| E hene, 28.09.2015, 06:07 PM |
MIRADIJE
GASHI
JAM GJUHA E TRUALLIT TIM
Tridhjetegjashtë shkronja
Si tridhjetegjashtë rreze
Me mua flasin
Në mua ndrijnë.
Të plotë Atdheun
Në shpirt ma sjellin
Janë vetë drita e syrit tim.
Po ç'gjuhë e shenjtë
Vallë është kjo gjuhë
Që nga unë nuk ndahet shqim?
Është kjo gjuhë e Mëmëdheut
Gjuhë e lashtë
Sa vetë drita
Me të linda
Qesha, qava...
E me të u rrita
UNË JAM GJUHA E TRUALLIT TIM.