| E marte, 01.09.2015, 06:59 PM |
Gjon
Markokaj
SOFRA E SHQIPONJAVET
-Poeme, ne vigjilje te festes se Zojes se Merturit-
Nëper Alpe ato kullosin
Fluturojnë, këtej e andej
"Sofrën", në "majen e thepit"
Shqipet asnjiherë s' e harrojnë !
...!
Në naltësinë e "Malit Korës"
"Thepi i Shqipes", hedh shtat
Në maje t' thepit, është nji shesh
Ajo është:"sofra e shqiponjavet"
Aty ulën shqipet e vigjëlojnë
Ruajnë Malësinë e Gjakovës
E, Krahinën e Nikaj -Merturit
Nji pjesë, t' Hasit e t' Pukës
Nga ai sheshë i mrekullive
"Tokë e qiellë", i kondtrollojnë
Pushtojnë qiellin e prekun tokën
-- Mbi fshatin tim, hije lëshojnë
...!
-- Nëpër Alpe ato kullosin
Ffluturojnë këtej e andej
"Sofrën", n' majen e thepit
Shqipet asnjiherë s' e harrojnë !
...!
Mbas gjurmimeve të pa shoqe
Furishem sillen mbi fshatin tim
Sikur aeroplanat, - " F -16 "- të
-- Si dallëndyshet pa mbarim
Aty se aty, n' atë shesh ulën
Gëzohem, n' shpirt e n' zëmër
Se n' Malin Kore, n' fshatin tim
-- Jetojnë shqipet pa u trëmbur
Çdo gurë i ngulur ose i pagëzuar
I përjetësuar e ka historinë e vetë
Ka rrëfimin, gëzimin, hidhërimin
Është simbol, i klithmës së vetë
...!
"Thepi i Shqipës","sofra e shqiponjave"
Është tempull krenarie, trung e kurorë
simbol i Rajes dhe i Malësisë së Gjakovës
...!
I falnderoj me "shpirt" e zëmër
Burrat e Rajës e t' Gegysenit që:
Pagëzuen shkëmbin "Thepi i Shqipës"
-- Që Shqiponja, kurrë t' mos vdesin!
./.
-Per Zemrashqiptare, nga Raja e Merturit, Tropoje, Gusht 2015-