| E premte, 04.09.2015, 07:41 PM |
Problemi jemi vetë, të tilla i
cilësojmë edhe marrëveshjet
Nga Leon Duhanaj
Për sa i përket marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi, po thuaj të gjithë kemi qenë koshient se këtu do të ketë një kompromis. Kompromis, i cili pas pranimit të planit Ahtisari, vërtetë se është i tepërt. Jo vetëm se është edhe një lëshim nga Kosova kundrejt Serbisë, por dhe, se është në kundërshtim të plotë me vetë Pakon Ahtisari, e cila parashikonte një shtet qytetar pa dallime dhe marrëveshjet mbi këtë pako janë dhe antikushtetuese. Por kushtetuta bazuar ne planin Ahtisari bashkë me planin si të tillë, a nuk u thy që në start, duke u pranuar vetëm njëanshëm. Mirëpo si dhe pse ndodhi kjo?
Politika shqiptare e Kosovës, shpeshherë edhe shoqëria civile, vazhdimisht jemi marrë me pasojat në vend që të merremi me shkaqet, të cilat hap pas hapi po e gllabërojnë shtetësinë e Kosovës.
Shkaktari kryesor i gjitha të këqijave që nga paslufta, është se Kosova nuk u çlirua e tera dhe asnjëherë nuk arriti ta shtri autoritetin në terë territorin e saj dhe shkaktari i tjetër jemi vet ne shqiptarët, të cilët treguam aftësi për gjithçka në këtë botë përpos që s’arritëm të tregohemi qytetar të cilët vendin e tyre e duam mbi gjithçka.
Me mbarimin e luftës u dhanë shenjat e para se në këtë vend nuk do shkojnë punët mbarë. Menjëherë në vend të konsolidimit të përbashkët, filloj lufta e pa kompromise për pushtet e pasuritë paligjshme. Filluan uzurpime, plaçkitje e besa edhe vrasje. U uzurpua prona publike dhe private, në vend se të përkujdeseshim për kufijtë e shtetit të “dashur”. U uzurpua edhe pushteti politik me krejt mekanizmat e tij, duke e trajtuar Kosovën si plaçkë lufte
Çfarë
ndodhi me ne? E harruam kaq shpejtë se ku ishim? E harruam idealin për të cilin
u derdh gjak?
Ne u sollëm aq keq ndaj vendit tonë dhe ndaj partnerëve të cilët na e sollën lirinë sa që edhe ata vetë i sollëm para dileme... se a e bënë gjënë ë duhur në Kosovë? Sjelljet tona vazhduan pa ndërpre duke kulmuar me trazirat e marsit 2004, nga të cilat Kosova doli politikisht e rrënuar. Tashmë nuk kishte asnjë dilemë se edhe ne sipas mundësive kemi prirje të bëjmë punë të këqija kolektivisht. “Shqiptarët”, gjatë trazirave të marsit2004, nën pretendimin se po shkatërrojnë dhe djegin trashëgiminë serbe, shkatërruan trashëgiminë e vet Kosovës, shkatërruan madje edhe imazhin e një populli liridashës duke zhgënjyer secilin që u munduar t’i bëj mirë këtij vendi.
Bota e qytetëruar u përball me argumentet serbe se ky popull nuk është i pafajshëm dhe më këtë rast u imponua balanci i cili “duhej” bërë, në mënyrë që të ruhen vlerat e lirisë mbi të cilat është ndërtuar Europa.
Serbia me ndihmën e shqiptarëve ja doli ta përvetësoj trashëgiminë kulturore duke e riemëruar, nga trashëgimi ortodokse e Kosovës në trashëgimi serbe dhe, kjo ishte hallka me të cilën ne ja hapem dyert edhe pakos Ahtisari e edhe tash Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili disave me shumë po ju pëlqen të quhet ZAJEDNICE, ku me e ditë , ndoshta e kuptojnë më mirë.
Se Kosova hap pas hapi ka shkua në drejtim të kundërt, në drejtim të degradimit në vend të avancimit, nuk është befasi dhe e pa pritshme sepse shenjat e këqija kanë qenë në vazhdimësi prezentë. Për këto gjëra është debatuar dhe parashikuar nga shume njerëz. Me këtë rast dua ta citoj një shkrim timin te para disa viteve i cili për fat të keq po del të me jep te drejtë në parashikime...“Një e vërtet e hidhur po duket që po i vije Kosovës e ajo është Ahtisari plus, që rrjedh si produkt i gjashtë pikëshit të Banit . Këtë e dëshmon vet fakti që qeveria e vendit pasi bëri buj të madh për një aksion spektakular e të ,,suksesshëm’’, prapë pranoj kushte dhe marrëveshje të cilat e shtyn Kosovën në negociata për territorin e sajë, e si rezultat i tyre me siguri që do jetë kompromisi , i cili për Kosovën do jetë shumë shumë i dhimbshëm. Do kisha pas dëshirë që këto parashikime të dalin të gabuara , por se a do jenë do të tregoj vet koha.”.
Për fat të keq koha po dëshmon se ky vend preokupohet me probleme të mëdha, por, cilat janë ato probleme aq të mëdha sa që s’na lejojnë përparimin?
Natyrisht
që një problem i madh është
Pra po
Shteti i Kosovës cilësohet si shtet qytetar, i shqiptarëve dhe tjerëve, prandaj shqiptarët edhe duhet të jenë ata të cilët me shembullin e mirë ndikojnë që edhe të tjerët ta duan shtetin. A kemi dhënë ne shqiptarët shembull të mirë në këtë drejtim, natyrisht se jo. Shtetësia e Kosovës nuk pranohet, edhe nga një pjesë e vet shqiptarëve të cilët parapëlqejnë anarkinë. Atëherë nuk mund të presim që minoriteti serb dhe të tjerët ta duan shtetësinë e Kosovës më shumë se shumica. Prandaj problemi qëndron tek shqiptarët, duke u nisur nga problemet me të vogla si; ndotja e ambientit përmes hedhjes së mbeturinave vend e pavend e deri të problemet e mëdha te dukurive me te shëmtuara si krimi, korrupsioni, shkatërrimi i pronës publike e private, e për fat të keq edhe kriza me vetë identitetin tonë kombëtar.
Kosova
edhe pse e njohur si shtet në kufijtë e saj të vizatuar, nuk arriti ta shtri
sovranitetin e vetë në ter territorin e vetë. Kosova nuk arriti t’i kishte tri themelet bazike të shtetit; territorin,popullsinë
dhe sovranitetin shtetëror. Ishte
Çelësi për sukses qëndron tek mirëqenia ekonomike dhe sociale dhe, kjo vëhet me punë dhe angazhim profesional, me ndërtim të shtetit të së drejtës dhe shtetit social, shtet i cili përkujdeset për secilin qytetar, shtet që ofron siguri, shëndetësi, punësim dhe prosperitet, në të cilin qytetarët parapëlqejnë me jetu, shohin të ardhme për fëmijët e tyre dhe nuk kanë nevojë me ikë në rrugë pa kry e shteti në vend që t’iu del në ndihmë t’i bllokoj kufijtë dhe t’i kthej me dhunë në mjerim.
Marrëveshja e fundit dhe për Asociacionin, është një kantier i hapur, i cili do varet prapë nga ne , se si do ndërtohet dhe si dhe kur do të përmbyllet.
Metodat e ndërtimit të shtetit në shekullin XXI dhe e ardhmja të cilën e synojmë me integrim të plotë në familjen Euro-Atlantike, nuk bëhen me folklor nacionalist në njërën anë ë në anën tjetër me metoda anarkiste dhe mosnjohje të shtetësisë së Kosovës, as me politika klienteliste, nepotiste as me korrupsion, uzurpim e zhvatje.
Ndërtimi i të ardhmes bëhet me shtetin e së drejtës, duke vënë në pak vlerat individuale dhe kolektive, duke respektuan secilin qytetar të vendit pa dallim kombësie, feje apo race dhe duke respektuar vlerat e veçanta të secilit, duke garantua shansa të barabarta për të gjithë dhe integrim të plotë në shoqëri. Duke pasuruar skenën politike me gjak të ri dhe me ide të reja progresive dhe duke u çliruar përfundimisht nga mashtrimet e bazuara ne folklorizëm nacionalist.
Europa na do të bashkuar si qytetarë evropian të lirë në mëndje , në trup dhe në shpirte e jo të dasmuar dhe të robëruar në urrejtje.