| E enjte, 27.08.2015, 07:55 PM |
NJË QEVERI E DHUNSHME PËRSËRITË
TRAGJEDITË KOMBËTARE
Nga Afrim Caka
Ta duam atdheun, por të jemi gjithmonë të gatshëm për luftën e re.
Ka dy rrugë miqë? Njëra është e nënshtrimit, e dyta qyqarllëkut dhe e turpit. Ndërsa tjetra është ajo e kundërvënies, ajo e qëndresës dhe heroizmit, ajo që ndoqën shumë heronj si Skënderbeu, Sylejman Vokshi, Adem Jashari....
Ku nuk më shkon mendja. Vëmendjën time e tërheq ulërima disi e çuditëshme prej turkushakëve shqiptarë, një ulërima misterioze, e pakuptueshme për botën tonë, për kulturën tonë…
E pse jo? Se mos është hera e parë…
Është një zë tjetër që më shtyri miqë, ta shkruaj këtë letër, është zëri i vendit tim! Ajo nyje që e vë popullin shqiptarë në një gjendje dramatike me lirinë, me historinë, me kulturën disa mijëravjeçare është prodhim i një populli që mund t’i përballojë rrebesheve afroaziatike. Kemi mbijetuar. Pra, nuk jemi zhdukur edhe në kushtet e tmerrëshme të mungesës së lirisë. Ende pa u fshirë krimet turke, një murmurimë, një çoroditje e pafundme zotron kudo në Kosovë, sidomos në Prizren, ç’ishtje kjo marrëzi e paturpësisë?
Një
befasim i vërtetë
Një
befasim i vërtetë
Populli shqiptarë është e bekuar nga vetë Zoti! Kosova lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga Esad pashë Toptani i Brojës…
Si janë shqiptarët e Kosovës?
Si
janë?... Si don
Ndërkaq, është serioze pyetja: çështë kjo urrejtje e zezë e një Erdogani për një vend të vogël, që ka vetëm 16 vjet që ka dal në liri, pra, urrejtja e një maniaku kundër një populli. Urrejtja dhe mizoria e tyre i kanë rrënjët thellë në historinë e tyre, të mbushur me komplote, tradhti, vrasje, djegie e rrafshime me tokë të çdo gjëje shqiptare që u dilte përpara, dhunë të pandërprerë e mizori vandalësh, krime në vazhdimësi etj.
Filozofia e pritjes dhe amullia e sotme politike dolën shterpe. Pritja mund të jetë, akumuluese, por edhe shkatrruese. Dhuna po zhvillohet para syve tanë. Në qoftëse nuk arrijmë të ndikojmë dhe ta ndalim, nesër nuk do të ishte plotësisht e drejtë të të akuzonim vetëm historinë për njerkërinë e saj proverbiale ndaj nesh, pa dënuar edhe mungesën e gatishmërisë së përpjekjeve adeukate dhe aftësisë sonë, si pjesëmarrës të drejtpërdrejt në hapsirat mbarë shqiptare.
Kjo heshtje tregonte se shteti turk nuk e kishte humbur kohën këto njëqind vitet e fundit, pas rënies së ferexhesë dhe e shamisë. Por kryesorja ishte se rikthimi i frymës anadollake, ose neoosmane, jo vetëm nuk ishte i frikshëm, por ishte i volitshëm për shumëkënd në Kosovë e Maqedoni. Ndaj errësira anadollake e kishte rrugën e hapur. Krisja shqiptare ishte aq e thellë deri në palcë, saqë e përshkroi tronditjen shqiptare anë e përtej në thellësi gjithë historinë e popullit tonë. Duhet të ejsh i verbër që të mos e shikosh. Ose, më keq, shurdhana. Farën e tyre s’do ta lëmë të lëshojë rrënjë as në ëndërr. Nëse nuk zbulohen rrënjët dhe degët e tyre, të cilat duheshin shkulur me forcë.
Historia ishte e vjetër. Drama e saj ishte e zymtë, kur Erdogani dhe myftiu Naim Tërnava dhe çoroditja e tij, aspak miqësor, po më tepër si re e zezë, e ngarkuar me një stuhi miljona dollarësh, mbërriti përpara xhamive të Prizrenit, për të sjellë një korbë të zi, tepër ngacëmues e dramatik, madje disa herë vrastare. Me mort. Pa kthim pas. Ky hoxhë ishte thjeshtë, në: “luftë me “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit!”. Erdogani, solli një hoxhë turk? Në minare, ulërima e tij kthehet në britma lufte ndaj hoxhallarëve shqiptarë, ritmet fetare të kryhen në turqishte? Në vendë së të ishte shqiptar dhe lutjet tona fetare të kryhen në gjuhën e Zotit, ate në shqipe! Duhet të ketë një lidhjë me rimohuesit e kombit që lëshon ky korbë me këthetrat e tij, një gjuhë që ne nuk e kuptojmë. Shkurt, për ne, bie kjo kamban? Fjala është për kë bie kambana, mos pyet për kë, ajo bie për ne, doje apo nuk doje, të buçitnin në vesh.
Dikush kishte sjellë në Prizren lajmin e vdekjes së parë lajmin për vdekjen e këtij qyteti. Hoxha turk po egërsohej vërtet. Minaret vërshëllinin si të çmnedura nga ky turk. Jemi ballë për ballë me “Erdoganin fetimtar” i cili mbanë një thikë të fshehur mbrapa, hoxhën turk ose, në këtë rast, hoxha shqiptar i mundur. Thelbin e kësaj çoroditje e jepte ajo turqi neoosmane dhe ajo serbi e stepave të karpateve, prej së cilës sapo ishim shkëputur, për t’u gjendur përseri përpara këtyre hijenave të vjetër e ujqërve të rinj, të etur për shkatrrimin e kulturës shqiptare. Të paktë ishin ata shqiptarë nga Kosova e Maqedoni që u tërhoqën nga kjo çallmë anadollake. Dihet kush... E shitën vendin për ato nishane... “Urime për tradhëtinë!”.
O popull! Mbani në mendje! Ky kontaminim helmues mund të hiqet vetëm me rebelime demokratike. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebelë kundër këtyre arapëve me me mjekrra të gjata dhe kësaj forme kulture, që është e huaja për ne. Rebelë kundër mjekërzinjve turko-arabë shqipfolës dhe të huaj.
Kjo është një çështje që duhet t’i japë përgjigje inteligjenca shqiptare dhe sidomos ajo pjesë e tij nuk mund të bëhet kurr po qe nuk mbahet gjallë vetë ideja e bashkimit, pra po qe se për të nuk flitet, nuk shkruhet, nuk mendohet e diskutohet (punët e mëdha nuk mund të kryhen pa rrahjen e gjerë e të gjithanshme të mendihmeve) dhe sidomos po qe se për sendërtimin e saj nuk punohet seriozisht e në vazhdimësi.
Si veprohet? Ja disa ide, mendime e sugjerime, një ndihmesë modeste përkitazi me këtë çështje. Duhet të hartohet një program strategjik afatgjatë nga institucionet tona më të larta shtetrore, siç janë akademitë e shkencave dhe universitetet, në të cilin do të parashiheshin rrugët, kahet dhe mundësitë e avancimit të çështjes sonë kombëtare deri në zgjidhjen e saj të plotë-bashkimin e shqiptarëve në një shtet, që është e vetmja zgjidhje e drejtë dhe e përhershme e çështjes shqiptare. Ky program do të duhej të përfshinte aspektin ekonomik, politik, ushtarak, diplomatik etj.
Zgjidhni gjithnjë drejt armikun e popullit që në luftën kundër tij ta përdorim të njejtën armë. Është i nevojshëm krijimi i një Instituti të Studimeve Strategjike me seli në Tiranë dhe Kosovë (për nevojën e ekzistimit të një instituti të tillë është folur edhe më parë) të përbërë prej ekspertësh të fushave të ndryshme (politikologë, historianë, sociologë, juristë, ekonomistë, shkrimtarë, rezhisor, demografë, ish-diplomatë, strategë ushtarakë me akademi ushtarake (jo të odave e kafeneve), pra me kuadro serioze e me program ambicioz e jo surrogate “institutesh“ të tilla të përbërë nga një ose edhe dy-tre individë anonimë e pa ndonjë reputacion shkencor, intelektual a politik, meritë e vetme e të cilëve është dëgjueshmëria ndaj “shefave“, çfarë ka pasur tendenca të sajohen edhe në Tiranë, Shkup edhe në Prishtinë.
Historia duhet të jepë fjalën e saj, fjalën e fundit për pasojat e këtij procesi të ndërlikuar të një politike donkishottjane, duke u nisur, nga nëntoka e errët, ashtu sikurse për çështjën e fundamentalizmit islam, atë të ndryshimit dramatik të pasqyrës fetare, kur ca shqiptar, ndërruan fytyra e lëshuan mjekra duke e zavendësuar atë të shejtin atëdhe, me fjalët më banale: mysliman turko-arab?
Thelbin duhet kërkuar në ministri! Ishte i ri apo i vjetër? Aty, ku, u firmosën letra e dokumente, pikërisht te fjala e ndërrimit të klerikëve shqiptarë me atë anadollak. Një nyje që të mbetët në fyt. Është thjesht një tradhti, një lëmsh që të mblidhet në gjoks e s’të lë të të marrish frymë. Që të shtrëngon në gjoks ky hoxhë spiun turk... Në të kaluarën kemi pasur raporte dramatike me këta hoxhallarë e priftërinjë greko-sllav, për shkak të pazareve pesëqindvjeçare, me coptimet e trojeve dhe të ndalimit gjuhës shqipe...