Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan dhe Lajde Blakaj: Baba i Kombit

| E premte, 28.08.2015, 09:03 PM |


Baba i Kombit

 

Akademik Mark Krasniqit

 

I them vetes mos qajë

Behu i fortë, mbahu he burrë

Mbaje hidhërimin për vete

Mos ta shohin të tjerët kurrë

 

Mark Krasniqi ndërroj sot jetë

U shua një qiri në altarë

O, sa i madh që ishte

Sa i dashur,  intelektual e shqiptar

 

Me mija qirinj të rinj u ndezën

Nga ajo flakë tashme e shuar

Me dhjetëra vepra kombëtare të lëna pas

Nga dora dhe mendja e ti e praruar

 

Populli për ty do të thurë elegji

Fytyrë markante e kombi tonë

Dhimbjen  e vdekjes  do ta kthejmë n ‘krenari

Akademik i vërtete i dijes sonë

 

Njerëzit e tillë nuk vdesin kurrë

Janë për jetë në histori

Porsi Profesori jonë i madh

Qe krejt çka pat, e dha për Shqipëri

 

Po të kishte ndonjë ligj

Që dialektika e natyrës e lejon

Shumë vjet të mija do ti epja

Vetëm Marku të jeton

 

Lotët tani po më tradhtojnë

Këto pak rreshta kur po i shkruaj

N`pa mundësi të jem pranë teje

T ‘përqafoj, e dhimbjen ta shuaj

 

Ishim miq, e t ‘kishim si Baba

N ‘ditë të vështira na u gjende pranë

Sa të jetë jeta të përkujtojmë

Baba i kombit, ishe shpresa jonë.

 

Hasan dhe Lajde Blakaj

Stockholm 28 gusht 2015