| E diele, 27.09.2015, 03:49 PM |
BASHKE ME URIMIN... ÇKA PO
ME KUJTON BAJRAMI...!
-Një esse... shpirterore-
Nga Mustafë Rugova
Sot kemi feste, dhe kjo feste na bashkon te gjitheve paperjashtim e si asnjehere me pare. Sa gezim! Mua, njejte si juve me kane ardhe urime nga ana e anes, dhe secili urim ngerthen ne vete nje dashuri te pamatshme njerezore, ndaj me lejoni qe edhe une t'Ju uroj nga thellesia e shpirtit te gjitheve e me shkronja te medha: GEZUAR!
Tash dua t'Ju them diçka tjeter, qe sot i paska ardhur dita dhe momenti ta ndaj edhe me JU. Pa dashur t'ju them se sa fetar jam, ...sepse kjo eshte çeshtje e imja dhe vetem e imja, por me shume se e imja, eshte e Atij, qe i falemi perdite e qe ne shqiptaret i themi dhe duhet ti themi- ZOT.
Une jam biri i nje muslimani te devotshem, i Cili kur pati ikur ne boten e pertejme, mua me pati lene ne moshe fare te njome, pra vetem 9 vjeç, por edhe pse i ri, shume i ri, une mbaj ne mend shumeçka...E mbaj ne mend, kur fliste per fe, per profetet, per muslimanizmin, por mese shumti e mbaj ne mend kur fliste per çeshtjen kombetare. Kur fliste per fe, fliste qete e ngadale, me ta marre mendja se perballe kishe nje profet, ndersa kur fliste per komb dhe per figurat qendrore te kombit, nderronte krejtesisht, thua Ti, nuk ishte ai i meparshmi,sidomos pershkrimin qe ua bente figurave te kombit, ty te dukej sikur ishin aty dhe po kuvendonin me ne. Here fliste e here fshante, por jo rralle i njomeshin syte, dhe jo rralle i shkonin lotet rrokotel mbi brazdat e fytyres e deri ne toke. Njerezit duke ia njohur te dy anet , pra duke e njohur edhe si fetar te madh, po edhe si atdhetar te pashoq, e pyesin njehere: Tahir, hajde na thuaj, a je me fetar a me atdhetar? Kurre se harroj qendrimin dhe klithmen e Tij. Une jam fetar, dhe ju kete e dini mire, siç e dini poashtu qe jam edhe kombetar. Por kur te vjen puna deri aty, une edhe njeqind fe me i pase, te njeqindtat i japi per KOMB! Keto fjale qe po ua them sot, i kane thene te tjeret para meje, kur e kur me mire se une, e une vetem po i perseris...Dhe s'kishte si te ishte ndryshe, sepse ne ate kohe, i gjithe xhemati ishte i tille, ngase aso kohe, ne kishim hoxhallare te mire e me t'mire, te denje e patriote, te cilet paten perjetuar ferrin e jetes, neper burgjet e ish Jugosllavise, veçmas ate burgun famkeq te Goli Otokut, por kurre s'u thyen, e ku njeri nder ta ishte hoxhe Berdyna, qe keta hoxhallaret e sotem, jo vetem qe s'i ngjajne , por qe nuk mund t'ía mberrijne as thembrat.!
Edhe njehere: GEZUAR!
-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, fund-shtatori 2015-