| E merkure, 02.09.2015, 07:32 PM |
Shoqata e pensionistëve të Kosovës
së bashku me ministrin për punë dhe mirëqenie sociale po i diskriminojnë
pensionistët.
Nga Ismet Uka
Pensionistët e Kosovës kanë krijuar pasuri të mëdha gjatë viteve të vitalitetit fizik të tyre sa ishin për punishtet e Kosovës. Ndërtuan me qindra kilometra hekurudha rrugë halla sportive stadiume,spitale fabrika,por nuk e harruan për të ndërtuar edhe vene për veten e tyre që për ditët e pleqërisë mos të jen barrë e shoqërisë por ti kanë objektet e veta që kohën e lirë ta kalojnë për ato objekte.Bile pensionistët ndërtuan edhe pushimore për disa vende të ish Jugosllavisë por Kosova nuk pati të drejt në sukseksion dhe ato objekte sodë e asaj dite mbeten pa ju rikthe pensionistëve të Kosovës.
Fatkeqësisht vite të tera pas lufte mbi pensionistët qeveria e Kosovës ka ber diskriminim të qëllimshëm institucional duke mos nda buxhet për fondin pensional dhe invalidor por duke i fut pensionistët kontribut pagues me një kallëp me pensionistët e moshës,dhe kategoritë tjera sociale.
Pensionisti kontribut pagues është pensionist kategoria sociale është kategori sociale qeveria e Kosovës me kontribute të pensionistëve po tregon solidaritet duke u nda kategorive tjera sociale nga kontributet e pensionistëve,pensionet e moshës dhe ndihmat sociale duke harruar qeveria se kontributet e pensionistëve janë pronë e tyre personale dhe nuk i jepet askujt të drejt që me kontributet e pensionistëve të tregohet solidaritet ndaj dikujt tjetër.
Karvanit të diskriminimit mbi pensionistët kontribut pagues krahas qeveris ju ka bashkëngjit edhe klani i ndarë nga pensionistët që po paraqitet si shoqatë e pensionistëve a në realitet është një shoqatë që nga pas lufta ka keqpërdor me qindra mijëra euro të marrura nga qiratë e objekteve të cilat pa të drejt po i lëshon me qira kurse pensionistëve rreptësisht u ndalohet qasja në objektet e tyre kurse shoqata mjetet e marrura që nuk janë të pakta i ndan dhe keqpërdor në kundërshtim me çdo normë dhe akt ligjor.
Vetëm në komunën e Prishtinës të hyra nga objektet e leshura me qira në fondin e shoqatës së pensionistëve shkojnë rreth 20000e per muj
E mos të flasim nga objektet tjera që janë anë e mban Kosovës dhe nga këto mjete kurrë nuk u ndihmua asnjë pensionist dhe janë mjete që ndahen në mes punëtorëve të shoqatës e a kanë ata far hisedari në keq - përdorimin e këtyre mjeteve a s’kanë shoqatat vet duhet të deklarohen.
Për problematiken e keqpërdorimit të buxhetit nga ana e shoqatës që krijohet nga qira marrja është e informuar edhe ministria për punë dhe mirëqenie sociale mirëpo për çudi edhe krahas deformimeve që gjenden brenda kësaj shoqate ministri shoqatë e kanë një bashkëpunim të bujshëm kur ka të bëj me diskriminimin e pensionistëve.
Sindikata e pensionistëve e regjistruar pran kësaj ministrie edhe se ka ber përpjekje mbi njerëzore dhe serioze për trajtimin e pensionistëve si mas renit dhe ligjit që ekziston në secilin vend për rreth Kosovës kurrë nuk gjeti mirëkuptim të ministria për punë dhe mirëqenie sociale që ky diskriminim të shmanget nga pensionistet që po vazhdon vite me radhë padrejtësisht .Ligji i miratuar në vitin 2014 edhe se sindikata kurrë nuk u pajtua me ketë ligj sepse është diskriminues sepse pensionistin e bën lypsar që merr nga buxheti i shtetit e ligji nuk e bën pronar të kontributeve që pensionisti i ka krijuar gjatë punës së kaluar.
Prapë se prapë ligji i aprovuar i cili ka qen dashtë të hyn në fuqi nga data 01.01.2015 ky ligj kurrë nuk hini në fuqi dhe kurrë nuk u kategorizuan pensionet sipas këtij ligji s’u dhanë pensionet familjare dhe invalidore që garantohen me ketë ligj .Pra çart po shihet se dikush po bën komplot mbi rendin kushtetutar të Kosovës e njerëzit nuk i trajton sipas ligjit por i trajton,sipas dëshirës dhe vullnetit të vet.Ku ky diskriminim institucional dhe anti ligjor i cili po bëhet mbi pensionistët kontribut pagues po përkrahet edhe nga shoqata e pensionistëve deri sa sindikata propozon që lartësia e pensionit në Kosovë të jetë 60% nga rroga mesatare shoqata e pensionistëve e përkrah qeverinë që lartësia e pensionit të jetë sa rroga minimale e Kosovës 135e .Kështu që sindikatës nga qeveria si merret parasysh kurrfarë propozimi dhe qeveria i ik çdo kontakti me sindikatën kurse,qeveria me shoqatën janë në ujdi të mirë kur është fjala që të vazhdohet me avazin e vjetër diskriminues kundër pensionistëve të Kosovës.
Sindikata tani e tutje nuk do të rrinë duar kryq por nuk do të len metodë dhe formë pa përdor për t’ua rikthyer pensionistëve të Kosovës të drejtën e vet në pension e në objekte që vet i ndërtuan sepse kontributet e pensioneve po ju vidhen nga qeveria kurse nga shoqata janë uzurpua objektet e ndërtuara për aktivitet të pensionistëve,dhe nuk po ju lejohet qasje në to në asnjë komunë të Kosovës ,Përgjegjësin për ndodhitë e më tutjeshme do ta bart shoqata e pensionistëve që kanë krijuar klimë të pa durueshme të pensionistëve për shkak të diskriminimit institucional afat gjatë që është ber ndaj pensionistëve të Kosovës.