Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka?: Një trup i ndarë në dysh

| E hene, 31.08.2015, 07:22 PM |


NJË TRUP I NDARË NË DYSH

Nga Afrim Caka?

Sa afër e sa larg…! Scorpion, më 28 gusht 2015

Pasioni i madh dhe ushqimi i mendjes për ne është historia dhe libri.

Gjakova u bujarisë.

E lapsit dhe e mendjes pjellore. Të lumtë mendja e të kënoft zemra, o i madhi Jusuf! Ky emër është një nder i madh për ne dhe mbarë shqiptarinë. Emri i tij është rexhistruar përgjithmonë në historinë e botës.

Takim miqësh… Kemi nevojë të shkëputemi nganjëherë nga rotina… histori, vetëm histori. Pse jo për librin… Në mesë të kafes, kësaj radhe biseduam vetem për librin e radhës…! Për librin e fundit, që përbën një nga kulmet e historisë të Buxhovit dhe mbetej thelbi i një prej historive, ndoshta asaj kryesorës, së këtij vendi.

Ku është një gëzim i dyfishtë për mua. Gëzimi i dytë, ja ku po ua them haptas, është emri një studijuesi, një historiani dhe prania e tij e një shoku, e një miku që na zbardhi fytyrën kudo në botë. Jemi ba edhe miqë të vërtetë.

Gjakova po e tregonte vetveten, se po rritej, se ishte dhe u bë me shumë intelektual të mendjes dhe të lapsit, me shkencatarë, historianë, piblicistë, shkrimtarë e artistë. Por brenda saj ruante edhe dhimbjen, sepse sikur nuk mjaftuan pesë shekuj të sundimit osmane dhe një shekull nën dipçikun, nën kërbaqin serbo-malazezë.

Shikoni… Shikoni këtu, për atë qiell. Në Gjakovë. Në mesë të dy miqësh me mendje pjellore. Në qytetin tim të një gjaku, me një histori, me të njejtin flamur, me të njetën gjuhë, miqë dhjetravjetësh, me rrahje zemrash e ëndrrash të njëjta për atëdhe. Por e vërteta mbetet e vërtetë. I madhi Jusuf BUXHOVI është një shprehje e kulturës, të emancipimit dhe të nivelit intelektual të një qyteti, të një populli të tërë, por me një fizionomi tashmë të kristalizuar kombëtar.

Përse e bëra gjithë këtë parantezë? Jo vetëm për një lloj nostallgjije, por për faktin se këta te dy i vunë themelet e një historie krejtë të re dhe meritojnë të kujtohen e të respektohen vazhdimisht.

Për mua, Buxhovi më duket sikur ndodhet në anën e përjetme të kohës. Nëse i krahasojmë, Buxhovin na duket shumë më të afërt dhe të kapshëm. Sidoqoftë, qysh prej Barletit, këtë krijues që ka mundur t’i japë jetë një ferri edhe skeptikut më të madh të historisë sonë koherente kanë qenë të rrallë.