtuna nuk ka mëshirë

E tërbon Qiellin. E dalldis shiun.

Tokës i sulet nga Qielli e malet

Lumin e nxjerrë mga shtrati.

Detin e tërbon të dalë nga shpella

Kulçedrën me shtatë kokë.

Vjellë zjarr e flakë. Djeg pemët

Shtëpitë i rrëzon si lodra kashte.

Ose, i bartë me vete si anije nëpër Qytet.

 

Furtuna është hakmarrje qiellore

Fëmijët mos i mashtroni me rrakeshtrake!...

 

 

(Lëmsh në fyt)

 

Liria moti më është lidhur nyje

Lëmsh mace në fyt.

Robëria m’i ka lidhur këmbët

Duart. Përpiqet, edhe Penën.

 

Jo, Penën e kam si Babai “nagëntin”

Gojën hapur me nëntë fishekë.

Pllug në arë, rrëzë Çukës…

 

 

(Ende pa gëdhirë Dita

po këndoj në mal)

 

Ende pa gëdhirë Dita

Sot, po këndoj në mal.

Sorra e çafka u bien duarve

Obobooo, nga doli ky këngëtar?!

 

Zogjtë nëpër degë i ngriu Dimri

Bilbilit fyellin ia mori era hutaçe.

 

Korbi me penën time shkruan poezi…

 

 

(Pena ime zjarreflakë

digjet në Oxhak)

 

Pena ime ndizet zjarreflakë

Nateditë digjet në oxhak.

 

Dimri kur delë te Kodra e Tikeve

Gunën e bardhë krahëve.

Nata pret të bie, zbresë në Katund

Lëmën të na e pushtojë. Çatinë.

 

Zogjtë, herët nëpër dritare

Cicërrojnë për thërmia buke.

Kokërra misëri rrasin barkun

Hutini u ka vënë pusi mbi çati.

 

Ujë! Ujë, hudhni Penës sime zjarr

Përndryshe, flakën i vura Shtëpisë Publike!...

 

 

(Zonja Vdekje bën orgji

në Tyrbe)

 

Zonja Vdekje, bënë orgji në Tyrbe

Përçudi, mua më zgjodhi Babasheh?!

Nuseve të reja shterpa mbi varr

Neteditë t’u bëj fëmijë.

 

Faleminderit, Zonja Vdekje

Pashterkën e kuqe do ua hudh mbi kokë.

Dhe, nateditë do lënur lesh arapi.

 

Djepa do të përkund në Tyrbe

Shtëpinë ta mbush me fëmijë.

Nesër, të kemi zhurmë. Ardhmëri…

 

 

(Korre poezinë time

dhe kalo Dimrin)

 

Herët, sot drapërin merre në dorë

Dhe, dilë në arë! Përveshi trutë!

Duart. Edhe këmbët deri në gjunj

Mes vapës madhe korre poezinë time

Duaj-duaj në arë. Dhe, kalo Dimrin.

 

Pranvera, Nesër kur do të zbresë Nuse

Lëma ka shpërthyer luleqershie…

 

(Dëmshpërblimi)

 

E di, edhe kush do ma paguaj poezinë

Cila Grua një ditë do të më vras nën Rrap!

Vetëm me dy shtamba verë nën hije

Thotë: E meritoi. Vërtetë, e ka “hallall”.

 

E di, edhe cilët duar do më lëshojnë në varr

Përmbi hedhin disa kaci dhe. Dihet, portokoli

Fjalimi patetik madhështor i “miqëve”:

E varrosëm sot me gjithë vargje të gjallë…

 

 

(Lisat më nuk i pret

kush në Livadh)

 

Im Atë, kur e preu Lisin në Livadh

Cungut ia numroi rrathët. Vitet.

Vërtetë, o bir ky Lis qenka shumë plak

Roje e paskemi pasur rrëzë Çukës

Verë e Dimër me Lejlekun në Çerdhe.

 

Lisa më nuk pret kush në Livadh

Hije, nën të cilën lexoheshin Rilindasët.

Desatn Balli, sot mbjellë gardh…

 

 

(Zhurma e turmës këlyshve

nëpër  Çarshi)

 

Përditë, shesin art partiak në Bit-Pazar:

Sokakut i bien me këngë e valle.

Lodra, dajre e çifteli me dy tela.

Populli kur nuk ka bukë në sofër.

Shkollarët: libra. Lektyra shkollore

Revista për fëmijë. Dhe, Shtëpi.

 

Nateditë para kamerave televizive

Partizanët e tyre çirren për Liri.

Zhurma e turmës këlyshve melez

Me një asht në gojë nëpër Çarshi…

 

 

(Gratë tjera para Teje

hynë në varr)

 

Vetëm Ti e dije se, jam Poet i madh

Gratë kur më sulmonin. Shanin:

Është i pabesë. Tradhtar. Bohem i marrë.

Përgjigjeshe: Megjithatë, oj gra: është shkrimtar.

 

Vetëm Ti e dije se, jam Poet i madh

Gratë tjera, para Teje hynë në varr…

 

 

(Poeti i ka miq

edhe armiqtë)

(Tollumbaxhiut, që e hëngri

Djersën time ne arë. )

 

Poetin e vjedhë Shteti. Njerka

E vjedhë Nëna Parti. Politikani.

E vjedhë Palaçoja në jetë

E, Ai: perçudi nuk di të vjedhë?!

 

Jo. Edhe, Ai vjedh. Ditën. Natën

Vargje. I mbushë xhepat. Bibliotekat.

Shkollat. Çantat e nxënësve

Libra për te cilët e dënojnë në Ferr.

 

Shkaku, se: nuk di të vjedhë

Si Tollumbaxhiu. Nëna Parti.

Që, sot merret me “art. Letërsi”.

 

Poeti, sot i ka miq edhe armiqtë

Jo, se: Ai i do. Po, ato e duan marrëzisht…