Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjergj Kabashi: A u dënuam sherri i provokimit islamik?

| E merkure, 26.08.2015, 06:02 PM |


A U DËNUAM SHERRI I PROVOKIMIT ISLAMIK?

Nga Gjergj Kabashi

Ai që e ka bërë jetën e mbyllur në Kosovën e pasluftës pa fajin e vet, por për shkak të një eksperimentimi të pafshehur të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare me ne,  ndoshta e ka vështirë me e kuptue pyetjen se a u dënuam sherri i provokimit islamik,  që na e lanë në derë fuqi të jashtme, -kryesisht Turqia me vendet arabo-islamike me investimet e tyre enorme religjioze ne Kosovë dhe në gjithë territorin ku shtrihet etnia shqiptare ne gadishullin Ilirik,  në "Arnautllukun" e imagjinatës së tyre...Apo cka ndodhë me ne keshtu: pse vetëm neve nuk na besohet dhe pse vetem në vendet ku jetojnë ne shtrirjen e vet gjeografike shqiptaret,  u dashka të bëhet një lloj decentralizimi i vecantë, që në këtë formë nuk ekziston gjetiu?

Pse nuk i kan te drejtat e njejta Shqiptaret e Luginës së Preshevës apo Shqiptaret e asimiluar gjuhësisht të Sanxhakut që shtrihet në Serbi/Mal të Zi,  apo ata të Malësisë së Madhe me qendër Ulqinin? Cka janë serbët më të rëndësishem dhe më të mirë se të tjerët dhe sa është, në realitet,  Kosova më "multietnike" se që është Serbia me nje mori grupesh etnike pa të drejta elementare njerëzore...

A ekziston ndonjë racizëm ndaj nesh pavarësisht që shqiptarët i takojnë, po ashtu, racës së bardhë njejt me ata që, supozojmë,  mund të kenë sjellje raciste ndaj nesh? Apo jemi racist ndaj vetvetës sonë, popull me sjellje të coroditura për shkak të eksperimenteve të ndryshme armiqesore dhe luftërave speciale që u jemi nënshtruar, pa e ditur edhe vet se në c'gjendje kemi rënë?

Mund të ketë të tillë që nuk pajtohen me mendimin tim,  por jam plotësisht i bindur se e gjithë klasa politike e Kosoves që nga viti 1999, -pozita dhe opozita,  me perjashtimin e Ibrahim Rugovës së izoluar,  janë përgjegjës për qëndrimin e tyre indieferent në raport me ruajtjen e traditës, kulturës dhe ndërgjegjës kombëtare shqiptare,  e cila u cënua së tepërmi e në mënyren më të palejueshme nga xhamiizimi i jashtëm që iu bë vendit,  duke e shndërruar cështjen intime të nje feje (islamit) në cështje politike islamizuese ndaj një pjese jo të vogël të kombit,  ku xhamitë,  sic i shohim rezultatet tragjike sot,  u shndërruan në "fabrika" për "prodhimin" e joshqiptareve, pra të nacionalistëve turq e arab, apo jo?

Mbi 300 "luftëtarë të Allahut" që sot luftojne per te ashtuquajturen "Toka e Shamit", (pasi i kishte nxitur edhe BIK-u), me prijesin e vet Ridvan Aqifin nga Gjilani,  me shume "shehida" dhe me kërcënime te panumerta ndaj vetvetes sone dhe vendeve evropiane,  duhet te shtrohet pyetja e sinqerte: A nuk ua merr mendja shqiptareve te vërtetë, njerëzve të sinqertë,  që këto gjera nuk janë vërejtur me kohë e në vazhdimësi nga të tjerët që kan qenë dashamirë ndaj nesh, që na kan clirue praktikisht nga okupimi serbomadh?

Askush prej tyre nuk eshte perzier ne "punet tona të brendshme",  por të gjithë do te kene mbetur te cuditur se si komunitetin islam ne Kosove e gjetiu,  e mori nen mbikqyrje dhe perkujdesje nje force e jashtme si Turqia me vendet arabo-islamike; se si qeme të paaftë që ta mbrojme trashëgiminë unike religjioze e kulturore të Kosovës,  të cilën e mori Serbia pa i takuar, apo, pak me larg,  se si "KOASH"-in,  e mori nen perkujdesje e mbikqyrje Greqia?!!...

A nuk janë këto "kolona e pestë" e ketyne shteteve ne Kosovë e Shqiptari; a nuk jane keto rrjete agjenturore dhe a nuk punojne naten e diten per ta shkatërru SHQIPTARIZMIN,  sic e dëmtuen tejmase, duke prekur ne ndergjegjen kombetare shqiptare. Shembulli i miletit/umetit panislam të cilit po i bashkëngjiten shqipfolësit e përpunuar nga "xhamitë shqiptare" dhe i grekomedhenjve nga radhet e Shqiptarëve tashme të shndërruar në Shqipfolës,  flet vetvetiu për ketë gjunjëzim të palejueshëm kombetar të popullit tonë,  që ne rrethant e rajonit jo qe nuk eshte popull i vogël,  por eshte nder kombet me te mëdha. Mirëpo,  ketë popull të vogël e bënë identiteti i carë nacional,  "shumësia identitare" si pasojë e mungesës së politikave të mirëfillta kombëtare shqiptare...

facebook.com/bajram.kabashi.5