| E merkure, 02.09.2015, 06:10 PM |
Pedagogut
At
-Pedagogut të madh, mësuesit të letërsisë, Mehmet Ciceron Shabanaj-
Tani mu kujtua kur nxënësit kishin hartim
Dhe unë nisë, shkruaj këtë vjershë,
E vehten ndjeva gjimnaziast;
Plot me ëndrrime, gaz e shpresë.
Kur komentonin ata Homerin,
Se Aleksandrin e Madhë temë patën.
Dikush zuri t‘flasë me Akilin,
Një tjetër këtij dhe dorën i zgjatën.
Ǒmu kujtu tani pedagog Mehmeti
Dhe ajo temë që na u dha n’gjimnaz,
Ndaj Aleksander i Madhë n‘këto çaste u bëra;
E çava detin me tallaz.
Se n’cilat brigje do t’përplasem,
Sot sigurisht atë s’e di,
Këtë e them me siguri.
Nuk pashë aq shumë vise si Aleksandri i Madhë,
Për sulme t’mia askënd s’ngrita peshë,
Unë një poet stuhishë mbeta
E jetën gëzova si një murgeshë.
Porse pas natës mëngjesi vjen
E dita shpraz si kremtë fëmije,
Mbase në këmbë ajo më gjen,
Ose t‘përplasur si zog stuhie.
…Derdhen mendimet tallaz-tallaz,
N‘fletore hidhen mendime t‘mëdha,
Ghithçka do jepja unë këtë çast,
Veç që të isha sot si ata!
Autor: Arber Shabanaj - Gjermani, më 10.12.2000