| E shtune, 29.08.2015, 07:00 PM |
Dëshpërimi
Nga Ilir Muharremi
Uh sa keq jam tepër keq. Më duket që tretem në vetminë time tok me mendimin e keq. Nuk kalon fare kjo dhimbje që ndjejë përbrenda qenies sime. Nuk e dijë as vet nga erdh dhe pse rri tek unë. Sytë rrudhen, pamja dobësohet fotografia lëviz, këmbët çdo çast ndërrojnë pozitën. Ndrydhem përbrenda vetes dhe nuk e di se çfarë kam. Nganjëherë ndjejë një lëvizje të lehtë shprese, por ajo nuk bënë shumë punë, vetëm se rregullon të pamurit dhe lëkura e fytyrës tendoset, buzët lëshohen lehtë frymëmarrja ngadalësohet. Nuk kalon dhe nuk kalon, oh sa keq jam. Sikur të mundja të mos lindja kjo ndoshta do ishte më mirë për mua. Lëviz dhe pres koti çdo ditë diçka të vije, por nuk vjen njëjtë sikur të Becketi. Më mirë të mos lindja nuk do kisha vdekur kurrë. Kur krijoj vepër arti lehtësohem nga ky mundim që më gërryen përbrenda. Dua të vdesë dhe nuk mundem. E kërkoj vdekjen të vije pa dorën time. Nuk vjen. Nuk përmirësohet asgjë.
Bie telefoni, ajo lëshon një zë të lehtë, rregullon pak këtë çast të dhimbshëm për mua. Ndjejë një qik lumturi dhe bëhem më i përshtatshëm për një vazhdim më të mirë. Nuk e dua. Vendos grushtin përfundi mjekrës rrudhë prapë sytë dhe pamja mjegullohet ngadalë. Sikur të shkoj në kuzhinë të marr thikën dhe të nxjerrë njërin sy, pastaj të filloj tjetrin. Edhe kjo nuk rregullon asgjë. Dhimbja ecën. Ose të vrasë veten për shkak se dita e sotme nuk shkoj mirë. Kaq mjafton për t’i dhënë fund pakënaqësive. Më duket vetja si analist i vetëvrasjes. Nuk e vrasë veten se as kjo nuk zgjidh asgjë, por prapë kam mendjen te thika. Të filloj ngadalë të pres fytin të shohë rrjedhën e gjaku poshtë fytit. Ose të ngulë në bark përnjëherë, të nxjerri jashtë zorrët, ose të prej copa-copa mëlçinë. Të ngrejë kupën me gjakun tim, të ndjejë pak krenari në këtë çast dhunimi. Më mirë më bie ta shkul zemrën dhe ta gëlltiti vetë. Të ndjejë ftohtësinë e kësaj katrahure, ta përjetoj ferrin në të cilin jetoj kështu çdo ditë, të kthehem aty ku nuk më kujtohet asgjë, këtu do ndjehem më mirë.
I depresionuari ka frikë nga muzgu nga perëndimi i diellit, e urren natën. Dita me diell i duket më e bukur. Edhe në diell ndjen mprehtësinë e rrezeve që shpojnë sytë dhe kokën. Ai prapë vazhdon se jeta e ka dënuar në këtë ferr nga i cili u ngop. Ai dallon sepse revoltohet dhe i kthehet kundër. Kjo revoltë do të vdesë me këtë njeri dhe me atë të fundit. Ecën nën këtë qiell çdo ditë frymon vdesë ngadalë, është kufomë që vdesë përse gjalli. E di këtë, prandaj revoltohet. Lind me revoltë. Më dua t’ja shprehë ndokujt dhe këtë e zgjedhë te njeriu që mendoj që e dua. E thërras në telefon. Ajo flet për shëtitje, aventura, risi, unë e kuptoj. “Por ta kuptosh të përvuajturin duhesh të vishesh me dhimbjen e tij. Dy të vajtuar, dy të revoltuar qëndrojnë bashkë.” I thash pa mu dridh zëri. Edhe po të shkoj ta kapja përdore, të shëtisim nën ndriçimin e hënës, prapë do të tretem nën vuajtjen time, sepse vetë e krijova vet vdes me të. Bie prapë telefoni. Prapë zëri i saj: “ Përse, të gjitha i ke pse të vdesësh, ke familje, shtëpi punë”. I nevrikosur i përgjigjem. “Kjo është materializëm”. Ajo ma kthen: “ E çka është jeta.... po jeton me qenë një pijanec, endacak i rrugëve”. Mua më duken fjalë të dëgjuara, retrospektivë. “Por mbi të gjitha qëndron dashuria në qoftëse dikush të donë, këtë e bënë pa kushte sikur unë dhe fëmija ynë”, tha ajo duke vazhduar “ Të dua”. “Vajza jonë u gëzua shumë për nesër që të takon”. Mbylli telefonin. Ndjeva një qik lumturi, por në kokë më rrinë vibracionet, britmat, dëgjoj zëra që vijnë nga largësitë. Mitet e mëdha janë dëshpëruese ngjyrë të zezë. Atmosferë kasaphaneje, torturash, gjakderdhjesh nuk e imagjinoj përrallën e bukur. Fajin për këtë nuk e ka e dashura në telefon, e as muzika që dëgjoj, as komshiu, por vetë jeta, ose thënë më mirë ferri në tokë. Liria është e zezë. Duke parë nga brenda jashtë jetën e vërej si një xhungë të qelbur gjigante, morale, por edhe shoqërore të shtrydhur kolektivisht tokë me qelbësirat. Helmi i hedhur nga vetë shoqëria në trupin tonë shoqëror ngjanë me një epidemi vrastare e që na shërben. Këtë jetë do ta quaja edhe unë sikur Artaudi Teatër dhe murtajë, krizë e shtjellimit përmes vdekjes dhe shërimit. Tek kjo e dyta unë shohë krizën komplete dhe spastrimin ekstrem dhe e mira e së mirës është se dëshpërimi ndez energjinë me veprimin bamirës ngase më shtynë të shohë veten ashtu siç jam, heq maskën, zbulon rrenën, flashkësinë, poshtërsinë. Zbuloj fuqinë e errët, forcën e fshehur dhe ky veprim dëshpërues më fton të marr një qëndrim heroik të cilin nuk do ta mendoja pa u dëshpëruar në ekstrem. Pyetja ekstreme që do t’ja shtroj vetes është se a do të vazhdoj të vetëvritna çdo ditë duke pritur diçka, duke shpresuar për një copë Zot ose do të rrëshqas gjithnjë më poshtë jetës? Kjo polemikë më shumë më afron te thika te arritja e asgjësë, sepse kjo asgjë jemi ne vetëm se vërtitemi si hije me pikëpyetje. Ngrohtësinë dhe dashurinë e kujt ta kërkoj në këtë botë? As Nietzsche-ja këtu nuk gjeti përgjigjen e as ai që vazhdon ta kërkon.
E duart e
ngrohta, ose zjarrin e zemrës?