| E marte, 01.09.2015, 08:36 PM |
AS
(Reagim kunder shpifsave dhe trilluesve kunder Mark Krasniqit te ndjere)
Nga Bardh Nengurra
Dita e djeshme me shkoj tue u perplas me komentues te ndryshem qe idiotisht komentonin dhe debatonin per njeriun tonë te madh qe posa dha shpirt nga kjo botë , per njeriun qe nji shekull jetë ja kushtojë këti Dheu dhe populit te vet shqiptar.
Quditesha se si disa ( mes tyne edhe shumë miq te mi per te cilet kisha deri tash respekt ) komentojshin broqkulla dhe perkrahnin njeni tjetrin në garen e tyne te pakuptimt, te pa arsyeshme dhe te panjerzishme se cili ma shumë do e shpif dhe do e shan Akademik Prof Dr. Mark Krasniqin e ndjer. Komentonin ish UDBASH te deshmuem, ish vrasës, komentonin edhe injorant qe lexonin komentin e parë qe bahej dhe ja mbanin ISON ati komenti dhe pas pak nuk denjonin edhe te perdorin fjalor banal, idiotesk fjalor te pasun SHQIPTARELLQE sepse shamjet dhe fjalorin e poshter si na se ka asnji popull tjeter. Po e ceku se populli slloven p.sh. ne fjalorin e vet te gjuhes sllovene nuk ka shamje fare. Dy a tri qe në raste të rralla i perdor jan në gjuhen serbe dhe nji në ate italiane.
Unë nuk do shkruej këtu per ata gojflliqun qelbanik injorant , por do shkruej ketu per persona konkret.
Mjerisht inati dhe xhelozia , lakmia per tja marr pronat dhe pasunin e shumëhere edhe bashkëshorten kusherinit , vellaut dhe te afermit neve shqiptarve na sjell në krye te listës se popujve per mjerim moral e mjerim te dinjitetit.
Prof. Mark Krasniqi dihet se si i ri u pat martue me nji vajzë serbe derisa punonte e studjonte në Beograd. Me te i fali Zoti nji vajzë. Dihet se ajo martesë nuk pat jeten e gjatë dhe se pas divorcit Prof. fare pak ka pas kontakt me vajzen e vet. Ajo rritet te nana dhe martohet atje dhe shperngulet ma vonë në Kreta.
Kjo rrethanë jau hap gushat kusherinjve te Prof. Markut dhe ata viteve te pleqnisë se Ti fillojnë ta sulmojnë, ta shpifin, ta pergojojnë dhe këtu valles si kryevalltar per shpifje dhe denigrime i doli ta prij njifar ish UDBASHI me damkë, qe tash mjerisht asht rektor i Universitetit në Pejë sepse ati i dhan diploma shefat e ti te sherbimeve serbosllave dhe u ba prof. edhe ai.
Asht ky pra Kolë Krasniqi. Mjerimi i keti kreteni shkon deri aty sa ky sajon lista false dhe i ban ato publike se gjoja Prof. Mark Krasniqi paska qen nji nga pjesmarrësit e konferences famkeqe te Prizrenit në te cilen konferencë u hodhen posht vendimet e Konferencës së Bujanit te viteve 1943/1944. Pra mendermethanë idioti dhe njeriu shtazë me shpirt shkon deri aty sa perdor edhe keso metode per ta poshtersue nji kusheri te vetin, dhe padyshim se tanë këte e ban per arsye xhelozie, dhe ma së shumti me e irritue aq shumë Profesorin e Madh Markun qe ai as mos te kethej kryet nga pronat e veta te tokës qe i ka të trashigueme nga baba dhe gjyshi. Me i lan ato djerrë dhe ato me i nda me kusherinjet e tjerë apo me i gllabrue mendermethan Kolë Krasniqi. Pra pasi Prof. Marku asht babë i pa djalë, Kolë Krasniqi ky shpiun me damkë , ky UDBASH i devotshem nuk llogaritë se Marku ka nji vajzë dhe se ajo asht trashegimtare legjitime e pronave. Profesori i Madh Marku per së gjalli në pronat e veta ka ndertue VARRIN dhe e ka ba te gatshem per veten kur do ik nga kjo botë pise. Ai diku edhe thotë se shtëpinë në fshat ( Gllaviqicë të Pejes ) ja len trashegim vajzës se vet. Kjo i tmerroj " burrat " e Krasniqve te Gllaviqicës. Kola i flliqun doli perfushe me biografi te Markut , në te cilen biografi kishte 98% shpifje. E sakt ishte vetem se Marku ka pas nji bashkëshorte serbe dhe se me te ka nji vajzë e cila si duket poashtu asht e martueme me burr serb.
Pra UDBASHI i devotshem Kolë Krasniqi lunte me karten e patriotizmit shqiptarell injorant me te cilen lehtë nxitet lukunia shqipfolse analfabete edhe e ajo lukunia me diploma fakulteti në xhepa dhe ja arriti ti senzibilizojë qak edhe institucionet qeveritare sepse diku më kujtohet se para dy viteve lexova se si qeveria paska reague dhe paska thanë se vajza bijë e nanes serbe dhe e martueme per serb qe nuk asht shtetase e Kosoves nuk mundet as nuk ka te drejtë ta trashegoj shtëpinë e Mark Krasniqit në Gllaviqicë dhe se atë shtëpi duhet me e ba pronë te veten shteti. Pra dicka kështu te ngjajshme kam lexue diku e mbaj mend mirë vetem se nuk po më kujtohet tash detajisht.
Dhe sot trillimet e liga , te poshtra , rrenat e liga e banale po i perdor njifar mistreci nji gazetaruc ftyrëmajmun poashtu mendermethanë Berat Buzhala dhe paturpësishtë po i boton në paqavuren e vet GAZETAEKSPRES dhe në portale interneti.
Listen e trillueme nga Kolë Krasniqi kunder Prof. Mark Krasniqit po e perdor dhe po e shperndan idioti Berat Buzhala dhe une këtu publikisht e pyes mistrecin me vesh si majmunet e xhunglës se nese Kolë Krasniqi ka interes grabitjen e pronave te Mark Krasniqit , ti more idiot cfar interesi ke qe tregohesh kaq i lig dhe nuk po mundesh me prit se paku derisa ta mbulojë dheu trupin e Akademikut Mark Krasniqi dhe pastaj te hash mut e te pish shurren e Kolë qenit te Krasniqve te Gllaviqicës. Po a je shqiptar ti o Berat Bubazheli,?! Si po harron se shqiptari asnjihere nuk perdhos kufomen as te anmikut , e Ti cka po ban a po e shef veten?! Kush te paguen ty o i poshter qe shkruen rrena e shpif per nji nga 10 Koloset e dy shekujve te fundit te Shqiptarisë?!
Merreni me mend o njerez shkaku i ketyne shpifsave si po duket asht korruptue edhe Akademia te cilen bashk me Akademik Pajazit Nushin, Akademik Esat Mekulin dhe politikanin e karieres Ilaz Kurteshin e pat formue vet Mark Krasniqi duket se do ban krimin e shekullit tue mos respektue testamentin as dëshiren e porosinë e Mark Krasniqit per ta varros aty ku ai ka nderutue sipas deshires varrin per veti por don ta varrosin në Prishtinë diku.
Sa fola me nji njeri te mirë informuem sepse ka vëllaun antar të keshillit per Akademine mortore Akademik edhe Ky dhe më tha: .. kaos asht puna, asgja nuk dihet se si do kryhet varrimi i Profesorit Mark Krasniqi....
Dhe ja se ku shkon lakmia dhe inati i shqiptarellave .
Turpi i mbuloftë Kolë Krasniqin rrencin, shpifsin dhe UDBASHIN e poshter. Turpi dhe mallkimi i Zotit te mbuloftë edhe ty Berat Buzhala si dhe juve te tjerve qe i mbani ison ketyne dy shpifsave gjak gabelo shka.