| E shtune, 05.09.2015, 05:33 PM |
Ulqini, qyteti i parë në Mal të Zi
me muzeun digjital
Nga Gjekë Gjonaj
Ulqini prej ditës së premte, 4 shtator 2015, është qyteti i parë në Mal të Zi me muzeun digjital. Inaugurimi i finalizimit të këtij projekti u bë nga zëvendëskyreministri i Malit të Zi , njëherësh edhe ministër i shoqërisë informative dhe telekomunikacionit Vujica Llazoviq dhe ministrja e Shqipërisë për Inovacionin dhe Adimnistratën Publike Milena Harito.
Për zëvendëskryeminsitrin malazez Llazoviq jo rastësisht Ulqini është zgjedhur si seli e muzeut digjital, por për shkak të bashkimit të historisë dhe traditës me kohën e re digjitale, dhe si dëshmi e përkushtimit të kultivimit të mëtutjeshëm të harmonisë multikulturale dhe multietnike në Mal të Zi. “Realizimi i këtij projekti do të hapë rrugë për realizimin e projekteve tjera ndërkufitare edhe me shtetet e tjera të rajonit në fushën e shoqërisë informative”, pohoi Llazoviq.
Ministrja e Shqipërisë për Inovacion dhe Administratën Publike Milena Harito tha se ky projekt bahkëpunimi ndërkufitar i financuar nga Bashkimi Evropian është një nga përpjekjet e para që kanë preceduar edhe procesin e Berlnit, që vazhdoi para pak javësh me takimin e Vjenës për bashkëpunim ndër rajonal.Sipas ministres Harito ky është një hap i parë për projekte shumë më të mëdha të përbashkëta të infrastrukturës digjitale për Malin e Zi , Shqipërinë dhe për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryetari
i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka u shpreh se kjo formë bashkëkohore e pasuron dhe e
bën më të prekshëm informacionin e muzeut të Ulqinit
duke krijuar mundesinë për përdorimin e digjitalizimeve të reja, për të nxitur interesin e të rinjve, turistëve