| E premte, 28.08.2015, 09:05 PM |
Përmendorja e Skënderbeut në
Shkup, vizavi asaj të Lekës dhe Filipit, duket si lodër fëmijësh dhe denigron
emrin e tij
Justinijani, si themelues i Shkupit dhe ,,Nëna,, e tërë botës, e lindur aty, duhej të dominonin në qendrën e qytetit, e jo ato të Lekës dhe Filipit, të cilët, s kanë shkelur kurrë në këtë qytet.
Nga Reshat Nexhipi
Hyrje
Qendra e
Shkupit dhe vendet përreth, posaçërisht anët e urrave, janë mbushur me qindra
përmendore, të cilat, nga larg, duken si turmë njerëzish, duke shikuar
,,anijet,, të pakuptimta, vendosur në lumin
Pse në qendrën e Shkupit, nuk duhej ta kishin vendin dominant Leka dhe Filipi
Ja pse. Emrat e tyre janë lidhur ngushtë me historinë e Manastirit dhe, aspak, siç thashë, me atë të Shkupit. Filipi, nënën e ka patur nga vendlindja e Alfabetit, gjegjësisht nga linkestët e Heraklesë, që do të thotë se ai dhe djali i tij-Leka, ishin nipër të këtij qyteti, prandaj dhe vendosja e përmendores së Filipit të Dytë në Manastir, ishte vepër e qëlluar, gjë që duhej të ndodhte edhe me Lekën e Madh, edhepse themelues i vërtetë i Manastirit të vjetër ishte mbreti ynë i shquar Bardhyli (Ylli i Bardhë). Leka dhe Filipi, nuk kanë mundur të zgjerojnë pushtetin e vet në veri të Manastirit, në drejtim pra të Shkupit, sepse ishin të penguar nga dardanët tanë, kryeqendra e të cilëve ishte qyteti në fjalë. Objektivi kryesor i tyre ishte Greqia, me qëllim që të pengonin depërtimine Persisë në Ballkan, gjë që edhe ndodhi.Filipi, zaptoi Greqinë, kurse pas vdekjes së tij, i biri-Leka,vazhdoi për në Lindje, duke realizuar plotësisht qëllimin e T et. Shkurt: Filipi dhe Leka, s kanë asnjë lidhje me Shkupin, gjë që nuk vlen për këta dy në vijim.
Pse vendin dominant duhej të zinin Justinijani dhe Gonxhe Bojaxhiu
Mos harrojmë se, këta të dy, janë të një race, si dy të parët, pra, të katër të një origjine, por dallimi midis tyre, sa i takon historisë së Shkupit, është diametralisht i kundërt. Siç dihet, Justinijani i Parë, ka themeluar Shkupin e ri, prandaj dhe, përmendorja e tij duhej të zinte vendin më dominant në qendrën e qytetit, kurse pranë tij,në të njëjtën lartësi, të vendosej ajo e ,,Nënës së tërë botës,, për shkak se, është e lindur pikërisht në këtë qytet. Mirëpo, përkatësia e tyre iliro-shqiptare, bëri të veten, gjë të cilën e kam theksuar disa herë përmes shtypit, në shqip dhe maqedonisht, por kot, sepse politikanët tanë,me përjashtime ndoshta fare të vogla, merren me gjëra të cilat u sjellin përfitime materiale, duke anashkaluar krejtësisht çështjet e kësaj natyre.
Edhe disa sugjerime të tjera lidhur me përmendoret
Gjithashtu, disa herë, kam shkruar që, aerodromi i Shkupit, përveç Aleksandar Makedonski, të emrohet edhe me fjalët Leka i Madh, ashtu siç e quajmë ne shqiptarët, gjë që përputhet edhe me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, lidhur me dygjuhësinë. Meqënëse në tekstin e biografisë të Gonxhe Bojaxhiut, para përmendores së saj, sa e di unë, nuk figuron fare fjala shqiptare dhe kontestohet origjina e saj, kushedi sa herë, gojarisht dhe përmes shtypit, kam sugjeruar që, për t ua mbyllur gojën albanofobëve, duhet në ekranin televiziv, disa herë në javë, të evidentohen fjalët originale të saj, ku vetë ajo, me rastin e shpalljes për nobeliste, në Osllo, ka thënë se me gjak është shqiptare. Mirëpo,edhe ky sugjerim, ka rënë në veshë të shurdhër, ashtu siç ndodhi edhe me ngritjen e përmendores së Bardhylit në Manastir, si themelues i qytetit të vjetër, ose ajo e Mitat Frashërit para objektit të Alfabetit, si kryetar i Kongresit etj., prandaj dhe, i dëshpëruar nga një sjellje e tillë letargjike, vendosa mos merrem më me tekste të kësaj natyre, ashtu dhe veprova, me përjashtim të këti shkrimi, me shpresë se mund të zgjoj ndonjë nga gjumi i thellë dhe përsëri të vazhdoj me sugjerime të mija për çështje të ndryshme kombëtare, të cilat, për fat të keq, sa vjen dhe anashkalohen.
Në vend të përfundimit
Përmendoret e Lekës së Madh dhe babajt të tij, Filipit të Dytë, të ngritura gjer në qiell, me pamje helikopteri, për historianët objektivë janë qesharake dhe gazi i botës të mençëm, kurse ne shqiptarët, na shqetson, ose duhet të na shqetsojë edhe fakti që, siç thashë, kompromitojnë emrin e heroit tonë kombëtar, i cili, në krahasim me dy të tjerët, nuk bie fare në sy. Prandaj, është nevojë immediate, përmendorja e tij dhe e Gonxhe Bojaxhiut, të paktën, të nivelizohen vertikalisht me atë të stërgjyshëve të tyre, gjë që mund ta bëjnë vetëm sponzorët tanë, me shpirt patrioti, nga cili do vend qoftë, me çka, emri i tyre,si atdhetarë, do zërë vendin më të lartë në piedestalin e historisë tonë kombëtare.