| E shtune, 05.09.2015, 05:20 PM |
STILI I KRONIKUT SI NJË DHUNTI E
PAIMITUESHME
Nga Jorg Magenau
Pushteti është çmenduri
Udhëtim
nëpër histori: Tre janë tregimet e kandidatit shqiptar për Çmimin Nobel, Ismail
Kadare, që ribotohen me titullin “Die Schleierkarawane” (Sjellësi i fatkeqësisë):
Tregimet janë si vera, sa më e vjetër aq më e mirë. Nëse paraqiten te lexuesi
shumë herët, nuk kanë ndikim.
Prej disa vitesh, shkrimtari shqiptar është një nga favoritët për të fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Ai, për ta marrë mesa duket nuk do e marrë kurrë edhe pse është një nga shkrimtarët më të mëdhenj evropian. Roli i tij në Shqipërinë komuniste, nën regjimin e Enver Hoxhës është bërë shpesh objekt kritike, ai ishte anëtar i partisë dhe i parlamentit dhe ishte një nga të preferuarit e diktatorit.
Skenarët e maktheve surreale
Por çfarë do të thotë kjo, që letërsia e tij është një analizë e thellë dhe prezantimi i marrëdhënieve të shtypura? Kadare duhet të ishte i afërt për të depërtuar në këto analiza. Nuk ka asnjë shkrimtar, i cili është në gjendje të paraqesë atmosferën e frikës, dhunës, përgjimit, denoncimit dhe të oportunizmit, të gënjeshtrave dhe besëtytnisë dhe fuqinë e spekulimeve si ai. Ai e ngre me mjeshtëri imazhe të frikshme të shoqërisë në një skenar surrealist, duke i paraqitur si një realitet absurd, me një realizëm të ftohtë e të matur.
Ai shpesh
kapërceu në tregimet e tij në periudha të ndryshme, në mënyrë që të tematizonte
të tashmen shqiptare. Kështu në tre tregimet e tij “Die Schleierkarawane”, që
ribotohen, tregime të nisura rishtazi, ai paraqet thuajse gjithçka në kohën e
Perandorisë Osmane në Shqipëri. Çuditërisht, këto rrëfime janë publikuar për
herë të parë në Gjermaninë lindore (
www.facebook.com/OnufriBooks?fref=nf
http://www.tagesspiegel.de/kultur/erzaehlungen-von-ismail-kadare-macht-ist-wahnsinn/12269332.html