Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dila Gecaj: Mark Krasniqit

| E marte, 08.09.2015, 06:43 PM |


DILA GECAJ

 

MARK KRASNIQIT

 

Zemra e nënë Kosoves, mbushur plot vajë,

Vajton për më të mirin,birin e sajë,

Të gjithë shqiptarët, moren lajmin me hidhërim,

Se Akademik Mark Krasniqi, u nis qiellit fluturim.

 

Lajmi mortor rroku Bjeshkët e Rugoves

Vdiq sot burri, i Madhi i Kosovës,

Një shekull vepra për komb e atdhe,

O Mark Krasniqi, krenari për atdhe.

 

Ishe ti shkrimtar,poet e profesor,

Silleshe butësisht edhe me armik,

Por populli të nderoi, të nderon gjithmonë,

Andaj ta dha grade Ty Akademik.

 

Ti ishe zemra e kombit, që rrahje pa pushim,

Kudo me Ibrahim Rugove, kërkonit shpëtim,

Amanetin tend na e le pa shku n´varr:

-Kurr mos hiqni dorë nga bashkimi kombëtar!

 

Flej i qetë o burr i dheut, ti Profesor,

Nëna Tereze me Ibrahim Rugoven, para të kan dalë,

Takimi Juaj atje, në botë të përjetsisë

Ja shtoni krenarinë, Tokës së Arbrisë.