Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Një mollë qan në Shkup

| E hene, 14.09.2015, 05:39 PM |


NJË MOLLË QAN NË SHKUP

 

Jam rritur s´i krejt shqiptarët

në tokën e lavdisë së madhe

në tokën e lavdisë së përgjakur

jam rritur me prindër të mirë

me gjyshër dhe stërgjyshër

Në këtë tokë të gjithmonshme

jam Shkup prej 13 mijë vjetësh

Shkup prej pellazgëve e ilirëve

në kraharor unë kam dhimbje

dhimbjen e trojeve t´copëtuara

Në këtë tokë të gjithmonshme

unë kam 45 luftëra të bëra

shqiptarët të gjithë jemi njëgjakësh

që nga pellazgët e lashtë

rrënjët tona i kemi n´këto troje

Ah, dhé i atdheut tim, tokë me

flori dhe minerale; shih si na

kanë katandisur fqinjët, dhe jemi

të duruari me samarët e huaj

Zgjohu Shkup, zgjohu Tiranë

zgjohu populli im i degëdisur

unë dua një vetëpërmbushje

për zogun e shqipes në flamur!..

Rrustem Geci - Shkup, Korrik 2015