| E merkure, 02.09.2015, 07:21 PM |
LIRI ËSHTË TË DUASH NJË GRUA
Rreth 13 mijë vjet dritë është i thellë
qielli i Roganës, 13 mijë vjet jetë
është gjuha shqipe, dhe 13 mijë vjet
të ujit, vesa njomë biologjinë e luleve
Të lashtë e modern u kam në zemër
të lashtë e modern jeni gjaku im
o ti atje eja tek unë të dashurohemi
të them të dua mos është pak vonë
Ilir, të nxehtë e kam sot kraharorin
a më çliron nga e nderuara, dashuri
një puthje ka shumë kuptim te unë
një përqafim.., ma mbushë shpirtin
Mbretëreshë e zogjëve ku flejnë yjet
zojë e Roganës duaje bandillin tënd
liri është të duash një grua, por, liri
është edhe gruaja të ketë një burrë!..
Rrustem Geci – Prishtinë, korrik, 2015