Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Politikanët pse nuk emigrojnë

| E enjte, 27.08.2015, 06:59 PM |


NEBI DRAGOTI

 

HAIQE SATIRIKË: POLITIKANËT PSE NUK EMIGROJNË

 

1-

Valë emigrantësh, 2015:

Ca i ikin luftës,  për ekonominë ca…

Politikanët pse nuk emigrojnë,  xhanëm?!...

2-

Botë shurdhe, shushkë,

pjellë e politikës kurvë;

droga s’jep rritje ekonomike…

3-

I droguari njeri,  s’është njeri;

nuk është për punë,  veç për qejf…

Ha,  pi,  shkatërron ky cikllop…

4-

Kos opozite,  2015,

kos i thartuar

zënë me qumësht bretkosash…

5-

2015,  kos pozite;

Qeveri e Rilindjes,  kosin

mos e lerë të thartohet…

6-

Krizë: unë s’kam,  t’i s’ke…

(Për të qeshur)…Politikanët kanë!

Eee… ku të japin ata një kafshatë!...