| E marte, 01.09.2015, 07:22 PM |
NEBI
DRAGOTI
SKICA:
KOORDINATORI I BISEDAVE ME POPULLIN
Në fakt, bisedat zhvillohen çdo ditë nga një gjysmë ore.Lumë kush lidhet e shtron hallet, shqetësimet, që ka, sigurisht, për zgjidhje. Nuk do mendë që lodhet, por s’ke ç’i bën , kur nga nevoja e sikletshme e ke. I shtron sot problemet. Nesër, pasnesër, e shumta pas tre-katër ditësh, si me shkop magjik, ti prêt zgjidhjen, ose edhe pas një viti…ose… ose harrohet fare. E po punë e madhe, se mos mbarohen ditët për të kapur në telefon koordinatorin e bisedave direkte me popullin.Televizori aty është, nuk luan nga vendi.
-Alo, alo me koordinatorin desha të flas!
-Fol,unë jam koordinatori!
-Desha të flas me koordinatorin, se kam një hall të madh,sa toka nuk e mban.Dhe vetëm ju ma zgjidhni.
-Apo s’kanë një të zgjidhur,-ia pret plaka e shtëpisë.
-Fol, pra, fol; unë jam koordinatori.
-Ore,me të vërtetë, koordinatori jeni ju?
-Ule , të shkretën, zërin e televizorit, se po të ndëgjoj. Ku të pikon çatia?
-Koordinator i uruar, a po më ndëgjon, se kam hall, ore, e ç’hall që kam!
-Fol, se na ndëgjojnë edhe teleshikuesit. Ç’hall ke?
-Ah, halli im s’ka të treguar; populli që më ndëgjon do t’;ma zgjidhi hallin mua , more koordinator?
Koordinatori i bisedave me popullin edhe për bisedat i ka minutat të përcaktuara, (dy minuta për ankues). Ai shtyp butonin e ndërpritet biseda. Kështu, kështu…nesër pritet zgjidhja e problemit në mënyrë sa më operative. Ç’problem u shtrua ? do të thoni ju…
Ka rëndësi u bë biseda telefonike me koordinatorin.Kjo ndodh vetëm e vetëm, se, pas zgjedhjeve, qeveria nuk ka kohë të merret me yçkla pa fund, se është me pushime.
DY KOTELET
U hëngri vetë mendja. Ikën pa pyetur nënën mace me emrin Shila.Harruan të voglat lara-lara,të kthehen rrugës në të cilën u larguan. Vend nuk pozinte nëna mace. Qante mjau-mjau, hidhte sytë andej-këndej. I hidhje ushqime,ushqimin nuk e hante.Qëndronte e pikëlluar për dy kotelet aq të lezetshme.Edhe zonjës së shtëpisë i vinte keq, se lozte me to. E…duke qeshur i drejtohej të shoqit: -Të lajmrojmë policinë, se edhe për humbjen e kafshëve ajo ka për detyrë t’i survejojë e të investigojë e të na i sjellë në shtëpi. -Ee,-ia priti i shoqi,-ata nuk po gjejnë kriminelin, se u ka ikur në drejtim të paditur…pra,s’i ka lajmëruar , se ku do të shkojë. Po ç’ndodhi? Macja është vetë police: mbas dy-tre ditësh kërkimi intensive, i solli dy kotelet përpara portës së shtëpisë. Dashuria e Shilës për dy kotelet është tepër e habitshme.Edhe nënat-njeri çuditen për këtë dukuri intime. Ah,sikur të ishte edhe policia kështu:ta hiqte njëherë e mirë atë shprehjen “ iku në drejtim të paditur”.
PËRCEPTIMI
Përceptimi në mosha të ndryshme nuk qënka i njëjtë. Isha fëmi: rrugët, pemët, përroi, lumi i përceptoja në forma më të mëdhja. Qiellin e kaltër me shtëllungat e bardha, si masa të çuditshme prej pambuku, e përceptoja të tillë: pamje , që s’mund ta prekja dot, veç me shqisën e të parit.Dyshekët e bardhë të reve, pa formë, dëshiroja t’i kalëroja si kuaj pa fre për të plotësuar dëshirat e mia tekanjoze fëmirore.Nga kjo panorama e vendlindjes ndodhi që të largohesha duke bujtur larg në vise të tjera, ku kisha dajallarët,vëllezërit e nënës.Vitet ikin shpejt duke lëvizur me hapat e katër stinëve.Vite, shumë-shumë më vonë kthehem atje , ku kisha lindur.Përceptimi aktual, pra, në moshë madhore qe ndryshe dhe tepër i habitshëm,por edhe tepër real. Pra,nga madhësia elementet e natyrës i përceptoja ashtu siç janë. Përceptimi ishte më bindës,më i afërt,më mirënjohës nga ai përceptimi moskokëçarës fëmiror mbetur i ngurtësuar në kujtesë në ato vite të largëta të moshës në rritje,që e kishte mendjen vetëm të lozte në rrugë,tek përroi, tek lumi, tel lëndina.Në moshë madhore , kjo panorama mbresëlënëse, kuptova, se kishte të bënte me fjalën estetikë, që rridhte nga greqishtja: aisthesis,pra, përceptim shqisor, njohje me anë të shqisave.