Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Prof. Skënder Hoxha nderohet me ''Nderi i Bytyçasve''

| E diele, 06.09.2015, 11:01 AM |


(Portrete të të nderuarëve me tituj dhe çmime nga Shoqata “Bytyçi”, Tiranë.)

PROF. SKËNDER R. HOXHËS IU DHA TITULLI “NDERI I BYTYÇASVE”

Shoqata “Bytyçi”, Tiranë, sipas VENDIMIT nr. 72, datë 24.08.2014, për dhënien e titullit “NDERI I BYTYÇASVE”, …, me votim konsensual vendosi:

T’i jepet Prof. Skënder Ramiz Hoxha

Bytyçasi nga Dushkaja e Rrafshit të Dukagjinit

TITULLI:

“NDERI I BYTYÇASVE”

Me motivacionin:

“Është shquar si një intelektual dhe atdhetar, i cili ka punuar parreshtur për mbledhjen, arkivimin dhe përhapjen e kulturës kombëtare shqiptare, përmes shkruarjes së veprave të tij të shumta në fushën e krijimtarisë letrare dhe artistike, por edhe ato me karakter studimor. Ka bërë një punë të lavdërueshme edhe në ngritjen e Degës së Shoqatës “Bytyçi” për Regjionin e Pejës.

Prof. Mr. Skënder R. Hoxha jeton dhe vepron në Pejë

Prof. mr. Skënder R. Hoxha jeton dhe vepron në Pejë dhe në vendlindjen e tij, Jabllanicë e Dushkajës, komuna e Gjakovës.

Ky titull prof. Skënder R. Hoxhës iu dha më 31 gusht 2014, në Malin Dajti të Tiranës, në Përvjetorin e XI-të të Festës së Shoqatës “Bytyçi” me seli në Tiranë.

Shukrije BYTYÇI