| E marte, 08.09.2015, 08:33 PM |
GUSHTI NË MALËSI
Nga Dijana Gj. Dukaj
Vera,
stinë që e duam të gjithë. Ditë këto
që presim me padurim për shkak të
kohës së bukur dhe pushimeve. Gjatë kësaj stine njerëzit nga çdo anë e botës
vizitojnë vende të ndryshme për të shijuar këto ditë të bukura. Në Malësi, kjo
stinë na gëzon jashtë mase pasi edhe njerëzit tonë të afërm nga vende të
ndryshme të botës vijnë për pushime në vendlindjen e tyre Malësinë, për të
kaluar ditë të bukura me të afërmit e tyre. Andaj, gjate kësaj periudhe vendi
ynë gjallëron më shumë. Gjatë kësaj stine e sidomos gjati muajit të gushtit
kemi edhe aktivitete të ndryshme që u japin “ngjyrë” ditëve të nxehta. Nga
aktivitet që janë organizuar në këtë
trevë dua të veçoj “takimin me mërgimtarë” tashmë tradicional i cili u organizua nga misioni Françeskan në
Tuz, për të dymbëdhjetin vit me radhë. Gjatë kësaj mbrëmjeje të cilën e moderoi
gazetari Gjok Dukaj ishin të pranishëm studiues dhe krijues të shumtë, në mesin
e të cilëve, studiuesi i njohur prof. Dr. Anton Nikë Berisha. Pastaj gazetari i
njohur Zef Pergega e shumë të tjerë. Në këtë mbrëmje u bë promovimi i librit
“Drita e Françeskanve në Malsinë e Madhe” , të autorit Zef Pergega. Pastaj
mbrëmja pasoi me pikën kryesore e që ishte recitimi i Psalmeve të përgatitura
nga teatri i Shna Ndout i cili vepron pranë kishës Françeskane në Tuz.
Pastaj
ngjarje tjetër që vlen të përmendet e që është mjaft e rëndësishme dhe e
nevojshme për banorët e Malësisë është se u përurua “Qendra Funerale e
Malësisë”. Përurimi i objekteve të
tilla, të nevojshme për trevën e Malësisë janë të veçanta pasi investimet në
këto treva janë mjaft të rralla ndërsa nevojat e banorëve çdo ditë e më të
shumta. Lëshimi për përdorimin e kësaj qendre u bë me 26 gusht, në Vuksanlekaj
afër Tuzit. Gjatë kësaj ceremoni foli nismëtari për ndërtimin e këtij objekti
Zef Camaj, pastaj në emër të shoqatës “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, foli
kryetari i kësaj shoqate Ëjllo Berishaj. Mes tjerash, Berishaj njoftoi se nga
aksionet e realizuara në Nju Jork dhe