Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: A përnjimend shkove o Mark Krasniqi

| E premte, 28.08.2015, 09:20 PM |


AGIM GASHI

 

A PËRNJIMEND SHKOVE O MARK KRASNIQI?

 

Si rrufeja lajmi m´krisi

Paska ndrru jetë Mark Krasniqi,

Paska ndrrue o Marku jetë

Po n´Kosovë ma kush ka mbetë?

 

Ngushllime ti familje Krasniqi

Ngushllimi atdhe, ngushllime Arbëni,

Ngushllime popull, fëmijë e pleq,

Ngushllime ju, studentët e tij.

 

Oh, sa dhimbje ndjeu shqiptari

Për njerz t´ndershëm ishte i pari,

Ndalen dritën rrezet e diellit

N´vaj e lotë engjujt e qiellt.

 

Mërgimtari uli koken

Si tërmeti kur rrokë boten,

Bacë, Mark vlla, s´kem me t´harrue,

Si prind mallin na e ke shue.

 

Po t´rrok kanga e krenaria

N´shekuj me ty e mbarë Arbnia,

Brezat tanë nuk të harrojnë

Prej veprave tua do të msojnë.

 

Lamtumirë Ti vlla o mik

Profesor dhe Akademik,

Lamtumirë në botë t´amshimit

Me Rugoven n´vend t´takimit.

 

Flej i qetë ti koka e kombit

Flej i qetë n´at dhomë prej varrit,

Se t´vjen Ty Nana Tereze

Me ti fshi djerset e ballit.

 

Miku Yt, unë me sharki

Kangë vaji këndoj për Ty.

 

28.08.15

Düren