| E premte, 28.08.2015, 07:33 PM |
Republika e Hashimit apo Zajednica
e Isës!
Shkruan: Florim Zeqa
Na pëlqeu
apo s'na pëlqeu “Zajednica” u realizua në Kosovë dhe tani e tutje vendi do të
ketë tri nivele të qeverisjes ku njeri prej tyre do të jetë sfidues për shtetin
e Kosovës. E vërteta e dhimbshme nuk përfundon këtu, tani e tutje Kosova me
“Zajednicën” mbrenda, në vazhdimësi do të shantazhohet nga
Kosova pas nënshkrimit të marrveshjes së 25 gushtit e ka futur edhe legalisht Serbinë brenda Kosovës, dhe se e ka të vështirë, do të thoja të pamundur t'i bind serbët e veriut (gjithë Kosovës) të pranojnë Republikën e Kosovës si shtet të tyre!
“Ndonëse deklaratat e para të nënshkruesve matrapaz kosovar nuk paraqesin tërë materien e dhimbshme të kësaj marrëveshje, ajo ka tejkaluar kompetencat e një asociacioni dhe tani ka kaluar në një Autonomi serbe brenda Kosovës”.
Nënshkrimi i marrveshjes së 25 gushtit nga liderët matrapaz është goditja më e rëndë për shtetin e Kosovës në këto 16 vitet e fundit.
Asociacioni do të jetë kancer i përhershëm për shtetin e Kosovës !
"Zajednica" nuk është OJQ, siq po mundohen ta minimizojnë rolin e saj liderët e dështuar politik të Kosovës. “Zajednica shënon kurorëzimin e ndarjes etnike të territorit të Kosovës, duke e lënë këtë të fundit (Kosovën) pa Republikë e pa shtet me perspektivë zhvillimi.
Negociatorët matrapaz, pamëshirshëm dëmtuan pavarësinë e vendit të tyre, rrënuan rendin kushtetues dhe juridik të vendit. Tani pas marrveshjeve të fundit do t'ju vie radha ndryshimeve kushteuese ashtu siq ndodhi me "Specialen",...pra
"Zajebnica" e shtetit të Kosovës do të futet edhe në kushtetutë.
Në rrëthana normale, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, jo vetëm që do duhej refuzuar një marrveshje e tillë antikushtetuese, antishtetërore dhe antikombëtare,...do duhej kërkuar shkarkimin nga pozitat qeveritare për nënshkruesit e saj marrveshje skandaloze, nën akuzat për tradhëti kombëtare. Mirëpo një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë shkaku i servilitetit të shumicës së deputetëve të pozitës ndaj liderëve të tyre partiak.
Mosmiratimi i kësaj marrveshje fatkeqe nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të thoshte shpëtim për vendin, në të kundërtën të gjithë ata deputet që e votojnë coptimin e tërësisë territoriale të shtetit të tyre do ta bartin targën e turpit dhe tradhëtisë kombëtare.
Përderisa liderët matrapaz po e konsiderojnë sukses nënshkrimin e marrveshjes, faktet e thojnë të kundërtën; serbët e veriut festojnë, shqiptarët vajtojnë humbjen e këtij procesi skandaloz bisedimesh në Bruksel.
Popullit të Kosovës, që s'bëri gjë në parandalimin e "Zajednicës", nuk do t'i mbetët gjë tjetër pos "vajtimit" si ngushllim për humbjen e sovranitetit në mbi 30 % të territorit, me këtë edhe humbjen e pasurive vitale për vendin.
Produket
dhe mallrat nga
Tani e tutje, jo vetëm në veri, por edhe në mbrendi të vendit, në komunat dhe vendbanimet serbe do të vendosen mbishkrimet ne çirilicë "Republika Serbija" së bashku me flamujt e shtetit serb, pra do të kemi minishtet serb mbrenda shtetit të Kosovës.
Neve shqiptarëve si ngushllim na ka mbetë vetëm nocioni "Republikë" me flamurin lara-lara, i cili nuk simbolizon asgjë nga identiteti ynë kombëtar.
Pas 25 gushtit 2015 Kosova më nuk i ngjet një shteti të pavarur,...për më tepër i ngjetë një territori multietnik poashtu me sovranitet multietnik.
Si ta quajmë tani e tutje shtetin e Kosovës; Republika e Hashimit apo Zajednica e Isës?!