| E merkure, 09.09.2015, 08:26 PM |
NUSE PA KOÇI
NGA KALOSH ÇELIKU
(Penën rebele me dy tyta
ende e kam në brez)
Bërlloku shqiptar na erdhi te pragu i derës
“Komandantë” me duart e përlyera me gjak.
Këmbekokë zhytur deri në fyt me korrupsion
Në emër të popullit shqiptar. Dhe, Atdheut.
Nesër, po ua hape krahërorin dudumëve
Nuk delë shqiponja dykrenare.
Dëshmitar jam: E njoh Viktimën e pafajshme
Herë pas here me shokë kemi pi kafe
Mezi e nxirrte bukën e gojës për familje.
“Memën”, ku e rrokullisja një gotë raki rrushi
Vëllain e “komandantit”, që ia mori shpirtin.
Dhe, ende fajtori nuk ka dalë përpara gjygjit.
Përmëtepër, sot hiqet si “ komandant çlirimtar”:
Dorëzohet në Lagjen e trimave”, Kumanovë?!
Imzot, po deri kur këto “komadantë” gjaksor
Jetë “kaçaku” do të bëjnë maleve
Përçudi, pa asnjë ferrë në këmbë?!
Kriminelë, që do t’i prinë popullit shqiptar për Liri?!
Armë, moti kohë nuk mbaj nën setre
Penën me dy tyta, ende e kam në brez…
(Shtatë sahat larg
e fluk vargun)
Mikja ime Di, moti më patë thënë:
Se, mua më duhet një burrë sheik
Që, të na mbanë të dy gjallë, në Shkup
Shtambat me verë t’i ngrejmë dolli
Nën Rrap. Gjokun ta shalojmë maleve.
Erdhi koha. Mikes Di: i duhet një sheik
E mua, një Grua besnike. Azgane!
Shtatë sahat larg ta fluk vargun…
(Drekë Mbretërore me Zonjën Di
tek këmbët e Alekandrit Madh)
Mikja Di, vjen një ditë në Shkup
Edhe, më bënë zë për një kafe.
I përgjigjem: Mirë, ku do ta pish kafen?
Mundet te “
E pimë kafen. Porositë edhe muskul viçi
Mishi nuk i pëlqen. Qenka i kuq?!
Gjysmën ma jep mua. Që, sot s’dua mish viçi
Mundësisht, kërkoj mish shterrje.
Tekefundit, së paku t’i marrë “ilaçet” e përditshme:
Një raki rrushi. Dhe, dy shtamba me verë!
Ditën e nesërme, Mikja Di më merr në telefon:
Unë jam te “Pirini”. Përpara këmbëve të Olimbisë
Me fëmijë në bark. Gji e prehër.
Ecë, ta pimë nga një “hallall”!
Pastaj, dalim matanë Urës Gurit. Vardarit.
Vetëm, mos u vono shumë rrugës!
Jo, i gjegjem: vetëm t’i laj sytë.Dhe, veshi brekët!
Plumb, ma pret: Mund të vish edhe pa brekë!
Fisi i kaçakëve nuk ka koh për brekë
Pushkën, sot patjetër duhet rrok në dorë!
Qeshem: Ndoshta, me tirqi. Struken krahëve.
Miken Di, e gjej te “Pirini” si qyqe në Lis
Përshëndetemi. Ulem, dhe e pyes për bukë.
Shkaku, se: më kujtohet Hoxha, mik i Asdrenit
Nuses së vëllait, kur i tha: kafen pas buke!
Jo, më përgjigjet. Mirë, ku ta ndalim anijen
Matanë Urës Gurit, plotë gojën nervoze.
E marr përkrahu. Dhe, dalim matanë Vardarit
E lëmë Olimbinë me fëmijë në gji e prehër.
Goce Dellçevi mbi kalë na hap rrugë
Karposhi shalon një kalë pa shalë
Nikolla Karevi me pushkën në dorë roje.
E gjetëm restorantin tek Aleksandri Madh
Këmbëkryq, para Kalit Bukefalë.
Zonja Di, kërkon herdhe viçi!
Jo, përgjigjet djaloshi. Specialitet i kemi: herdhet e Kalit.
Përmëkeq, edhe ato të Kalit Shemës.
Ndërhyjë, unë: E, a keni herdhe mëzati?
Kamerieri, rrudhë krahët. Për herë të parë
Në këtë restorant, dëgjoj për këtë specialitet?!
Megjithatë, kush e përgaditë te ne në Ballkan
Qeshem, Unë. Dhe, i përgjigjem: shqiptarët.
Në fund e hamë nga një picë italjane
Dhe, kthehemi para këmbëve të Kalit Skënderbeut…
(Xha Cuti “i marrë” pëshurri
në sofër të xhindeve)
Vështirë sot është të mbash në Shtëpi
Një grua azgane.
Pashterkën e kuqe përpara me pala
E dy shami lidhur për brezi anësh.
Ose, më shkurt: një burrë mejdani
Struken hedhur krahëve. Kësulën e bardhë në kokë.
Tirqi e xhamadan. Sahatin me qystek përqafe
Nateditë me “nagëntin” në brez.
Shkak, që shumë burra e gra azgane
Jetës i dhanë fund si qyqet
Lis më lis e mal më mal:
Ku-ku, këtu. Ku-ku, atje: vetëm me këngë vajtimi.
Xha Cuti, filozof i madh shqiptar
Katundarët thonin, se: është “i çmendur”:
Natën ka pëshurrë në sofër të xhindeve.
Shpesh e pyesnim, pse nuk e merr një grua
Përgjigjej, plaku: Gruaja ka harxhime.
Pastaj, kur u martua Vëllai i Vogël
Edhe unë për dasëm dhash pak para.
Xha Cuti, filozof i madh shqiptar
Katundarët thonin, se: është “i marrrë”.
Jetën e mbylli pa një grua në shtëpi.
Nesër, harxhime mos ketë në varr…
(Koha vjen më këmbë
rrugës Nesër)
Shtëpia jonë nuk ka festuar ditëlindje
E, as përvjetore martese.
Nateditë, jemi rritur me Zonjën Vdekje
Kur t’i teket na ka trokitur te porta.
Familja e kaçakëve nuk ka pasur ahengje
Aq më pak ditëlindje. Përvjetore.
Maleve varrin e ka pasur mbi shpinë
Anembanë Atdheut: në Shkup, Prishtinë.
Koha vjen më këmbë rrugës Nesër
Edhe ne të festojmë ditëlindje!
Përvjetore, në Shtëpi. Shqipëri Etnike…
(Ligje të Natyrës
Dhe Zotit)
Përpara se, armiku të ta qi Nanën
Ti duhet i pari t’ia qish në Livadh!
Armiku, tek atëherë ka respektë si “Vëlla” i madh
Nateditë të të nderojë në Shtëpi.
O vëlla, armiku të nderon në jetë
Nanën, nëse ia qi ende në Livadh…
(Zonjën Di Gjoku i Gjergj Elez Alisë
e sjellë në Shtëpi)
Zonjën Di, shpesh e rrokin xhindet
Edhe, e hudhin mbi çati. Majë lisave.
Pak para agimit e kthejnë në shtëpi
Jerm, zgjohet: piskat në mesin e librave.
E shalon Gjokun e Gjergj Elez Alisë
Tymemjegull mes yjeve në qiell.
Nën një Rrap e merr gjumi
Pasmesnate, zgjohet në prehërin e Kreshnikut
Nëntë male larg shkon Nuse pa koçi.
Gjoku Gjergj Elez Alisë e sjellë në Shtëpi…
Shkup, 07. 09. 2015