| E enjte, 27.08.2015, 07:34 PM |
“DHENTË E MIA
SE DO LOZ ME MIKEN-O”
NGA KALOSH ÇELIKU
Kohëve të fundit, non – stop përmes valëve të Radio Shkupit e dëgjoj gati për çdo ditë e natë, një këngë antologjike popullore shqiptare: “Dhentë e mia kush i do, se do loz me Miken-o”?!
Përzgjedhësi i emisonit muzikor, meriton duartrokitje. Nuk e di se cili është, dhe pak rëndësi ka emri i tij në këtë shkrim publicistik. E rëndësishmja është se, punën e kryen me profesionalizëm dhe nderë të pashoq. Populli do të thoshte: “hallall”, e fiton bukën. Edhe, unë pajtohem me popullin. Dorën në zemër, siç duket ka shije dhe tru në kokë, e ka prekur me këtë këngë popullore një fenomen të dhimbshëm aktual politik të popullit shqiptar, në IRJ të Maqedonisë: politikanët e arratisur krah për krahu me “analistët” me këmbët dhe trutë në legen, kur sot na digjet zjarr mbi krye, ato merren me të madhe me “delet” e Ali Ahmetit. E, jo me këlyshët me zgjebe, që i shkojnë përmbrapa Bariut maleve për një asht shpërblim, gjoja se ia ruajnë kopenë nga ujqërit. Dorë për dore, përfundojnë si “miza në qumësht”. Përpiqen në Ditën e Sotshme ta shpëtojnë veten si vullnetarë “lufte”, e harrojnë se deri dje, kanë qenë dele të nënkryeme në grazhdin e tij partiak. “Analistë” politik, që kanë “mësuar” për shenjat e pikësimit gjatë shkollimit të tyre në Universitet, por ende nuk e dinë se ku, dhe kur përdoren ato shenja të pikësimit: në fillim të fjalisë, apo në fund. Ende, vazhdojnë t’i përcaktojnë me gërshërë neokomuniste vlerat e arsimit dhe kulturës shqiptare. Titull, shembull: Nihilizmi dhe përbaltja si “vlerë”?! Vlerën e futë në thonjza?! I ka përzi lëmsh vlerat me antivlerat. Nuk e di cilën fjalë ta shti në thonjëza e cilën ta nxjerrë jashtë thonjëzave. Trusakati, që ka kryer edhe fakultet. Nuk e di, a ka doktoruar në ndonjë Universitet, por me siguri me këtë “bagazh” arsimor, nesër mesiguri edhe do të doktorojë, punojë në ndonjë Universitet. Vërtetë, nuk e di vendin e përdorimit të thonjzave, ama i delë zot shkrimit “profetik”: “*Autori është bashkëpunëtor shkencor në ITSHKSH – Shkup”. Hi-hii-hiii...
Fatkeqësisht, kur deri dje, mu këto “kryengritës” të Nënës Parti ishin ato dele ruda, që kullosnin “sallmadi” kokë më kokë livadheve të partive tona politike shqiptare. Njëri pas tjetrit pa merita, merrnin diploma universitare e tituj shkecor. Radhë – radhë, pritnin në rend përpara dyerve të Partive Politike në pushtet për punë. Përditë, shëtitnin me porosi partiake nëpër vende pune e poste politike. E Bariu i maleve, sot “delet” e nënkryeme dhe “deshët” shyta, nuk i do më në Kope t’i kullosë livadheve e maleve të Sharrit. Patjetër, sot, në mes të Vapës Madhe i ka nxjerrë në treg, jo t’i shesë si kafshë të buta shtëpiake, po t’i japë falas në Bit-Pazar. Shkaku, se: “do të loz me Miken-o”!
Këngë popullore shqiptare, që nateditë rrotullohet përmes valëve të Radio Shkupit. Radio stacion shqiptar kombëtar me muzikën e të cilit bie në gjumë dhe zgjohem nga gjumi. Herë këtë këngë popullore e këndon një grua, e herë një burrë. Punë tjetër është ajo se, ne si shqiptarë, a kemi veshë?! Dhe, sy?! Tru, e di se ende kemi në kokë. Vaj halli, të mos e kishim edhe këtë pasuri të vetme kombëtare në kokë!
I fuqishëm është poeti popullor, kur sot Bariun e maleve e thirrë të heq dorë nga “dhentë” e tia të nënkryeme mes kullosave me tërfojë deri në brez, vetëm e vetëm “që të loz me Miken-o”! Edhe, atë: kur shumica e barinjëve të staneve, turren me të katra pas ”deleve” ruda të Ali Ahmetit, kush i pari t’i fusë në vathën e tij politike. Pavetëdije se, deri dje, ato dele ruda kullotën barin e “Sarajeve” të tij në Shkup e Tetovë, rrëzë maleve shqiptare. Dele shterpa, që sot me një këmbë të thyeme, përpiqen ta kërcejnë gardhin. Livadhit të kojshisë t’i bien symëshelë si Kope e dhenëve. Nesër, këmbekokë të përfundojnë si “dëshmore” lufte në grazhdin e Gruevskit dhe Zaevit. Dele të dalldisura qafërjepura, që sot askushi s’i do në kope, shti në vathë si “dele” të nënkryeme shterpa.
Imzot, e pabesueshme: Ditën e Sotshme, sa aludon kjo këngë popullore me dhentë e Ali Ahmetit, politikanët e arratisur, “analistët” me këmbët dhe trutë në legen, që me vite kullosin nëpër institusionet e Shtetit të “përbashkët” me një torbë taxhi përqafe?!
“Dele” të
nënkryeme, që sipas “analistëve” politik me këmbët dhe trutë në legen, sot për
sot, gjithësecili do t’i shti në kotare si